Connect with us

Maqedonia e Veriut

Avokati i Popullit: Rekord të ankesave për të drejtat e njeriut, më tepër për arsim

Published

on

Viti ende s’ka përfunduar, e ne kemi numër rekord të ankesave të pranuara për të drejtat e fëmijëve, për dallim nga vitet e kaluar, kur numri i ankesave ka lëvizur mes 150 dhe 160. Këtë vit deri tani kemi mbi 200 ankesa. Pjesa dërmuese e tyre lidhen me sferën e arsimit.

Këto të dhëna i shpalosi sot Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve me rastin e Ditës botërore për të drejtat e fëmijëve.

Ai shtoi se ankesa ka edhe për sferën e shëndetësisë, marrëdhënieve familjare, për pikëpamjet e prindërve, si dhe për dhunën e moshatarëve në shkolla. Po ashtu këtë vit deri te zyra e Avokatit të Popullit janë parashtruar edhe shumë ankesa se fëmijët nuk mund ta gëzojnë të drejtën e arsimit për arsye se nuk janë vaksinuar.

“Zbatuam, gjegjësisht i analizuam të gjitha gjendjet, duke e marrë parasysh Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe erdhëm në përfundim se, si institucion nuk guxon të nëpërkëmbet e drejta e arsimit, e cila po ashtu është fundamentale. Për këtë arsye përgatitëm informacion të posaçëm, të cilin e udhëzuam deri te Qeveria dhe kërkuam prej tyre të gjithë këto fëmijë të cilët mbetën jashtë kopshteve për fëmijë dhe shkollave, të formohet një ekip multidisiplinar dhe individualisht, rast pas rasti, të kontrollohen të gjitha fëmijët. Vetëm nëpërmjet kësaj mënyrë do të tregojmë se kemi vullnet, se kujdesemi realisht edhe për shëndet të mirë dhe për shëndetin e njerëzve, por edhe për të drejtë fundamentale të arsimit”, theksoi Memeti.

Ai po ashtu tha se nëse analizohet rregullativa juridike, lehtë mund të arrihet deri te konstatimi se kemi rregullativë të mirë juridike, duke filluar nga Kushtetuta deri te ligjet. Por, siç theksoi Memeti, nëse shihet gjendja se si këto të drejta janë shkruar në ligj, po zbatohen në praktikë, kemi dallim të madh mes asaj të shkruarës dhe asaj që realisht zbatohet.

“Pse është kështu? Gjithsesi se është lehtë të përshkruhet një normë të mirë, me standard të lartë, por nga ana tjetër duhesh të jesh i gatshëm, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë kadrovik të krijosh kushte reale për zbatimin e asaj norme”, tha Memeti.

Institucioni i Avokatit të Popullit, nuk pajtohet me atë se prindërit janë problem, për shkak se fëmijët janë në rrugë dhe ato i detyrojnë të lypin. Prej aty vlerësojnë se ky është një fenomen apo problem më kompleks.

“Ne si institucion nuk vlerësojmë se edhe prindërit duhet të punojnë më tepër me fëmijët e tyre. Por, nga momenti kur ai fëmijë duhet të jetë në shkollë, kur prindëri nuk ka qasje te ai, çfarë bëjnë arsimtarët? Me këtë dua të them çfarë bën shteti, sistemi, arsimi. Edhe në këtë segment kërkojmë shumë më shumë të punohet. Ne, siç e dini, kemi edhe fëmijë të paevidentuar. Në sistemin arsimor kemi gjetur dhe zhvilluar disa procedura për fëmijë të cilët arsimohen jashtë sistemit tonë. Problem shqetësues. Ne si institucion kemi reaguar, i kemi informuar organet kompetente, kërkojmë veprim. Ministria e Arsimit, është e njoftuar për zbulimet tona në drejtim të gjendjeve devijuese në sistemin tonë arsimor.

Sipas ombudsmanit Memeti, kur shënohet Dita botërore e fëmijëve dhe tre dekada pas miratimit të Konventës për të drejtat e njeriut nga ana e Asamblesë parlamentare të Kombeve të Bashkuara, është mundësi për të gjithë ne, si familje, institucione, si organe, të pyetemi nëse masat dhe aktivitet të cilat i ndërmarrim për fëmijët janë të mjaftueshme, a kemi sukses të sigurojmë qasje deri te të drejtat për të gjithë fëmijët, ashtu siç thotë Konventa dhe sa realisht fëmijët i realizojnë këto të drejta.

“Si Avokat i Popullit, sot apeloj, që çdonjëri prej nesh, pa dallim në cilën pozitë është, për një çast ta shikon botën nga prizmi i fëmijëve dhe realisht t’i shoh nevojat e fëmijëve, për shkak se vetëm në këtë mënyrë do të shoh nëse dhe sa atë që shkruan në Konventë e kemi realizuar në realitet për çdo fëmijë. Ndërsa prej nesër edhe çdo ditë të ardhshme me përkushtim të punojmë për realizim më efikas dhe më të plotë të të drejtave të fëmijëve, për arsye se fëmijët kanë nevojë nga realizimi i të njëjtave të gjitha 365 ditët e vitit”, tha Memeti.

Continue Reading

Lajme

Hetuesit bullgarë: Shoferi është fajtor për aksidentin në Struma ku humbën jetën 45 persona

Published

on

Ekipi hetimor në Bullgari zbatoi hetim për aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut “Besa Trans” në autostradën “Struma B” ku humbën jetën 45 persona.

Zëvendës Prokurori kryesor Borislav Sarafov tha se konkluzioni i hetuesve është se shoferi i autobusit i cili ka humbur jetën është fajtor për aksidentin.

“Arsyeja është humbja e kontrollit ndaj autobusit nga shoferi. Po ashtu edhe shpejtësia pak më e madhe se shpejtësia e lejuar”, u shpreh Sarafov për “Dnevnik.bg”.

Prokurori thotë se pas kësaj mbetet që të njoftohen familjarët e viktimave të cilët kanë të drejtë të njoftohen me materialet e hetimit.

Kujtojmë se autobusi i “Besa Trans” u aksidentuar më 23 nëntor dhe humbën jetën 45 persona. Vetëm 7 persona mbetën të mbijetuar.

Continue Reading

Lajme

Ministri Sali: Masa si në Kosovë edhe në Maqedoni, nëse rritet numri i të infektuarve (Video)

Published

on

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali, në një intervistë për gazetën LAJM, ka deklaruar se situata me pandeminë javën e fundit është përkeqësuar. Ai ka paralajmëruar masa të reja dhe stimulimin e qytetarëve për vaksinim për tu mbrojtur nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar 2,341 raste të reja, 26 viktima si dhe 1,470 të shëruar.

“Dua vetëm të paralajmëroj se këtë javë nuk jemi shumë mirë sepse edhe liria e tepërt e popullatës pa ndërmarrë ndonjë masë restriktive që te ne nuk po ndodh për shkak të tolerancës që e kemi ende deri në një nivel të caktuar, kjo liri po na shkakton rritje të numrit të të infektuarve dhe për fat të keq rënia e interesit për vaksinim. Në këtë drejtim jemi duke marrë masa ose duke krijuar një strategji të re për stimulim të opinionit për të dhënë përgjigje pozitive për vaksinim”, u shpreh për LAJM, ministri i shëndetësisë Bekim Sali.

Lidhur me ashpërsimin e masave nga Qeveria e Kosovës, e cila nuk lejon hyrje në territorin e saj për shtetasit e huaj që nuk kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, Sali tha se i ka bërë me dije kolegut të tij kosovar, se ky vendim do ta rëndojë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe ekonomitë e dy vendeve.

“Ne si ministra të shëndetësisë jemi në komunikim me doktor Rifat Latifin, ministër i shëndetësisë në Kosovë. Edhe ata edhe ne, në baza ditore e ndjekim situatën epidemiologjike që është në vend dhe shpeshherë vendimet merren në bazë të numrave dhe raporteve që i marrim të dy palët nga Instituti i Shëndetit Publik. Është për tu përshëndetur dhe respektuar vendimi i tyre, por dua ta ceki se unë kam alarmuar në nevojën e komunikimit të përditshëm të banorëve të vendit tonë, si nevojë e plotësimit të kërkesave të tyre që janë, kërkesa familjare, biznesore dhe kërkesa tjera që në baza ditore i bëjnë qytetarët. Kjo ndjeshëm e ka rënduar dhe do ta rëndojë ekonominë edhe të Kosovës edhe të vendit tonë. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e komunikimit tim me kolegun Latifi. Gjithashtu, jemi në kontakt të vazhdueshëm, i shohim si shkojnë numrat atje dhe si i kemi ne këtu”, u shpreh Bekim Sali, ministër i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Intervistën e plotë që gazeta LAJM ka zhvilluar me z.Sali, mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Continue Reading

Lajme

MPB ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit dhe sekretarit të Komunës së Ohrit

Published

on

MPB-ja sot ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Ohrit, Kiril Pecakov dhe sekretarit të Komunës së Ohrit, Aleksandar Kiteski, për shkak se nuk kanë vepruar sipas rregullave shëndetësore në kohën e epidemsë.

Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër K.P (37) dhe A.K (37), të dy nga Ohri. Me 19 janar 2022, të akuzuarit janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv me covid-19, dhe në vend të izolimit në përputhje me vendimet për rekomandime parandaluese për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, të njëjtën ditë kanë marrë pjesë në manifestimin fetar publik”, thonë nga MPB.

Nga VMRO DPMNE thonë se ky është rast i montuar politikisht.

“VMRO-DPMNE në Ohër dënon publikisht ndjekjen ndaj kryetarit Pecakov, ndërsa autoritetet heshtin për kryeministrin Kovacevski. E njoftojmë opinionin se këto janë raste të montuara politikisht për kryetarin Kiril Peçakov dhe sekretarin Aleksandar Kiteski. Saga vazhdon me kallëzime të nxituara dhe të pabaza penale nga SPB Ohër. Sipas një direktive partiake, ata nuk kanë pritur as t’u mbarojë izolimi, pavarësisht testeve negative që kanë marrë, ndaj i kanë thirrur për një bisedë informative. Pyetja është se si kanë arritur t’i mbledhin informatat dhe të dhënat pa deklarata, sidomos nga palët e interesuara, për të përpiluar kallëzimet penale dhe për t’ia dorëzuar prokurorit publik kompetent?”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së Ohër.

Continue Reading

Aktuale