Connect with us

Maqedonia e Veriut

ASH: Shqiptarët dergjen burgjeve pa prova, Katica Janeva pushon në shtëpi

Published

on

Po bëhemi dëshmitarë të një realiteti të hidhur dhe të një sistemi gjyqësorë gjithmonë e më të korruptuar. Po bëhemi dëshmitarë të drejtësisë së një anshme dhe të politizuar. Po bëhemi dëshmitarë të vdekjes së shpresës për një ardhmëri në vendin tonë.

Aleanca për Shqiptarët gjithmonë ka qenë e zëshme për të gjitha padrejtësitë që në vazhdimësi po bëhen. Por, rasti “Zhvatja”, përfundimisht fundosi kredibilitetin e Prokurorisë Publike Speciale, ku e dyshuar kryesore është kryeprokurorja KaticaJaneva për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përfshirje në korrupsion. Potencojmë që ky ishte momenti goditës për qytetarët ku edhe humbi besueshmëria e tyre në Prokurorinë Publike Speciale dhe sistemin gjyqësorë në përgjithësi.

Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit e cila pranoi ankesën e ish prokurores KaticaJanevës duke ia lejuar asaj arrestin shtëpiak. Theksojmë se ka patur dhjetëra raste të të burgosurve shqiptar për raste të montuara politike, ndaj të cilëve po e njëjta Gjykatë ka refuzuar të jep masën e arrestit shtëpiak.

E rikujtojmë opinionin se Gjykata e Apelit vendosi në mënyrë të padrejtë edhe për rastin e Feta Alimit, e cila disa herë refuzoi kërkesën e palës mbrojtëse që Feta Alimi të dalë nga paraburgimi dhe të jetë në arrest shtëpiak.

Ky është sistemi ynë i drejtësisë që shpesh herë funksionon me standarde të dyfishta, që njëherit është njolla më e zezë e shoqërisë sonë. Ky sistem drejtësie së bashku me policinë e shtetit që nuk arriti të parandalojë ikjen e Nikolla Gruevskit, është ai që nuk po sjell vendime gjyqësore për lëndët e hapura nga Prokuroria Publike Speciale, kjo është “drejtësia” që sot liroi në arrest shtëpiak KaticaJanevën ndërsa mban me të pa drejtë Feta Alimin dhe shqiptarë tjerë për procese të montuara politike.

Aleanca për Shqiptarët konsideron se kjo qeveri dhe influenca e saj në gjyqësor me vendime të tilla po mundësojnë ikjen nga përgjegjësia penale.

Kjo është një arsye më shumë që sistemi i drejtësisë duhet të reformohet urgjentisht, dhe të gjithë gjykatësit, prokurorët por edhe zyrtarët publik t’i nënshtrohen procesit të vetingut, dhe të mbajnë llogari për kredibilitetin e tyre profesional dhe moral.

Ky sistem drejtësie, me gjykatës dhe prokuror partiak, të zgjedhur nga zyrat partiake VMRO-BDI-LSDM po bëhen pengesa kryesore që rrezikon jetën e mirëfilltë në vend, sigurinë e qytetarëve si dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Aleanca për Shqiptarët
20.11.2019

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale