Connect with us

Maqedonia e Veriut

Apeli: Dyshimet e Ruskoskës janë të pabaza dhe ndikojnë në punën e gjyqësorit

Published

on

Gjykata e Apelit e Shkupit sot mbajti mbledhje të kolegjiumit për njoftimin e Prokurores Publike Vilma Ruskoska se ajo do të fillojë një hetim financiar kundër gjykatësve të cilët dje vendosën të lirojnë ish-Prokuroren Speciale, Katica Janeva, njofton in7.

Kolegjiumi, siç qëndron në deklaratën e lëshuar nga Gjykata e Apelit, vlerëson se dyshimet e Ruskoskës janë të pabazuara dhe një ndërhyrje të rëndë në punën e gjykatës.

“Ju njoftojmë se mbrëmjen e djeshme, nga ana e Prokurores Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskoska, i është dërgua një mesazh me tekst njërit prej anëtarëve të Këshillit Penal të Gjykatës së Apelit-Shkup, i cili ishte pjesëmarrës në procedurën e ankesave të paraqitura nga Katica Janeva, personalisht dhe përmes avokatit të saj kundër vendimit të shkallës së parë për zgjatjen e masës së paraburgimit, cili mesazh është si vijon: Nëse ti dhe këshilli e keni liruar Katicën, ta dini që unë do t’ju ‘nxjerr edhe brekët tuaja’ me një hetim financiar. Për shkak të gjykatësve, si puna juaj, ne kurrë nuk do të hyjmë në BE. Nëse nuk është këshillë e juaja, më vjen keq. Por nëse jeni ju, do të shihni “. Gjykata e Apelit në Shkup, në lidhje me përmbajtjen e SMS porosisë, si dhe paraqitjen pasuese publike të prokurores publike me përmbajtje të ngjashme në media, pa mëdyshje shpreh mendimin se ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe një ndërhyrje e rëndë në punën e gjykatës, ku prokuroria publike është vetëm palë në procedurë.  Gjykata e Apelit e Shkupit konsideron se një sjellje e tillë e një prokurori publik është një shfrytëzim i pozitës së prokurorit publik dhe një përpjekje përmes paraqitjes publike për të imponuar ekzistimin e elementeve të korrupsionit në sjelljen e Këshillit Penal dhe për të shprehur dyshime të pabazuara dhe të shumta për sa i përket korrektësisë dhe ligjshmërisë së vendimit të Këshillit Penal për përcaktimin e masës së arrestit shtëpiak, i cili, për nga natyra e tij juridike dhe nga natyra e së drejtës, është një masë e cila, pas masës së paraburgimit, përbën masën më të rreptë për sigurimin e pjesëmarrjes së të pandehurve në procedurën penale. Ky akt prokurores publike është një precedent në sistemin gjyqësor që cenon drejtpërdrejt reputacionin e gjykatës, si dhe parimet e vendosjes kushtetuese të gjyqësorit, që është në çdo rast një shkelje e Kushtetutës, ligjeve dhe etikës së Kodit të Prokurorëve Publikë. Pikërisht kjo sjellje e gabuar e prokurorit publik që drejton Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, dhe në të njëjtën kohë, që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rrjedhën e procedurave gjyqësore është një shkelje e rëndë e parimit të pavarësisë gjyqësore, si një segment shumë i rëndësishëm i sundimit të ligjit, dhe saktësisht ajo mund të jetë edhe një pengesë për pranimin e vendit tonë në BE, diçka për të cilën prokurorja i referohet. Autoritetet e lartpërmendura janë njoftuar me shkrim”, thuhet në deklaratën e sotme nga Gjykata e Apelit e Shkupit.

Në Gjykatën e Apelit në Shkup, ishin edhe tre anëtarë të Këshillit Gjyqësor, gjyqtarët Violeta Bogojeska, Vlade Bogdanovski dhe Shemsedin Jusufi të cilët nuk zbuluan se pse ishin në gjykatë, duke thënë se këtë do ta kuptoni nga deklarata për mediat.

Gjykata e Apelit dje ka mbështetur ankesën e Janevës dhe i përcaktoi masë të arrestit shtëpiak me çka ajo e braktisi burgun e “Shutkës” dhe u largua në banesën e djalit të saj në afërsi të Klubit të deputetëve. Prej aty do të presë seancën e parë gjyqësore të caktuar më 3 dhjetor./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Aksion policor sonte në Tetovë e Gostivar, 11 autobusë dhe furgonë pa frena e me shumë probleme teknike!

Published

on

Ekipet policore të SPB Tetovë sot (27 janar), ndërmorrën aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëvem para se gjithash autobusë dhe furgonë.

“Gjatë kontrollës, janë zbuluar dhe saknksionuar 11 automjete teknikisht të pa pregaditura (Tetovë 5 dhe Gostivar 6), nga të cilat 6 automjete (Katër nga Tetova dhe Dy nga Gostivari) i kishin frenuesit e prishur, 3 nga Gostivari nuk kishin bërë kontrollim teknik, 1 nga Tetova me pajisje të prishur dhe një automjet i Gostivarit kishte mungesë të pajisjeve të duhura. Automjetet që teknikisht nuk ishin në rregull automatikisht u larguan nga komunikacioni, ndërsa të gjithë përgjegjësve do tu shqiptohet masë adekuate sanksionimi”, mëson Pa Censurë.

Gjatë kontrollës gjithashtu u konstatuan edhe 17 lloje tjera shkeljes në komunikacion, të cilët janë gjobitur në të holla.

Continue Reading

Lajme

Gençovska: Bullgaria pret rezultate konkrete me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska thotë se është mirë që kanë rifilluar dialogun me Shkupin.

Ajo tha gjithashtu se i kanë propozuar Qeverisë së Maqedonisë që nëse është e nevojshme të evakuohet ekipi diplomatik nga Ukraina. Në të njëjtën kohë ata rinovuan propozimin që Bullgaria të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh faktin se Ministritë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë koordinatore të të gjithë procesit, krahas zhvillimit të dialogut për çështjet politike, në bisedën me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjeruam hapësirën e bisedimeve”, tha Gençovska.

Në lidhje me dialogun me Maqedoninë, Gençovska thotë se Bullgaria pret rezultate konkrete.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një delegacion qeveritar vizitoi së fundmi Bullgarinë.

Continue Reading

Lajme

Në Tetovë po hapet një kazino e re! Lëvizja Antibixhos po përgatitet për protesta

Published

on

Në afërsi të çerdhes “Rinia” në qytetin e Tetovës po përgatitet hapja e një kazino gjigante në objektin e ish fabrikës “Teteks”.

“Kjo kazino gjigante që është prapa krahëve të mijë është duke u hapur në afërsi të çerdhes së Tetovës edhe pse mbyllja e kazinove në afërsi të shkollave dhe çerdheve është kërkuar edhe me anë të protestave, por tradita e njëjtë vazhdon”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.

Nga Lëvizja “Antibixhoz” apelojnë që të gjitha institucionet të marrin masa edhe të pamundësohet hapja e kësaj kazino.

“Ne nga Lëvizja Antibixhoz dënojmë ashpër përgatitjen e hapjes së një kazinosë pranë çerdhes së fëmijëve. Ne vazhdojmë të apelojmë, nga kryetari i komunës së Tetovës, te ministri dhe kryeministri i shtetit që të parandalon këtë gjendje kaotike që është duke u krijuar në Tetovë. Na mungonte edhe një kazino që fëmijët e çerdhes të përballen në derë më një kazino më komarin dhe të keqen që është në Tetovë”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Antibixhos.

Sipas Emurllahut gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe një protestë pikërisht për këtë qëllim.
“Do të organizojmë dhe jemi duke u përgatitur për organizim për këtë kazino para çerdhes që të mund ta ndalojmë këtë të keqe.”
Me ligjin aktual i cili është në fuqi, objektet e lojërave të fatit duhet të jenë 200 metra larg objekteve më karakter publik, dhe sipas Lëvizjes Antibixhoz kjo deri më tani nuk është duke u respektuar. Vite më parë një hapja e një kazinosë në afërsi të universitetit të Tetovës parandalua pikërisht nga kjo lëvizje e cila protesoi ditë me radhë.

Continue Reading

Aktuale