Connect with us

Maqedonia e Veriut

Anulohet gjykimi për rastin “Titanik”, shkak mungesa e të akuzuarit Martin Protugjer

Published

on

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” anulohet për më 26 nëntor, për shkak të mungesës së të akuzuarit Martin Protugjer.

Gjykatësi Osman Shabani, tha se Protugjeri nuk e ka njoftuar gjykatën deri në fillim të seancës së sotme gjyqësore për mungesën e tij. Për seancën e e ardhshme, gjykatësi, dha urdhër për ndjekje policore të Protugjerit.

Për seancën e ardhshme janë ftuar katër dëshmitarë.

Paraprakisht mbrojtja e Mile Janakieskit, avokati Elenko Millanov, kërkoi nga Gjykata që debati i sotëm të përfundojë në orën 12, për shkak të seancës publike të caktuar para Gjykatës Supreme për klientin e tij.

Rasti gjendet në procedurën e dëshmive dhe përfaqësues i akuzës është Lile Stefanova.

Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është arratisur, në rastin “Titanik” akuzohen edhe Kiril Bozinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkoska Boskovski, Ilija Dimovski, Munir Pepic, Edmond Temelko, Keko Toilko, Leko Janakieski. Korunovski, Kosta Markovski, Dragce Dragcevski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Chezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleskovic dhe Lenka Rashjakovska.

Ata akuzohen për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore. Rastin e hapi PSP-ja, që pastaj ta marrë në duar Prokuroria Publike e shtetit, ndërsa rasti përsëri i ishte ndarë prokurores publike Lile Stefanova.

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Lajme

Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje

Published

on

By

Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje

Në vendkalimin Tabanoc sot në mëngjes sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM) pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi përveç kryerjes së formaliteteve doganore.

Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale