Connect with us

Lajme

Ambasadori francez priti Selën për drekë

Published

on

Sela dhe Timonie flasin për “Non Paper-in” dhe qëndrimin e Francës ndaj vendit

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka qënë sot i ftuar për drekë në ambientet e Ambasadës së Francës në Shkup. Në takim, siç thuhet në kumtesën e Aleances për Shqiptarët, ambasadori Kristian Timonie ka pritur në drekë zyrtare Ziadin Selën, ku është biseduar për qëndrimin e Francës ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sa i përket rrugës së tyre drejt BE-së. Gjithashtu është diskutuar edhe për “Non Paper-in” e ri të Francës për politikat e zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela edhe njëherë nga afër ia tregoi ambasadorit Timonie të gjitha qëndrimet e partisë që ai udhëheq, dhe përpjekjeve që Aleanca për Shqiptarët vazhdon t’i bëjë për të ngritur vendin në nivelin e duhur për të plotësuar të gjitha kushtet për hyrje në BE. Lideri i partisë, Ziadin Sela theks të veçantë i dha shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, sigurinë si dhe lirinë e shprehjes. Në takim, Sela potencoi se reformat që neve si shtet na duhen, dhe të cilat medoemos duhet t’i arrijmë janë në favor të qytetarëve, stabilitetit në vend dhe prosperitetit, ndërkaq disa herë potencoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen nga procesi i negociatave, por duhet që kësaj rruge t’i shkojnë bashkë deri në fund” – thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

BE i “tërheq veshin” Serbisë: Nuk ka vend në Europë mohimi i genocidit

Published

on

Nuk ka vend në Europë për mohimin e genocidit. Nuk ka vend për glorifikimin e krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës.

Gjithashtu, relata ose mbështetja publike e atyre që mohojnë genocidin e luftës, krimet genocidale të luftës dhe minimin e integritetit territorial dhe barazisë së një vendi jo vetëm rrezikon stabilitetin rajonal, por sfidon dhe vlerat europaine”, u shpreh përfaqësuesi i BE për Çështjet e Jashtme dhe sigurinë Josep Borrel./Dosja.al/

Continue Reading

Lajme

Dëshmia nga SHBA: Berisha do të arrestohet! Në emër të vuajtjeve të njerëzve si unë! (Video)

Published

on

Sotiraq Naçi dëshmoi nga SHBA për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, për jetën e tij, bizneset dhe gjithçka që iu shkatërrua gjatë viteve 1992-1997, kohë mbas të cilës ai kërkoi azil politik në Amerikë dhe e mori. Ai shprehet në emisionin “Shqip” se përgjegjësi shkatërrimin e jetës së tij në Shqipëri është Berisha dhe shteti që ai krijoi.

“Kërkova azil politik në Amerikë si i persekutuar i regjimit të Berishës pasi me rrezikohej jeta për atë që më ndodhën. E them shpesh deshte Zoti dhe më shpëtoi dhe jam gjallë sot.

Por erdhi dita të dalë kjo situatë e rëndë që ishte atëherë në Shqipëri. E dija që një fund do të kishte gjithsecili që ka prekur Shqipërinë dhe i ka krijuar plagë.

Kjo ditë do vinte që ta paguajë Berisha. SHBA e ka cilësuar në mënyrë te detajuar. Berisha nuk mund të gënjejë më njerëzit. Mendoj që njerëzit që kanë bërë bëma të mëdha në Shqipëri nga pozita që kanë pasur është më mirë të largohen dhe deklarojnë vetë se çfarë kanë bërë, të lëshojnë ato që kanë marrë dhe që nuk i takojnë.

Njerëzit presin me ankth arrestimin urgjent të Sali Berishës dhe duhet bërë jo se kënaqet apo ai, por Berisha është drejt asaj rruge dhe ai ika bërë ato gjëra, familjarisht i ka bërë ato.

Pse nuk ia thonë në sy dhe vërtiten jo non grata apo po non grata, jo ai nuk është non grata, ai është cilësuar fajtor, kriminel, Berisha ka vrarë, ka prerë me urdhrin e tij, më shkrimin e tij, me firmën e tij, me vendimet e qeverisë së tij.

Këto janë dokumente të arkivuara, pse t’i fshehim këto gjëra? Kush e fsheh është më fajtor se ai që ka bërë fajin. Jam një nga njerëzit që iu shkatërrua jeta nga sistemi i Berishës dhe ai po akuzohet edhe për krimet që ka bërë edhe ndaj njerëzve si unë.

E ka cilësuar SHBA, për mashtrim dhe përvetësime të mëdha familjarisht, Berisha i jepte djalit, vajzës, dhëndrit dhe njerëzve që e rrethonin dhe e mbanin atë dhe sot e ndjekin. Pra mos t’i vëmë fjalën e madhe që i ka vënë Amerika, pra është një mafie e ndërtuar në sistem, pikë. Amerika nuk e gjykon, Amerika t’i ka konstatuar dhe t’i ka dhënë të gjitha.

Për çfarë e gënjen Saliu atë milet që e mbledh në Foltore, ai bën një krim tjetër akoma shumë më të madh, bën krimin e dytë, për të prishur opinionin publik, për të gënjyer dhe mashtruar. Saliu do të shkojë ose drejt Strasburgut ose do të gjykohet aty, do të përgjigjet një ditë.”, u shpreh Sotiraq Naçi.

Continue Reading

Bota

Në Zvicër pensioni i burrave është dy herë më i lartë se ai i grave, kjo është arsyeja

Published

on

Ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis përfitimeve të pensionit që marrin burrat dhe gratë në pensionet profesionale – e ashtuquajtura “shtylla e dytë që paguhet përveç AHV / AVS”, sipas shifrave më të fundit nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).

Mesatarja e pensionit të pleqërisë të paguar për herë të parë në vitin 2020 ishte 2081 franga në muaj për burrat kundrejt 1167 franga për gratë, shkruajnë mediat zvicerane,

Këto dallime të rëndësishme janë për shkak të llojit të punësimit. Gratë zakonisht përjetojnë ndërprerje më të shpeshta të punës dhe punë me kohë të pjesshme, kryesisht për arsye familjare.

Gjithashtu, gratë shpesh kanë paga më të ulëta, kontribuojnë më pak në pensionet profesionale dhe për këtë arsye marrin më pak përfitime kur dalin në pension.

“Puna në shtëpi dhe në familje, e cila bëhet më shpesh nga gratë, është e papaguar dhe nuk llogaritet në përfitimet e pensionit të pleqërisë,” tha FSO.

Continue Reading

Aktuale