Connect with us

Maqedonia e Veriut

Sa afrohen zgjedhjet, shtohen konkurset për punësim në administratë

Published

on

Shpallja e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, më 12 prill të vitit 2020, ka aktivizuar shumë institucione shtetërore e ndërmarrje publike për shpalljen e konkurseve për punësime të ndryshme.

Data e zgjedhjeve është shpallur më 21 tetor dhe që atëherë janë me dhjetëra konkurse që janë shpallur nga agjencia për administratë për qindra vende pune, ndërkohë që shumë shpallje tjera janë në përgatitje e sipër.

Ministria e Bujqësisë, ajo e Drejtësisë, drejtoria e të ardhurave publike, institucionet shëndetësore e komunat, janë vetëm nga institucionet që kërkojnë punonjës të ri.

Nga Ministria e Administratës Publike pranojnë shpalljen e konkurseve, por hedhin poshtë reagimet në opinion se punësimet bëhet për sigurimin e votave për zgjedhjet parlamentare.

“Po, kemi shpallur dhe do të shpallin konkurse. Punësimet nuk do të ndalen pasi institucionet kanë nevojë për punonjës. Ne nuk kemi një evidencë se kush për çfarë ka nevojë, pra ne si ministri nuk i publikojmë konkurset por organet e administratës që kanë mungesë të kuadrit. Ne po bëjmë reforma në administratë, por nuk mund të ndalojmë boshllëqe atje ku ka nevojë për punonjës. Dhe gjithë këto nuk bëhen për fushatë zgjedhore, do të respektohen të gjitha procedurat ligjore”, ka deklaruar Mministri i Administratës Publike, Damjan Mançevski.

Punësime janë bërë edhe në të kaluarën, pra gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, e cila tani thotë se këto punësime nuk janë gjë tjetër pos përpjekje e pushtetit për të siguruar më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa ka kërkuar nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit që të hetojë të gjitha konkurset, nëse janë bërë ose jo në përputhje me dispozitat ligjore.

Nga Komisioni Anti-korrupsion janë të vetëdijshëm se punësime do të bëhen andaj edhe po ndjekin situatën me kujdes.

“Të gjithë e dimë se të gjitha punësimet në sektorin publik bëhen në kohë të zgjedhjeve me qëllim që të përfitojnë politikisht, apo të sigurojnë vota nga ata që punësohen dhe familjarët e tyre. Ne si komision konsiderojnë se jemi në krye të detyrës, po ndjekim situatën dhe do të ndërhyjmë nëse vërejmë keqpërdorim të punësimeve në administratë”, Goran Tërpenovski nga Komisioni Anti-korrupsion.

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Lajme

Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje

Published

on

By

Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje

Në vendkalimin Tabanoc sot në mëngjes sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM) pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi përveç kryerjes së formaliteteve doganore.

Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale