Connect with us

Spektakël dhe Yje

“Nuk dua asnjë në jetën time”/ U divocua pas 18 vitesh martesë, Eneda Tarifa flet për herë të parë

Published

on

Rreth një vit më parë, këngëtarja shqiptare Eneda Tarifa u bë tema e ditës në mediat rozë pasi u divorcua nga bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, pas 18 vitesh martesë.

Eneda ka treguar shpesh se megjithëse janë ndarë, çifti ka ruajtur marrëdhënie të mira për shkak të vogëlushes së tyre, Aria.

Madje, këtë gjë e konfirmoi sërish teksa ishte e ftuar në emisionin “Thumb On”.

“Marrëdhënia jonë është tepër e mirë shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy”- tregoi këngëtarja.

Gjithashtu, Eneda s’mundi t’i shpëtonte pyetjes nëse ka dikë tjetër tashmë në jetën e saj, 1 vit pas ndarjes nga partneri.

“Jo. Kam përshtypjen që nuk dua njeri për momentin në jetën time. Fare. Kam shumë gjëra për të bërë tani.”- u shpreh ajo.

Kujtojmë se këngëtarja i është përkushtuar pjesëmarrjes së saj në festivalin “Kënga Magjike”, ku do të konkurrojë me këngën “Ma zgjat dorën”./CNA.al

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Ç’po ndodh me ta? Vin Veli flet për herë të parë për raportin me Bora Zemanin

Published

on

Vin Veli dhe Bora Zemani janë ndarë prej kohësh por bashkë i lidh djali i tyre 7-vjeçar, Arbori. Të qënit prind i një fëmie ka bërë që dyshja të ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin duke kontribuar të dy në rritjen sa më të mirë të tij.

Në emisionin ‘’N’zoom’’ Dj i njohur ka folur për herë të parë për raportin me Borën, e cila është shndërruar në personazhin më të përfolur shqiptar të muajve të fundit.

‘’Kam një raport shumë të mirë dhe patjetër që e kam uru cdo ditëlindje jo vetëm këtë të 30-të por në cdo ditëlindje, thjesht një urim’’, tha Veli.

Tutje ai foli për mënyrën si ruan raporte të shëndosha me ish-partneren e tij për rritjen sa më të shëndetshme të djalin dhe e konsideron veten si një shembull për ciftet që kalojnë në diçka të tillë.

‘’Unë kudo që i njohu mundohem të jap mesazhin tim edhe tek miqtë e mi që kanë të njëjtat probleme ose mund te kenë histori të ngjashme. Mundohem të jap mesazhin larg urrejtjes dhe larg nxitjes së dhunës po por më tepër urrejtjes tek fëmija sepse duke u rrit me urrejtje do të mbjelli po prapë urrejtje po prapë dhe ai kur të rritet, kështu që duke u edukuar që nga prindërit pjesa e mirëkuptimit dhe solidaritetit kjo është një gjë shumë e mirë, patjetër që mendoj se jam shembull edhe jam munduar të jem gjithmonë shembull për këtë pjesë’’.

Vin Veli ka nisur një lidhje të re dashurie, për të cilën nuk foli shumë duke thënë vetëm se është i lumtur.

‘’Për sa kohë gjërat nuk janë publike gjithmonë dhe nuk i kushtohet vëmendje publike, patjetër që të gjithë do të jenë të lumtur edhe ju do të jeni të lumtur nëse jetën tuaj do ta keni sa më private’’.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

E papritur, “Kallashi” po kërkon punë në Parlamentin e Kosovës! (Foto)

Published

on

Në këtë kohë kur politika po përflitet më shumë se çkado tjetër, Kallashi i fut hundët pikërisht aty.

E njuhur për jetën e saj në klubët e natës, Kallashi është shumë e ndejkur në rrjetet sociale.

Në një postim të bërë në Instagram, ajo ka shkruar se nuk do ishte keq t’i gjenin një punë në Parlament.

“Pi bjen fjala diqysh qaty në parlament s’ish kanë keq mu sill një punë me ma gjetë”, ka shkruar Donjeta Kasumi.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Takohen Bora e Beatrix: Zbulohet se çka ndodhi mes tyre

Published

on

Treshja Bora-Donald- Beatrix janë komentura mjaft shumë për shkak të historisë së tyre të fundit.

Beatrix është kritikuar dhe për faktin se ka qenë ajo që më parë është shprehur entuziaste për dashurinë mes Borës dhe Donaldit.

Beatrix pas largimit nga shtëpia e BBV-së thuhet se është takuar rastësisht në hapësirat e “Top Channel”, por thuhet se nuk kishte as një përshëndetje mes tyre.

Continue Reading

Aktuale