Connect with us

Maqedonia e Veriut

Mickoski: Rritja e pensioneve, “mashtrimi” i radhës i LSDM-së

Published

on

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski deklaroi sot se Qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevit, kanë gënjyer dhe manipuluar pensionistët me paralajmërimin për rritje të pensioneve. Sipas tij jo që nuk ka rritje të pensioneve, përkundrazi pensionet kanë shënuar ulje.

“Po manipulohen pensionistët, sepse nuk do të ketë rritje por ulje të pensionit. Pensionet nuk rriten me trendin e njëjtë sikurse nga viti 2010 deri në vitin 2017. Përqindja është ulur sepse kjo qeveri ka ndryshuar mënyrën e harmonizimit të pensioneve. E rëndësishme është se pensionistët në vend të rritjes së plotë prej 1100 denarë, që iu takon në bazë të metodologjisë, të cilën kjo qeveri e ndryshoi në fillim të këtij viti kalendarik, duke filluar me llogaritjet nga 01.01.2019, që iu takon në bazë të metodologjisë që kjo qeveri e ndryshoi, do të marrin vetëm 700 denarë, që nënkupton se kjo qeveri do tu shkurtoj 400 denarë”, tha Mickoski.

Kryetari i opozitës në vend në një dalje për shtyp, gjatë pyetjes së gazetarëve për Vetingun në Drejtësi, u përgjigj se nuk mund të bëjnë Veting ata që po e përmendin atë çdo ditë por nga ana tjetër nuk e duan një gjë të tillë.

Ai tha se Vetingu nuk mund të bëhet me një kryemistër si Zoran Zaev që kërcënon direkt koalicionet partiake dhe partnerët, gjykatësit, prokurorët etj. Ai akuzoi drejtpërdrejt avokatin e kryeministrit se u jep urdhra prokurorëve. Mickoski shtoi më tej duke thënë se si e kemi parë kryeministrin me zë dhe figurë të kryente mitmarrje kur ka qenë në krye të komunës së Strumicës, se si shkoj puna me Prokurorinë Speciale…. Ai në fund ai sugjeroi se sistemi i Drejtësisë duhet të ndërtohet prej fillimit dhe se ata si parti opozitare do të ofrojnë propozimet e tyre. “Ne kemi dëshirë dhe duam një drejtësi të re në këtë vend”, përfundoi ai.

Continue Reading

Lajme

Tragjedia në Tetovë, familjes Emshi i mbyllen dyert e drejtësisë (Video)

Published

on

Ibin Emshi nga Tetova humbi babanë dhe vëllain nga zjarri tragjik në spitalin modular të Tetovës në shtator të vitit 2021. Pesë muaj më pas, familja Emshi kërkon zbardhjen e të vërtetës dhe dëmshpërblimin real për dy viktimat e kësaj familje H. Emshi dhe R. Emshi, të cilët njëherësh ishin shtetas Italian. Ata nuk pajtohen me vendimin e Qeverisë e cila ndau 420 mijë euro për 14 familjet e viktimave, shkruan Nistori.

“Miratohen mjete me vlerë prej 420 mijë euro për familjet e 14 viktimave nga zjarri i cili shpërtheu në spitalin ku ishte i vendosur Kovid qendra në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës”, thuhet në vendimin e Qeverisë të datës 23 nëntor 2021 (vendimi Nr. 40-11713/1)

Familja Emshi kërkon drejtësi. Ata duan që si fillim të zbardhet rasti, ndërsa procesi i dëmshpërblimit të shkon sipas standardeve Evropiane, përkatësisht atyre italiane. Avokati i familjes Emshi, Gabriele Giambrone nga Italia paralajmëron padi ndaj autoriteteve në Maqedoni të Veriut.

“Ata janë rezident në Itali, jetonin këtu. Vëllai i klientit tonë ishte me aftësi të kufizuara. Ai beson se oferta e dhënë për 30 mijë euro është një nënçmim, posaçërisht kur shohim atë se çfarë ka ndodhur në atë spital. Kemi parë video incizimet, sa shpejtë është shpërndarë zjarri dhe mendimi jonë është se ato spitale nuk është dashur të ndërtohen në atë mënyrë. Gabimet janë bërë dhe njerëzit duhet kompensuar në mënyrë korrekte. Në Itali ka dispozita në të cilat thuhet se ata të cilët janë rezident të vendit tonë, mund të iniciojnë padi në vendin e tyre ku jeton në, në bazë të jurisprudencës vendase, pra në Itali dhe jo në Shkup”, potencon avokati Giambrone në një prononcim ekskluziv për Nistori.

Përfaqësia ligjore Giambrone ka hasur në injorim total nga ana e autoriteteve në Maqedoni të Veriut. Prej sa muajsh ata kërkojnë bashkëpunimin me institucionet ekzekutive në vend, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Kërkesa e tyre i është adresuar kryeministrit Zoran Zaev, ish ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq. Asnjëri prej tyre nuk është përgjigjur.

“Nuk kemi kontaktuar kompaninë e sigurimit sepse autoritetet në Maqedoni të Veriut kanë vendosur të na injorojnë neve. Ata mendojnë se duke na injoruar problemi do të zbehet. Ata nuk e kuptojnë se neve nuk tërhiqemi, pasi kemi bërë aplikim zyrtarë në gjykatën për ndërmjetësim ndaj kryeministrit, ministrit të Drejtësisë dhe atij të Shëndetësisë. Hapi tjetër do të jetë padia në gjykatë. Neve po themi se ky rast nuk ka të bëj asgjë me Maqedoninë e Veriut. Ne mund ta trajtojmë rastin në Itali. Viktimat në atë spital ishin duke jetuar në Itali. Në rast se neve e trajtojmë rastin në Itali”.

Së shpejti pritet që epilogu të zgjidhet në rrugë gjyqësorë, pasi avokatët e familjes Emshi nuk arrijnë të krijojnë asnjë kontakt me autoritetet. Gjykata do të vendosë se si do të procedohet rasti tani e tutje.

“Do ta iniciojmë rastin në Gjykatën bazë të Nevarës ku kishin jetuar tashmë viktimat. Jemi duke përgatitur padinë në aspektin formal dhe gjyqësor për një dëmshpërblim prej rreth 1 milion euro, ndërsa më pas do të kërkojmë shpagimin e dëmit posttraumatik që janë përcjell tek grua, fëmijët dhe e gjithë familja e cila është traumatizuar seriozisht”, thotë avokati Giambrone për Nistori.

Giambrone ka edhe një porosi politike për autoritetet vendase, përkatësisht Qeverinë. Ai konsideron se duke vlerësuar një jetë njeriu 30 mijë euro, Qeveria ka treguar mungesë respekti ndaj qytetarëve dhe familjeve të viktimave.

“Ata duhet të japin përgjigje në disa pyetje serioze por nuk duan ta bëjnë, por neve do t’i sjellim me forcë duke i dërguar në gjykatë. Maqedonia e Veriut dëshiron të bëhet anëtare e BE-së. Nëse do të bëhet pjesë e tavolinës, duhet të respektosh rregullat tona. Nuk mund të jesh pjesë e ekipit, ndërsa nga ana tjetër të shpaguash dikë vetëm 30 mijë euro, ky është lëndim. Do t’i them edhe kryeministrit, nëse vërtet dëshiron të bëheni pjesë e BE-së, filloni t’i respektoni qytetarët tuaj dhe filloni t’i zbatoni standardet Evropiane. Nuk mundeni ta vlerësoni jetën e dikujt me 30 mijë euro”.

Nistori mëson se deri më tani paratë janë dhënë vetëm për 9 viktima, nga gjithsej 14 viktima, si ndihmë financiare-kompenzim për dhimbje shpirtërore, ndërsa familjarët e 5 viktimave në spitalin modular për trajtim si pasojë e Kovid nuk janë pajtuar me vendimin e Qeverisë.

Javën e kaluar në Prokurori Publike ka arritur raporti i ekspertëve gjerman mbi shkaqet zjarrit. Për shkak se i njëjti është hartuar në gjuhën gjermane, organi akuzës ka dhënë urdhër që të përkthehet në mënyrë të saktë dhe profesionale, më qëllim mënjanimin e çdo lëshimi gjatë fazë para-hetimore dhe hetimore. Ndërkohë për hetimin vendas, Prokuroria Publike në Tetovë kanë sqaruar se hetimi vonon për shkak se lënda është tejet voluminoze, andaj edhe merr kohë trajtimi i së njëjtës. Dyshimet fillestare janë se, zjarri ka shpërthyer nga një kabllo zgjatuese e cila është nxehur dhe ka shkaktuar zjarr.

Në zjarrin që shpërtheu natën e 8 shtatorit të vitit të kaluar, humbën jetët 14 persona, 12 nga të cilët ishin pacientë dhe dy persona familjarë që kujdeseshin për pacientët e prekur me Covid-19. /Nistori/

Continue Reading

Lajme

Trençevska: Angazhimi i qeverisë është që paga minimale jetë 18 mijë denarë

Published

on

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, sot pasdite ka takuar kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski.

Temë e takimit të sotëm, i cili u mbajt me ftesë të ministres Trençevska, ishte diskutimi i premtimit të qeverisë për rritjen e pagës minimale. Ministrja theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për rritjen e pagës minimale.

Ajo informoi se dialogu social me të gjitha palët e interesuara në shoqëri, përfaqësuesit e punëdhënësve dhe punëtorët vazhdon. Trençevska siç njoftojnë nga kbineti i saj, ka thënë se qëllimi është gjetja e zgjidhjes më të qëndrueshme për të gjitha çështjet e hapura.

“Angazhimi i Qeverisë është që paga minimale të rritet sa më shpejt në 18.000 denarë gjatë këtij viti. Rritja e pagës minimale do të vazhdojë gjatë gjithë mandatit dhe deri në fund do të arrijë në 20.000 denarë. Ne si Qeveri dhe si ministri po punojmë vazhdimisht për përmirësimin e statusit të punës. Ne e vlerësojmë punën e punëtorëve, veçanërisht në kushtet e krizës globale ekonomike dhe shëndetësore, dhe për këtë, duke e perceptuar gjendjen ekonomike të qytetarëve, rritja e pagës minimale është më se e nevojshme”, tha Trençevska.

Në takim është diskutuar edhe për të drejtën e pagesës për pushim vjetor – K15 për punëtorët, duke theksuar synimin e Qeverisë që ata të kenë të njëjtat të drejta.

Trençevska theksoi se Qeveria është e hapur dhe e gatshme për dialog, përmes të cilit do të arrihet zgjidhje më e përshtatshme./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Boçvarski: Në vitin 2023 do të kemi Korridorin 8 tërësisht të rikonstruktuar

Published

on

Korridorin 8 nga ana jonë, gjegjësisht rrugën e shpejtë Rankovc- Kriva Pallankë, korsinë e tretë drejtë Deve Bairit dhe rehabilitimin e tërësishëm të rrugës ekzistuese duhet t’i përfundojmë kah mesi i vitit 2023 me çka do të kemi Korridorin 8 tërësisht të rikostruktuar, nga Shkupi deri në kufirin me Bullgarinë. Ky do të jetë investim prej 100 milionë euro, njoftoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në lajmet në televizionin Kanal 5.

“Një nga dobësitë është ajo që deri më tani grupet e punës shumë shpesh janë formuar, por pas takimeve të para, mungonin mbledhjet dhe takimet. Tani qëllimi është që të kemi takime shumë më aktive, të shpejta dhe efikase. Këtë e flas nga aspekti se të paktën katër herë në vit do të kenë takime. Këto grupe të punës të cilat do të bisedojnë në tema shumë të ndryshme, sipas nevojës do të takohen edhe më shpesh me rotacion edhe në Bullgari, por edhe në Maqedoni kështu që nga ai aspekt dua të them se që kah mesi i këtij muaji do të jetë takimi i parë i atyre grupeve të punës të cilat teknikisht do të hyjnë që kah mesi i këtij muaji do të jetë takimi i parë i atyre grupeve të punës të cilat teknikisht do të hyjnë në përgatitjen e të gjitha projekteve dhe veprimeve dhe do t’i lehtësojmë procedurat që të fillojë, por edhe që të përfundojë e gjithë ajo që e kemi menduar”, sqaroi Boçvarski.

Ai paralajmëroi se mënyra e re e bashkëpunimit do ta përshpejtojë edhe dinamikën e hekurudhës drejtë Bullgarisë, si dhe se së shpejti do të vendoset linjë ajrore me Sofjen.

“Në takimin e dy grupeve të punës do t’i hapim edhe çështjet për linjën e re ajrore, për procedurat që duhet të përfundojnë dhe gjithsesi për përfitimet ekonomike dhe përfshirjen e disa kompanive ajrore. Ajo është një procedurë më e madhe, por duam që shpejtë ta zgjidhim dhe sa më shpejtë që është e mundur të hapet kjo linjë ajrore”, theksoi ministri Boçvarski.

Continue Reading

Aktuale