Connect with us

Maqedonia e Veriut

Merxhan Dauti: Ligji ma mundëson përdorimin e gjuhës shqipe

Published

on

Në lidhje me informacione të caktuara të publikuara, dhe në lidhje me procesin gjyqësor për lëndën “TNT”, i hedh poshtë në mënyrën më të rreptë spekulimet e publikuara në lidhje me mbrojtjen time si avokat të lëndës, dhe me “shtirje” të pretenduara me përdorimin e gjuhës shqipe që të fitohet kohë në proces.

Unë si avokat, dhe në pajtueshmëri me dispozitat e avokatisë, jam i obliguar që gjithmonë të veproj në interesin më të mirë të klientit dhe ta respektoj parimet ligjore, që në mënyrë eksplicite avokat dhe klientit duhet të ekzistojë marrëdhënie mirëbesimi. Parimet për veprimin në interesin më të mirë të klientit dhe parimi i besimit janë themeli i profesionit të avokatisë.

Në atë kuptim, avokati është i obliguar që t’i përdorë të gjitha mekanizmat ligjore që i mundësojnë mbrojtjen më të mirë klientit dhe në mënyrë primare do të jenë në interes të klientit. Prej këtu, veprimi i avokatëve nuk mund të “interpretohet” në mënyrë të pabazuar se paska qëllim të caktuar sepse qëllimi është që të jepet mbrojtje profesionale në pajtueshmëri me ligjet dhe me Kodin e Etikës së avokatëve.

Në atë kuptim është edhe mbrojtja ime ndaj klientit Elisaveta Najdovska në lëndën “TNT” por edhe për të gjitha mbrojtjet e mia të deritanishme në procedurat gjyqësore si avokat. Është e saktë që në këtë rast unë dokumentet e parashtruara i kam dorëzuar në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën Shqipe dhe është e saktë që kërkova materialet-provat dëshmuese të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe, por ajo është e drejta ime legjitime në pajtueshmëri me legjislacionin, dhe veçanërisht me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Në nenin 9 të këtij ligji, midis të tjerash, parashikohet që në procedurat gjyqësore përveç përdorimit të gjuhës maqedonase përdoret edhe gjuha që e flasin të paktën 20% të qytetarëve, më saktë gjuhën shqipe.

Edhe përveç dispozitës së tillë, që është plotësisht e qartë, unë në pjesën e procedurës-seances gjyqsore më datën 6.11.2019 e përdorja gjuhën maqedonase, me çka i hedh poshtë të gjitha konstatimet paushalle (prezumuese) se paskam thënë që nuk e flas gjuhën maqedonase.

Faktet për këtë rast e thonë atë që vijon më poshtë:

Më datën 4.11.2019 dorëzova parashtresë në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe, me çka e njoftova gjykatën për angazhimin e mbrojtësit të ri, të personit Elisaveta Najdovska, me kërkesën për shqyrtim në shkresat e lëndës dhe fotokopje të atyre shkresave dhe dëshmive me përkthim në gjuhën shqipe.

Për mbajtjen e seancës gjyqësore kërkova përkthim paralel (simultan), por seanca gjyqësore u anulua për datën 19.11.2019 për shkak se nuk kishte kushte. Paraprakisht më datën 6.11.2019 në seancën gjyqësore fola në gjuhën maqedonase. Ditën e ardhshme më datën 7.11.2019 vura re se nuk ka përkthim në gjuhën shqipe të provave, dhe më duhet që të dilja nga salla gjyqësore vetëm për faktin se materiali-provat është vëllimor por edhe pa përkthim në gjuhën shqipe.

Si deri tani, unë edhe në këtë rast do veproj në pajtueshmëri me ligjet dhe interesin më të mirë për klientin tim, dhe për të gjitha “dyshimet” dhe “interpretimet” përsëri i referohem dispozitave pozitive ligjore për gjuhët, për procedurat dhe për avokatinë, ku si vlerë themelore, është i theksuar interesi i klientit dhe mirëbesimi.

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale