Connect with us

Maqedonia e Veriut

Masa disiplinore për avokatin Dauti, për shkak se kërkoi përkthim të dokumenteve të rastit “TNT”

Published

on

Shoqata e Avokatëve njoftoi gjykatën se kishte filluar procedurë disiplinore për avokatin, Merxhan Dauti, i cili mbron të akuzuarën në rastin “TNT”, Elizabeta Najdovska, Mercan Dauti, për shkak se avokati me qëllim që ta vonojë procedurën, kërkoi që të 40 të dosjeve të përkthenen në gjuhën shqipe, përcjell in7.

Gjykatësi Ognen Stavrev e lexoi këtë njoftim nga dhoma e avokatëve , ku thuhet se që një avokat të marrë licencë duhet të njohë aktivisht gjuhën maqedonase, gjë që e parasheh edhe Ligji për Avokatinë.

Gjykatësi gjithashtu ka thënë se këto veprime janë bërë qëllimisht që të vonohen procedurat.

Ndërkaq, Dauti, pas seancës ka thënë se janë përdorur “Fjalë serbe dhe bullgare në transkriptet”, duke shtuar se ai ka përdorur të drejtën e tij që e parasheh ligji i përdorimit të gjuhëve.

“Unë e përdor të drejtën time vetëm në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve”.

Seanca dëgjimore u shty për shkak se i pandehuri Mile Janakieski ishte thirrur në Prokurori për Ndjekje Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por edhe dëshmitarët nuk ishin prezent./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Lajme

Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje

Published

on

By

Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje

Në vendkalimin Tabanoc sot në mëngjes sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM) pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi përveç kryerjes së formaliteteve doganore.

Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale