Connect with us

Maqedonia e Veriut

Komisionerja e BE për drejtësi/Negociatat me BE, “sekreti” qëndron te ligji

Published

on

Komisioneri evropian për Drejtësi, Vera Jourova, tha në Shkup se Komisioni Evropian nuk kishte asnjë dyshim për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por shtoi se sundimi i ligjit ishte në thelb të procesit të pranimit në BE.

Në një konferencë për shtyp pas ditës së parë të Forumit Ministror BE-Ballkan Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, ajo tha se rajoni do të mbetet një përparësi, duke përsëritur se reformat gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ishin ende të nevojshme në fushat kryesore dhe se përparimi në procesin e zgjerimit ishte mbi të gjitha në duart e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Komisioni Evropian është plotësisht i bindur se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore kanë bërë përparim të mjaftueshëm për të justifikuar hapjen e negociatave për anëtarësim, por ekziston një hapësirë ​​e konsiderueshme në të cilën sundimi i ligjit në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përmirësohet”, tha Jourova.

Jourova theksoi se Komisioni Evropian është i gatshëm të vazhdojë mbështetjen e partnerëve në Ballkanin Perëndimor përmes ndihmës financiare, teknike dhe ekspertëve.

Continue Reading

Lajme

Aksion policor sonte në Tetovë e Gostivar, 11 autobusë dhe furgonë pa frena e me shumë probleme teknike!

Published

on

Ekipet policore të SPB Tetovë sot (27 janar), ndërmorrën aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëvem para se gjithash autobusë dhe furgonë.

“Gjatë kontrollës, janë zbuluar dhe saknksionuar 11 automjete teknikisht të pa pregaditura (Tetovë 5 dhe Gostivar 6), nga të cilat 6 automjete (Katër nga Tetova dhe Dy nga Gostivari) i kishin frenuesit e prishur, 3 nga Gostivari nuk kishin bërë kontrollim teknik, 1 nga Tetova me pajisje të prishur dhe një automjet i Gostivarit kishte mungesë të pajisjeve të duhura. Automjetet që teknikisht nuk ishin në rregull automatikisht u larguan nga komunikacioni, ndërsa të gjithë përgjegjësve do tu shqiptohet masë adekuate sanksionimi”, mëson Pa Censurë.

Gjatë kontrollës gjithashtu u konstatuan edhe 17 lloje tjera shkeljes në komunikacion, të cilët janë gjobitur në të holla.

Continue Reading

Lajme

Gençovska: Bullgaria pret rezultate konkrete me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska thotë se është mirë që kanë rifilluar dialogun me Shkupin.

Ajo tha gjithashtu se i kanë propozuar Qeverisë së Maqedonisë që nëse është e nevojshme të evakuohet ekipi diplomatik nga Ukraina. Në të njëjtën kohë ata rinovuan propozimin që Bullgaria të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh faktin se Ministritë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë koordinatore të të gjithë procesit, krahas zhvillimit të dialogut për çështjet politike, në bisedën me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjeruam hapësirën e bisedimeve”, tha Gençovska.

Në lidhje me dialogun me Maqedoninë, Gençovska thotë se Bullgaria pret rezultate konkrete.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një delegacion qeveritar vizitoi së fundmi Bullgarinë.

Continue Reading

Lajme

Në Tetovë po hapet një kazino e re! Lëvizja Antibixhos po përgatitet për protesta

Published

on

Në afërsi të çerdhes “Rinia” në qytetin e Tetovës po përgatitet hapja e një kazino gjigante në objektin e ish fabrikës “Teteks”.

“Kjo kazino gjigante që është prapa krahëve të mijë është duke u hapur në afërsi të çerdhes së Tetovës edhe pse mbyllja e kazinove në afërsi të shkollave dhe çerdheve është kërkuar edhe me anë të protestave, por tradita e njëjtë vazhdon”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.

Nga Lëvizja “Antibixhoz” apelojnë që të gjitha institucionet të marrin masa edhe të pamundësohet hapja e kësaj kazino.

“Ne nga Lëvizja Antibixhoz dënojmë ashpër përgatitjen e hapjes së një kazinosë pranë çerdhes së fëmijëve. Ne vazhdojmë të apelojmë, nga kryetari i komunës së Tetovës, te ministri dhe kryeministri i shtetit që të parandalon këtë gjendje kaotike që është duke u krijuar në Tetovë. Na mungonte edhe një kazino që fëmijët e çerdhes të përballen në derë më një kazino më komarin dhe të keqen që është në Tetovë”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Antibixhos.

Sipas Emurllahut gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe një protestë pikërisht për këtë qëllim.
“Do të organizojmë dhe jemi duke u përgatitur për organizim për këtë kazino para çerdhes që të mund ta ndalojmë këtë të keqe.”
Me ligjin aktual i cili është në fuqi, objektet e lojërave të fatit duhet të jenë 200 metra larg objekteve më karakter publik, dhe sipas Lëvizjes Antibixhoz kjo deri më tani nuk është duke u respektuar. Vite më parë një hapja e një kazinosë në afërsi të universitetit të Tetovës parandalua pikërisht nga kjo lëvizje e cila protesoi ditë me radhë.

Continue Reading

Aktuale