Connect with us

Lajmet kryesore

Gjykimi për rastet “TNT” dhe “Maxhar-Telekom anulohen

Published

on

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhej të mbaheshim seanca të reja gjyqësore për rastet “Monstra”, “Maxhar Telekom” dhe “TNT”, por seancat e rasteve “TNT” dhe “Maxhar Telekom”, janë anuluar, njofton in7.

Kështu, gjykimi për lëndën “TNT”, për shembjen e kompleksit “Kosmos” të investitorit, Fijat Canovski është anuluar për më 25 nëntor, për shkak të urdhrit policor për arrestimin e të pandehurit, Mile Janakievski, në PTHP për përndjekje të krimit të organizuar për dhënie të deklaratës.

Gjykata në fillim informoi se lidhur me kërkesën e avokatit të të pandehurës Elisaveta Najdovska, avokati Merxhan Dauti për ekspertizë në shkrimet nga lënda në gjuhën shqipe, i është drejtuar Odës së Avokatisë së Maqedonisë së Veriut, prej ku ka marrë përgjigje se sipas dispozitave të Ligjit për avokaturë, që të mund ta ushtrojë funksionin avokat, mes tjerash duhet në mënyrë aktive ta flas gjuhën maqedonase.

“Sipas mendimit të gjykatës ky është shembull klasik për zvarritje të procedurës dhe pengimit të drejtësisë. Kjo është evidente me ndryshimin e bërë të avokatë. Është evidente se Dimitar Dangov, Merxhan Dauti dhe Elisaveta Najdovska me ndryshimin e bërë kanë pasur për qëllim anulimin apo vjetërsimin e veprës”, deklaroi gjykatësi Ognen Stavrev.

Nga Oda e Avokatisë, gjithashtu e kanë informuar Gjykatën se do të hapin procedurë disiplinore kundër avokatit Dimitar Dangov.

Gjykatësi Stavrev, në fillim informoi edhe se ka marrë një ankesë nga prokurorja publike Vilma Ruskoska me të cilën refuzohet si e pabazë kërkesa e të pandehurit Toni Trajkovski për përjashtimin e prokurorit Rrustemi.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rrustemi nga PTHP Kumanovë.

Për veprën të akuzuar gjithnjë e më shumë persona mes të cilëve ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe kryetari i atëhershëm i Komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski, derisa në mungesë gjykohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Gjithashtu në Gjykatën Penale në Shkup sot është anuluar edhe seanca tjetër gjyqësore për rastin “Maxhar-Telekom”, për shkak të mungesës së arsyetuar të gjykatëses Lenka Davitkova.

Në seancën e sotme gjyqësore duhej të dshmonte ish shefi i inteligjencës Sllobodan Bogoevski.

Rasti kundër ish gjeneralit dhe drejtorit financiar të “Telekomit të Maqedonisë”, Atila Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy persona tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe lidhjes së marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultuese me firmat qipriote “Maxhar Telekom”, gjendet në procedurë dëshmuese dhe dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja.

Përveç Sandreit dhe Plat, të akuzuar janë edhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius. Dyshohen se kanë lidhur marrëveshje fiktive për shërbime konsultuese me shtëpinë konsultuese qipriote “Çapteks holdings limitid”, dhe në atë mënyrë kanë dëmtuar Telekomin e Maqedonisë dhe Buxhetin e Maqedonisë.

Gjykimi filloi në vitin 2011, ndërsa pastaj rastin e ndërmori Prokuroria Speciale Publike. Tani lënda sërish është kthyer në PTHP.

Seanca e ardhshme gjyqësore për rastin “Maxhar-Telekom” është caktuar për më 28 nëntor./in7.tv/

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Published

on

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë ditës së sotme zhvilloi takim vllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, përcjell in7

Sela me Alizotin temë diskutimi kishin bshkëpunimi dhe forcimi i të djathtës si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës.

“Një takim vëllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti. Bashkëpunimi dhe forcimi i të djathtës, situata në PD, zhvillimet në Shqipëri dhe në vendin tonë, si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës”, ka theksuar kreu i ASH-së në njoftimin zyrtar në facebook.

Ndryshe, Alizoti është nipi i Kryeministrit të dytë të Shqipërisë, rrjedh nga një familje e persekutuar nga diktatura e Enver Hoxhës. Pasi i vriten familjarët nga ana e babait dhe nënës, ai është rritur në kamp internimi. Në zgjedhjet e fundit për anëtarë të Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti rrezultoi më i votuari nga të gjithë anëtarët e tjerë. Së fundmi shihet si faktor unifikues që pritet të ndihmojë edhe në tejkalimin e krizës brenda PD-së, pasi gëzon respekt si në radhët e kampit të Sali Berishës poashtu dhe të Lulzim Bashës./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar

Published

on

By

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar👇🏻

VIDEO:

Continue Reading

Lajme

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Published

on

By

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ekipe të këtij institucioni tashmë kanë ndërmarrë veprime rreth vdekjes së Rexhail Qerimit, të dënuarit për rastin “Alfa”, përcjell TV21.

Zyberi tha se Qerimi i është drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit dy herë gjatë vitit 2020, dhe një herë herë gjatë vitit 2015, ku ishte ankuar për gjendjen shëndetësore.

“Ky person disa herë i është drejtuar Avokatit të Popullit në të kaluarën. Në vitin 2020 dy herë, vërejtjet e tij kanë qenë rreth procesit gjyqësorë, ku kompetenca e Avokatit të Popullit këtu është e përjashtuar, në vitin 2015 vëllai i tij i është drejtuar Avokatit të Popullit për përkeqësimin e gjendjes së këtij personi, pas çka është konstatuar se i është ofruar ndihma fillestare shëndetësore në institucion, ndërsa më pas është drejtuar në kontrolle klinike, është konstatuar parezë faciale. Por specialisti që ka kryer kontroll ka vlerësuar se nuk ka nevojë për kurim spitalorë, pas çka është kthyer në institucion”, tha Zyberi.

Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.

Rasti “Alfa” ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.

Për këtë rast, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami./TV21

Continue Reading

Aktuale