Connect with us

Kosovë

Engel: Gjithçka për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë

Published

on

Kongresmeni amerikan Eliot Engel paralajmëron kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë i tha Zërit të Amerikës, se shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë dhe se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë. Kolegu ynë Burim Goxhuli foli me zotin Engel në Nju Jork.

Zoti Engel thotë se është skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve, pasi nuk do të ndalte me Kosovën.

“Kjo do të shkaktonte një reagim zinxhir që unë mendoj se nuk do të ishte pozitiv. Ne i dimë parametrat për Kosovën. Unë mendoj se ndryshimi i kufijve do të ishte një ide e gabuar. Mendoj se kjo nuk do të ishte një gjë e mençur”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Zoti Engel tha se shpreson që qeveria e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë, në mënyrë që të ketë më shumë njerëz të përfshirë në koalicion për trajtimin e sfidave, pasi vendi përballet me disa probleme.

“Serbia po bën përpjekje të forta për të deligjitimuar Kosovën. Ajo po përpiqet të bindë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të tërheqin njohjet. Ne po luftojmë kundër këtyre përpjekjeve. Kështu që sa më i bashkuar të jetë vendi aq më mirë do të jetë për vendin”, tha ai.

Kongresmeni nga Nju Jorku, nuk pranoi të komentonte lidhur me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi tha se nuk komenton për kandidatët për kryeministër në vende të tjera.

“Por më lejoni të them se kam besim se Shtetet e Bashkuara, me nxitjen time si kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të ngushta me kombin shqiptar, me popullin shqiptar dhe me njerëzit në Kosovë. Dhe sigurisht që unë jam i gatshëm të ndihmoj në çfarëdo mënyre që mundem, kështu që kushdo që zgjidhet, zoti Kurti apo dikush tjetër, unë do të ofroj ndihmën time”, tha ai.

Duke folur për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ai solli si shembull rastin e vëllezërve Bytyçi, për premtimet që ai ka bërë dhe nuk i ka mbajtur, duke thënë se nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Zoti Engel nuk iu përgjigj direkt një pyetjeje për rolin e të dërguarve të posaçëm për Ballkanin dhe bisedimet Kosovë-Serbi, Matthew Palmer dhe Richard Grenell, por tha se në çdo dialog që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës, duhet të ketë zë populli i Kosovës.

“Të gjitha këto gjëra të tjera që po përpiqen të bëjnë me Shqipërinë, Serbinë, nëse nuk përfshihet Kosova, nuk do të jetë një vendim i drejtë. Kështuqë mendoj se duhet të merret vendimi i popullit të Kosovës për gjithçka.”

Dhe sipas tij, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin një rol më aktiv.

“Si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, si mbështetës i fortë i Kosovës dhe Shqipërisë unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar këtë dhe për çfarëdo të kenë nevojë zyrtarët e zgjedhur të Kosovës dhe Shqipërisë, unë gjithmonë jam i gatshëm të ndihmoj.”

Zoti Engel shprehu gjithashtu shqetësimin për valën e të rinjve që nuk gjejnë punë në Kosovë dhe Shqipëri dhe lënë vendin e tyre./VOA

Continue Reading

Kosovë

Epidemiologu shqiptar: Qeveria Kurti t’i rishikojë masat e vendosura

Published

on

Epidemiologu nga Shqipëria, Taulant Muka, ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat e reja, e veçanërisht për kërkesën e dozës së tretë të vaksinës në pika kufitare, nuk është vendim i bazuar në evidencën shkencore për të cilën foli sot në emisionin Info Magazine.

Sipas tij, certifikata e vaksinimit nuk është se ka një impakt të gjerë në parandalimin e transmetimit të sëmundjes dhe se e rëndësishme të theksohet është që vaksinat që kemi sot në përdorim parandalojnë faktorin shumë të rëndësishme, që është sëmundshmëria dhe ndërrimi i jetës.

Ai po ashtu deklaroi se sot shumë shtete dhe madje edhe OBSH-ja bëjnë thirrje që ky bllokim i kufijve nuk është një hap i shëndetshëm për shumë aspekte të shoqërisë, dhe për më tepër kur vihet një nivel kaq i lartë sa duhet të kesh dy vaksina plus edhe testin. Në këtë mënyrë ulet edhe besimi i qytetarët për efektshmërinë që ka vaksina.

“Është një hap i nxituar që duhet rishikuar. Ora policore është e pakuptueshme se pse duhet ndaluar lëvizja pas orës 22:00 se edhe grumbullimet nuk janë më të shumta se ato që ndodhin gjate ditës në kafene, bare apo restorante”.

“Nuk besoj që ora policore ka një efekt pozitiv. Masat që do mund të ndërmerreshin në klubet e natës apo edhe në aktivitete tjera, mund të ishin më shumë pozitive, por të kufizosh lëvizjen e lirë të individit pas orës 22:00 besoj që është diçka që nuk ka të bëjë fare me faktin ose karakteristikat se si ky virus infekton apo edhe më pas shkakton sëmundshmëri”.

Continue Reading

Kosovë

Nuk i kishte tri doza të vaksinës, kosovari la gruan matanë kufirit (Video)

Published

on

Qytetarët që kalojnë kufirin Kosovë-Shqipëri janë shprehur të pakënaqur me masat e reja të Qeverisë së Kosovës.

Kaq qetë rrallëherë ka qenë gjendja.

Këtu në pikën kufitare në Morinë gjashtë korsi janë të hapura për të hyrë e për të dalë nga Kosova, mirëpo në asnjërën nuk ka vetura.

Edhe disa prej atyre që ia mësyjnë Kosovës, detyrohen të khehen nga kanë ardhur.

Krejt kjo vie nga një vendim i Qeverisë së Kosovës, ku bëhet e obligueshme posedimi i tri dozave të vaksinës për të hyrë në Kosovë.

Por kjo masë e ekzekutivit kosovar, nuk po mirëpritet nga shtetasit e Shqipërisë.

Megjithatë kishte edhe prej tyre të imunizuar me dozën e tretë.

Një qytetar i Kosovës që është i martuar në Shqipëri thotë se u detyrua të udhëtonte pa gruan e tij.

“Unë edhe ky i kemi tri doza. Është problem, tepër problem. Shoqja nuk e ka asnjërën dozë. Unë shoqen e kam andej, këndej s’mundem me e qit”, tha ai.

Përveç kundërshtimeve, kjo masë e Qeverisë po mirëpritet nga profesionistët shëndetësorë.

Arsyetim rreth këtij vendimi ka dhënë vetë ministri i Shëndetësisë.

Latifi u shpreh se vendimi për masat e reja anti-Covid megjithatë do të rishqyrtohet.

Vendimi për masat e reja anti-Covid ka hyrë në fuqi më 22 janar dhe do të zgjas deri më 4 shkurt.

Continue Reading

Kosovë

“Nuk jam magjistar”! Kurti u kthehet ashpër deputetëve që i kërkuan zgjidhje për krizën energjitike

Published

on

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është përballur sot në Kuvend me kritikat që po i bëhen qeverisë, në lidhje me krizën energjetike dhe ngritjen e çmimit të energjisë në vend. Kurti iu është përgjigjur deputetëve të opozitës që i kërkuan zgjidhje për krizën, ai thotë se nuk është magjistar, por vetëm kryeministër.

“Duhet të jesh magjistar, asgjë më pak se magjistar, që të besosh se ka një zgjidhje pa subvencion, pa shtrenjtim dhe pa ç’kyqje. Unë magjistar nuk jam, jam vetëm kryeministër për fatin t’keq tuajin ”, u shpreh Kurti nga foltorja e Kuvendit.

“Pati një referencë tek një deklaratë e imja në fushatën zgjedhore, jo në këto zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit të vitit 2021, por në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Në atë fushatë është e vërtetë që unë kam thënë e synojmë uljen e çmimit. Edhe me siguri që ne e synojmë uljen e çmimit”, shtoi më tej kryeministri Kurti.

Continue Reading

Aktuale