Connect with us

Lajme

ASH: Parashkrimi nuk duhet të shërbejë si mundësi ikjeje nga përgjegjësia

Published

on

Ikja nga përgjegjësia, gënjeshtrat dhe manipulimet janë fjalë identifikuese të BDI-së të cilat çdo herë e më shumë po i shoqërojnë funksionarët e lartë të kësaj partie. Kjo u dëshmua edhe njëherë me vetë faktin se, i akuzuari në rastin Titanik III, deputeti i BDI-së EjupAlimi refuzoi të jep dëshmi në gjykatë.

Pas 3 viteve, EjupAlimi kujtohet se nuk duhet të jetë i ftuar si i akuzuar por si dëshmitar. Kjo vetëm se dëshmon që EjupAlimit, i erdhi kjo ide si mënyrë e ikjes nga përgjegjësia dhe prolongimit të rastit.

Ne si ASH kërkojmë nga organet gjyqësore të reagojnë dhe të mos lejojnë vjetërsimin e kësaj lënde dhe lëndëve të tjera ku kërkohet përgjegjësi penale nga funksionarë shtetëror, ashtu siç ndodhi me rastin “Trajektorja“ nga i cili rast shpëtoi ish kryeministri, NikollaGruevski.

Aleanca për Shqiptarët konsideron se parashkrimi është institut shumë i rëndësishëm juridik përmes të cilit pamundësohet ndjekja penale si dhe ekzekutimi i sanksionit penal pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, prandaj duhet të ndalohet shfrytëzimi i tij si mundësi nga ikja e përgjegjësisë.

Ndërkaq, publikisht pyesim EjupAlimin, pse nuk u kujtua më herët të thirrej si dëshmitar, kur rasti në fjalë është ndër të parët që PPS ka ngritur?!

Ikja e përgjegjësisë mund të parandalohet vetëm nga organet gjyqësore, të cilat janë të obliguara që çdo rasti t’i qasen në mënyrë të pa anshme dhe me seriozitet, duke mos lejuar prolongime të pa arsyeshme.

Kujtojmë se,EjupAlimi është i akuzuar për prishje të materialit zgjedhor të vitit 2013, për të cilën vepër sipas Kodit Penal parashihen më së paku 5 vjet burg.Nga ky këndvështrim konsiderojmë se prolongimi i rastit bëhet me të vetmin qëllim blerje kohe.

 

Aleanca për Shqiptarët,
19.11.2019

Continue Reading

Lajme

Kovaçevski: Zgjidhja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të jetë e bazuar në vlerat evropiane

Published

on

Çështjet e hapura duhet të zgjidhen në tërësi, që duhet të përfaqësojë kornizë të caktuar, e cila do të jetë e lidhur me heqjen e vetos nga pala bullgare dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski për gazetarët e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të mbledhjes së parë ndërqeveritare të të dyja shteteve, e cila u mbajt në Sofje.

Siç njoftoi raportuesi i MIA-s nga Sofja, në lidhje me mundësinë për ndarjen e çështjeve nga tani pakoja 4 plus 1 pasi emri i shkurtë Maqedonia e Veriut ishte zgjidhur gjatë vizitës së Petkovit në Shkup, Kovaçevski theksoi se çështjet do të shkojnë në një pako, por, se secila nga ato ka dinamikën e saj të zgjidhjes.

Siç njoftoi kryeministri, gjatë zgjidhjes së çështjeve politike me Sofjen duhet të respektojmë Rezolutën e cila është miratuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është mbështetur nga të gjitha partitë politike, duke theksuar se nuk duhet të shihen si të rënda dhe të lehta nëse ekziston gatishmëri për arritjen e kompromisit.

Kovaçevski, brifingun, e mbajti pas takimit me presidentin bullgar Rumen Radev, i cili në bisedime, siç theksoi kryeministri, e ka riafirmuar qëndrimin sa i përket çështjeve politike të palës bullgare. Por, ka theksuar edhe se e ka mbështetur impulsin e ri të dialogut të cilin e japin të dy kryeministrat e rinj.

Sa i përket përshtypjes së tij nga takimet të cilat i kishte sot dhe dje në Sofje, për atë nëse ka afrim mes të dyja palëve sa i përket pakos së çështjeve politike, Kovaçevski njoftoi se në bisedimet në mbledhjen e përbashkët aspak nuk është biseduar për ato çështje. Kjo, tha, është punë e ministrive të Punëve të Jashtme të cilat e kanë kapacitetin e plotë dhe do të angazhohen në afrimin e pozicioneve mes të dyja shteteve.

Kryeministri Kovaçevski njoftoi se zgjidhja mes të dyja vendeve para së gjithash duhet të jetë e bazuar në vlerat evropiane, në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, të jetë institutionalisht e mbështetur nga të dyja palët dhe të sjellë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Për atë nëse zgjidhja e arritur do të futej në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë ose do të miratohej marrëveshje e re eventuale, si dhe për atë nëse do të dërgohej për miratim në Kuvend, Kovaçevski theksoi se ai është legalist dhe se të gjitha vendimet do të merren sipas ligjeve. Theksoi se ka vendime të cilat i sjellë Qeveria, ka vendime të cilat i sjellë Kuvendi, dhe ka vendime të cilat i nënshkruan presidenti.

Në këtë moment nuk deshi të precizojë më shumë hollësi, duke theksuar se tani është më e rëndësishme që të aktivizohet puna e grupeve të punës, të vazhdohet rruga e afrimit të të dyja palëve përmes ndërmarrjes së hapave praktikë dhe realizimit të projekteve konkrete, sepse siç tha, mes vendeve që nuk ekziston komunikim është rëndë të arrihet çfarëdo lloj zgjidhje.

Sa i përket përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, Kovaçevski theksoi se ai është proces që duhet t’i kalojë të gjitha fazat të cilat parashohin ndryshim të Kushtetutës dhe theksoi se ai ndryshim do të ketë lidhje me procesin e integrimeve evropiane në vend.

Sa i përket mbrojtjes së pakicave, theksoi se situata në vendin tonë është e qartë, se të drejtat individuale realizohen në mënyrë kolektive, por se ka shtete në të cilat ky nuk është rast siç është Bullgaria. Për atë nëse në takime është folur edhe për pakicën maqedonase, Kovaçevski njoftoi se në rastin me Bullgarinë ekzistojnë edhe mekanizma të tjerë për mbrojtje të të drejtave të dikujt sa i përket vetëvendosjes të tyre, institucione të ndryshme ndërkombëtare, siç është Këshilli i Evropës.

Continue Reading

Lajme

ASH-Likovë: NKP “PISHA” me zhvatje tipike i detyron qytetarë nga dy herë të paguajn faturat e mbeturinave (Dokument)

Published

on

Aleanca për Shqiptarët – Dega Likovë ka reaguar ndaj ndërmmarjes komunale “Pisha”- Likovë e cila i detyron qytetarët të paguaj nga dy herë faturat e mbeturinave, përcjell in7

Reagimi i plotë:

“Ndërmarrja komunale publike PISHA Likovë i detyron qytetarët të paguajnë nga dy herë obligimet për mbeturinat.

Edhe përkundër dëshmisë që qytetari në fjalë ka paguar që në fillim të vitit për 8 muaj, ndërmarrja Pisha ka KËRCËNUAR që nëse pagesa nuk bëhet për 8 dite atëher do pasojë përmbaruesi (izvrshitelli).

Kjo është zhvatje tipike!”, theksojnë nga ASH-Likovë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Nën frikën e rrëzimit, Krivokapiq merr kompetencat ministrore

Published

on

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq më 24 janar mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, hoqi zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq nga kreu i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit dhe largoi nga drejtuesi i delegacionit shtetëror për negociata me Bashkimin Evropian, ministrin e Jashtëm, Gjorgje Radulloviq.

I pyetur se çfarë dëshiron që të arrijë me shkarkimin dhe heqjen e kompetencave të ministrave, Krivokapiq tha se është “e papranueshme që Qeveria të rrëzohet nga brenda”.

Teksa mori pjesë në një panel diskutimi për mediat në Podgoricë më 25 janar, ai tha se në Mal të Zi po zhvillohet një “grusht-shtet”, por nuk dha më shumë detaje për këtë temë.

Më vonë, Krivokapiq deklaroi për gazetarët se ministri i Jashtëm, Radulloviq për një kohë të gjatë kishte punuar kundër Qeverisë aktuale.

“Unë nuk e kam ngritur çështjen e shkarkimit të asnjë ministri, edhe pse tani shihet shumë qartë se kush ka punuar për kë”, tha Krivokapiq, duke shtuar se pret që ministra të tillë të japin dorëheqje.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, heqjen e kompetencave të ministrave dhe shkarkimet e mundshme i vlerësoi si reflektim të pafuqisë.

“Me Qeverinë do të përfundojë gjithçka në datën 4 shkurt. Nëse mendojnë se ndryshimet i kontribuojnë situatës, nuk ka asnjë problem për mua. Por, nëse dikush do të prekë rendin kushtetues, veçanërisht atë të sigurisë, të provokojë trazira në Mal të Zi apo shpërthen nacionalizmin, do të ketë përgjigje adekuate në të njëjtën sekondë”, tha Abazoviq.

Partia e Abazoviqit, Lëvizja Qytetare URA, së bashku me parti të tjera, ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Krivokapiqit. Për këtë mocion do të votohet në Kuvend më 4 shkurt.

Në përgjigje të mocionit, Krivokapiq i ka kërkuar Kuvendit që të mbajë seancë më 3 shkurt për shkarkimin e Abazoviqit nga posti i zëvendëskryeministrit, por edhe për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, që t’i hapet rruga shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Abazoviq ka propozuar krijimin e një qeverie të pakicës. Ndërkaq mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë është nënshkruar nga anëtarët e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja URA dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Qeveria e Zdravko Krivokapiqit u zgjodh më 4 dhjetor 2020 me votat e partisë pro-serbe Fronti Demokratik, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura si qeveria e ekspertëve, kurse i vetëm politikan në të është kreu i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviq, që mban postin e zëvendëskryeministrit./REL/

Continue Reading

Aktuale