Connect with us

Maqedonia e Veriut

Ushtarët: Faleminderit për pagat e rritura, por na jepni uniforma dhe çizme

Published

on

Lëvdata për Ministrinë e Mbrojtjes për rritjen e pagave në Armatë, për zgjidhjen e çështjes banesore dhe zgjidhjen e punësimit të gjeneratës së 74-të të Armatës në policinë e burgjeve, dërgoi sot Sindikata e pavarur e ushtarëve profesional të Maqedonisë (SPUPM).

Nga Sindikata paralajmëruan edhe protestë nëse nuk gjendet zgjidhje për gjeneratën e 75-të të ushtarëve, të cilët janë 45 vjeç, me kërkesë që të dërgohen në Policinë kufitare.

“Gjatë vitit 2017 SPUSM me Qeverinë u dakordua që gjenerata e 75-të në Armatë të dërgohen në Policinë kufitare. Meqenëse kjo nuk është realizuar, ndërsa afati afrohet, SPUSM më 23 nëntor të shtunën me pjesëtarët e Armatës do të protestojë para Qeverisë që ta përkujtojë marrëveshjen”, theksoi kryetari i Sindikatës Adnan Aliti.

Nga Sindikata kërkuan edhe zgjidhje përfundimtare për problemin me uniformat, sepse siç theksoi Aliti, ushtarët tashmë tre vjet janë me uniforma të huazuara, por pa çizme. Ai ka apeluar te Ministria ta risë edhe mëditjen, e cila sipas tij, është 610 denarë për 20 vjet me rradhë.

Continue Reading

Lajme

DASH: Betohet ambasadorja e re e SHBA-ve në RMV/ Taravari e uron për detyrën në Twiter

Published

on

By

DASH: Betohet ambasadorja e re e SHBA-ve në RMV/ Taravari e uron për detyrën në Twiter

Dje është caktuar dhe ka bërë betimin në Departamentin e Shtetit në SHBA ambasadorja e re e caktuar e SHBA shkelqesia e saj Angela Aggeler.Me një postim në Twiter ate e ka uruar edhe u.d Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari.Me poshtë ju sjellim pp stimin e tij në Twiter:

“Urime Angela Aggeler për betimin tuaj si Ambasadore e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut! Unë dhe Aleanca për Shqiptarët do te jemi partnerët tuaj më të fortë për të materializuar përballjen tuaj të vendosur me korrupsionin dhe forcimin e besimit të publikut në qeverisjen dhe gjyqësorin. Mirë se vini përsëri në Maqedoninë e Veriut!”

Continue Reading

Lajme

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Published

on

By

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, i cili duke u kthyer nga Tetova, me makinën Golf 4 nga autostrada përfundoi në lumin Vardar.

“Vazhdon edhe sot kërkimi për vozitësin e aksidentuar ditë më parë këtu në autostradë në pikën e Zhelinës. Ndërkohë, siç mund të shihni, pas konfirmimit se Vozitësi dyshohet të jetë nga Kumanova, në kërkim të personit sot janë kyçur edhe pjesëtarë të policisë, dhe familjarët e ardhur nga Kumanova”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Familjarët thonë se studenti Erdon Ramadani kishte shkuar për të bërë pagesën e semestrit. Babai i tij Naser Ramadani është kthyer nga Austria dhe bashkë me vëllain e tij janë vënë në kërkim të Erdonit.

“Kam ardhur mbrëmë nga Austria sepse atje punoj. Familjarët gjithë jemi këtu erdhën edhe nga kurbeti kërkojmë. Djali duhej të paguaj semestrin në Tetovë, ishte viti i katërt në sociologji por ja, ka dashur Zoti dhe ka ndodh kjo. Kemi ardhur edhe sot që në orën katër në mëngjes por asnjë shenjë ende. Apeloj po patën mundësi të vijnë të kërkojnë birin tim, veç këtë djalë e kam”, deklaroi – Naser Ramadani, babai i Erdonit.

“Prej orës pesë e gjysmë jemi këtu. Erdhën pas pak zjarrfikësit tjerë s’kishte, ata erdhën në gjashtë e gjysmë, dhe ne shokët familjarët”, tha Xhaxhai i Erdon Ramadanit.

“Djali veç vetë ka udhëtuar se ka qenë student në vit të katërt në sociologji. Apeloj që të dalin sa më masovikisht këtu, sepse shteti është katastrofë. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej Forcave të Sigurisë së Kosovës na thanë se do na ndihmojnë”, u shpreh një familjar i Erdonit.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka angazhuar zhytës për të kërkuar studentin e aksidentuar.

“U alarmuam se ka nevojë për intervenimin tonë nga agjencia për mbrojtje dhe shpëtim dhe ja erdhëm në vendngjarje dhe po presim instruksione nga eprorët se si të veprojmë. Presim arritjen e edhe ekipit nga Koçani që do vijnë me anije që bashkë të bëjmë kërkimet sot”, deklaroi Trpkovski, palombar.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Prokuroria akoma nuk kanë dhënë informacione preliminar për shkaqet eventuale të aksidentit të mesditës së djeshme. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot

Published

on

By

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit me vranësira dhe kushte për reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jug-perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 5, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri në 28 gradë Celsiusë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot me diell dhe me vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26 gradë Celsiusë./Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale