Connect with us

Lajmet kryesore

Shilegov paralajmëron largimin e urës për këmbësorë në Bit Pazar

Published

on

Ura jofunksionale për këmbësorët në Bit Pazar drejt mbylljes. Kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se problemin e krijuar në bit Pazar me urën dhe kalimin ilegal do ta zgjidhin bashkë me komunën e Çairit.

Ai tha se nga kreu i Çairit ka kërkuar që ura të riparohet ose e njëjta të mbyllet ndërsa për këmbësorët të legalizohet kalimi i cili deri tani ishte ilegal.

“Për fat të keq ura e këmbësorëve është e papërdorshme dhe qyteti nga ana tjetër nuk ka as mundësi apo detyrim. Për fat të keq nuk kemi asnjë mundësi ligjore për të ndërhyrë pasi nuk është investimi ynë, unë kërkova që ura të riparohet në mënyrë që qytetarët të mund ta përdorin atë. Unë shpresoj se së shpejti do të marrim një përgjigje nga komuna e Çairit se në çfarë drejtimi do të shkojnë gjërat, nëse zyrtarisht mbyllim urën e këmbësorëve ta mbyllim dhe ta largojmë nga aty me qëllim që të ndërtojmë një kalim legal në bulevardin në Bit Pazar” – tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Ditë më parë kreu i Çairit tha se disa herë ka kërkuar nga Shilegovi legalizimin e kalimit por ky i fundit e ka kundërshtuar duke u arsyetuar se në të njëjtin vend nuk mund të ekzistojë kalim dhe urë për këmbësorët.

Edhe drejtuesi i Odës së tregtarëve kërkoi që Institucionet përgjegjëse të vendosin viza të bardha dhe semaforë në këtë kalim.

Ura jofunksionale dhe kalimi ilegal paraqesin rrezik serioz për kalimtarët pasi vitin e kaluar është regjistruar edhe një viktimë e cila ishte goditur nga autobusi urban deri sa po kalonte rrugën.

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Sot do të varroset Rexhail Qerimi

Published

on

By

Sot do të varroset Rexhail Qerimi

Disa minuta pas mesnate, në rrethana të mistershme, ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi, i dënuar për rastin “Alfa”, me burg të përjetshëm. Pas kësaj ishin njoftuar familjarët e të ndjerit, të cilët e kanë kërkuar trupin e pajetë të Qerimit dhe nuk kanë lejuar që atij ti bëhet autopsi.

Po ashtu, ata thonë se gjatë periudhës së vuajtjes së denimit, personi në fjalë nuk ka pasur sëmundje kronike dhe çdoherë kur ka kërkuar ndihmë mjekësore, ajo i është ofruar edhe nga mjeku i institucionit edhe nga specialistët e spitalit shtetëror.

Nga Prokuroria Publike theksojnë se në trupin e të ndjerit Rexhail Qerimi nuk janë hasur shenja dhune. Po ashtu thonë se është konstatuar se personi në fjalë ka pasur histori të sëmundjeve.

Varrimi i Qerimit do të bëhet sot pas namazit të xhumas.

Më 26 nëntor të vitit 2008 në afërsi të Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup u vra polici i njësitit “Alfa”, Afrim Arifi, ndërsa mbetën rëndë të plagosur edhe dy policë të tjerë. Rasti në fjalë bëri bujë në opinion sepse dy vite më vonë, më 30 prill të vitit 2010 për këtë vrasje u dënuan me burgim të përjetshëm ish-pjesëtarët e UÇK-së: Rexhail Qerimi nga fshati Opajë I Kumanovës dhe Agim Islami nga fshati Rashçe i Shkupit. Gjithashtu, me gjashtë vite burg u dënua ish ushtari i UÇK-së, Ramadan Shaqiri. Rasti është bazuar në dëshminë e “dëshmitarëve të mbrojtur”. Qerimi deri tani kishte vuajtur burg 13 vjet e gjysmë.

Rasti “Alfa” pritet që të rinisë nga e para, pasi familjarët kanë bërë ekspertizë shtesë nga ekspertë serb të videos së gjetur në vend-ngjarje.

Continue Reading

Bota

Rusia do të pushtojë Ukrainën në shkurt?! Biden paralajmëron Zelenskyyn

Published

on

By

Rusia do të pushtojë Ukrainën në shkurt?! Biden paralajmëron Zelenskyyn

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden paralajmëroi të enjten presidentin e Ukrainës se ekziston një “mundësi e dukshme” që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Ukrainës në muajin shkurt.

Kremlini gjithashtu paraqiti një pamje të zymtë, duke thënë se shihte “pak vend për optimizëm” në zgjidhjen e krizës, kjo pasi SHBA-ja këtë javë, refuzoi sërisht kërkesat kryesore të Rusisë.

Zyrtarët rusë thanë se dialogu ishte ende i mundur për t’i dhënë fund krizës, por Presidenti Biden ofroi një paralajmërim të qartë mes shqetësimeve në rritje se Presidenti rus Vladimir Putin, do të japë dritën jeshile për një pushtim të territorit ukrainas, në një të ardhme jo shumë të largët.

Shtëpia e Bardhë tha se komentet e Presidentit Biden gjatë një bisede telefonike me homologun e tij të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, përforcuan shqetësimet që zyrtarët e administratës kanë shtruar prej kohësh.

“Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në shkurt“, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Emily Horne.

“Ai e ka thënë këtë publikisht dhe ne kemi paralajmëruar për këtë për muaj të tërë“, shtoi ajo.

Rusia: Pak vend për optimizëm për lehtësimin e tensioneve

Më herët të enjten Rusia tha se kishte “pak vend për optimizëm” për zbutje të tensioneve në Evropën Lindore pasi siç thanë autoritetet e këtij vendi, Shtetet e Bashkuara refuzuan kërkesën e saj që Ukraina të mos lejohet të anëtarësohet në NATO dhe që Perëndimi të tërheqë trupat dhe armatimet nga vendet në kufi me Rusinë.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se përgjigjja e SHBA-së ndaj kërkesave të saj “nuk ishte pozitive”, por shtoi se disa elementë të saj mund të çojnë në “fillimin e bisedimeve serioze për çështje dytësore”. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë kanë hedhur poshtë kërkesat kryesore të Moskës duke i quajtur ato si të papranueshme.

Diplomati i lartë i Kremlinit tha se zyrtarët do t’i paraqesin propozime Presidentit Vladimir Putin. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha se Moska do të reagojë së shpejti, duke shtuar se “ka gjithmonë mundësi për të vazhduar dialogun. Është në interesin tonë dhe të amerikanëve“.

Zyrtarët e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë zhvilluan bisedime të mërkurën në Paris dhe ranë dakord për një raund tjetër bisedimesh që do të mbahen në Berlin, në javën e dytë të muajit shkurt. Palët ranë dakord për një armëpushim zyrtar në Ukrainën lindore, sipas Dmitry Kozak, i dërguari i Kremlinit.

“Ne kemi nevojë për një pauzë shtesë. Shpresojmë që ky proces të ketë rezultate brenda dy javësh“, tha ai.

Bisedimet e shkurtit do të zhvillohen në të njëjtin nivel diplomatik sikurse bisedimet e Parisit. Në rendin e ditës nuk është parashikuar ndonjë takim i nivelit të lartë mes krerëve të shteteve.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, ky është lajmi i keq“, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba. “Lajmi i mirë është se këshilltarët ranë dakord të takohen në Berlin pas dy javësh, që do të thotë se Rusia për dy javët e ardhshme, ka të ngjarë t’i qëndrojë rrugës diplomatike”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë, që druhen se Rusia mund të pushtojë së shpejti Ukrainën, vazhdojnë të protestojnë kundër grumbullimit të më shumë se 100,000 trupave ruse përgjatë kufirit të saj me republikën e dikurshme sovjetike, megjithëse Moska thotë se nuk ka në plan të sulmojë.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se dokumenti që SHBA-ja i dorëzoi Rusisë: “përfshin shqetësimet e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve tanë në lidhje me veprimet e Rusisë që minojnë sigurinë- një vlerësim parimor dhe pragmatik të shqetësimeve që Rusia ka ngritur, dhe propozimet tona për çështjet ku mund të gjejmë gjuhën e përbashkët”.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ndërsa përjashtoi dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë, vazhdimisht e ka paralajmëruar Rusinë se Perëndimi do të vendosë sanksione ekonomike të ashpra kundër saj, nëse sulmon Ukrainën.

Zoti Peskov tha se Presidentët Putin dhe Biden do të vendosin nëse duhet të zhvillojnë të tjera bisedime lidhur me ngërçin diplomatik të krijuar, pas dy telefonave të zhvilluara muajin e kaluar.

Zoti Kuleba tha se Kievi e kishte parë përgjigjen e SHBA-së drejtuar Rusisë, përpara se t’i dorëzohej Moskës.

“Nuk kishte asnjë kundërshtim nga pala ukrainase“, tha zoti Kuleba. “Është e rëndësishme që SHBA-ja të mbetet në kontakt të ngushtë me Ukrainën, para dhe pas të gjitha kontakteve me Rusinë. Nuk ka vendime për Ukrainën, pa Ukrainën. Ky është rregulli i artë“, tha ai.

Një gjë me të cilën ra dakord edhe Sekretari Blinken. Në një postim në Twitter, ai shkruante: “Asgjë për Ukrainën, pa Ukrainën“.

Ndërsa Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, shkëmbejnë kërkesa, të dyja palët kanë rritur përgatitjet ushtarake. Rusia ka nisur stërvitjet ushtarake që përfshijnë njësi të motorizuara të këmbësorisë dhe artilerisë në Rusinë jugperëndimore, avionë luftarakë në Kaliningrad në detin Baltik, dhjetëra anije luftarake në detin e Zi dhe Arktik, si dhe avionë luftarakë rusë e parashutistë në Bjellorusi.

NATO, aleanca ushtarake perëndimore prej 30 vendesh, tha se po rrit praninë e saj në rajonin e detit Baltik dhe SHBA-ja ka vendosur në gjendje gatishmërie të lartë 8,500 trupa, të gatshëm për t’u dislokuar në Evropë si pjesë e një operacioni të NATO-s.

Sekretari i Shtypit i Pentagonit John Kirby tha se forcat amerikane që ndodhen aktualisht në Evropë, disa tashmë në gjendje gatishmërie të lartë, mund të mobilizohen gjithashtu “për të përforcuar praninë e aleatëve tanë të NATO-s, nëse ata do të kishin nevojë”.

“Ne vazhdojmë të shohim, përfshirë në 24 orët e fundit, më shumë grumbullim të forcave luftarake nga rusët në pjesën perëndimore të vendit të tyre dhe në Bjellorusi“, u tha ai gazetarëve të enjten.

Zoti Kirby tha gjithashtu se SHBA-ja po përgatit ndihmë shtesë, për ushtrinë e Ukrainës, krahas asaj të dërguar gjatë ditëve të fundit.

“Ne jemi vetëm në fillimin e një pakete krejtësisht të re të ndihmës”, tha ai, duke mos pranuar të ndajë detaje rreth përmbajtjes. “Ne po përpiqemi të shohim nëse mund t’i përshpejtojmë ato“, shtoi zoti Kirby.

Zoti Kuleba tha se Ukraina nuk po planifikon asnjë veprim ofensiv dhe se Kievi pret që përpjekjet diplomatike për të trajtuar krizën përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë të vazhdojnë.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj rrugës diplomatike dhe jemi të gatshëm të angazhohemi me Rusinë në nivele të ndryshme për të gjetur (një) zgjidhje diplomatike për konfliktin“, tha zoti Kuleba në një konferencë shtypi. “Megjithatë, nëse Rusia vendos të luftojë, ne do t’i përgjigjemi. Ky është vendi ynë dhe ne do ta mbrojmë atë”, tha ai.

Continue Reading

Komente

Ziadin Sela: “Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë”

Published

on

By

Ziadin Sela në facebook:

Edhe një tragjedi e madhe që vjen si pasojë e padrejtësisë dhe diskriminimit të këtij sistemi të kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë.

Nuk iu lejua të shijojë lirinë dhe drejtësinë, të cilën gjithë opinioni e pa se ai e meritoi më shumë se çdo kush tjetër.

Si çdo shqiptar në këtë shtet, ndjehem i neveritur dhe thellësisht i revoltuar nga lajmi për vdekjen e Rexhail Qerimit, i cili mbahej në burgun e Idrizovës për më tepër se një dekadë, i dënuar padrejtësisht në rastin “Alfa”.

Rasti “Alfa” do të ngelet një ndër rastet më eklatante të montuara politike kundër shqiptarëve, në të cilin tre të pafajshëm, pa asnjë provë materiale, u dënuan me burg të përjetshëm pas ekzekutimit nga një grup ende i panjohur, të një polici shqiptar të njësitit “Alfa” në parkingun e fakultetit matematiko-natyror në vitin 2008.

Për vite me radhë, politika dhe drejtësia ia hudhën fajin njëra-tjetrës për mbajtjen e këtyre qytetarëve të pafajshëm, duke injoruar dëshmitë materiale dhe konkluzionet e ekspertizës ndërkombëtare të video materialit nga kamerat e sigurisë që dëshmojnë pafajësinë e Rexhailit dhe të dënuarve të tjerë. Për pasojë, rasti nuk gjeti epilogun e drejtë dhe shqiptarët sot kanë një martir të ri të drejtësisë së verbër dhe selektive, të instaluar për vite më radhë nga shteti i kapur që ka shndërruar shqiptarin në fajtorin kujdestar për çdo krim të pasqaruar e të montuar.

Vdekja e Rexhailit na rikujton edhe njëherë falimentimin e shtetit të së drejtës dhe nevojën urgjente për të siguruar një gjyqësor të pavarur, efikas dhe të drejtë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes vetingut në gjyqësor për të eliminuar ndërhyrjet politike, sjelljet bllokuese, joetike dhe shpeshherë korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përballë këtij falimentimi, vazhdojmë të besojmë se zgjidhja e vetme për rastet e montuara politike dhe të korrupsionit të nivelit të lartë ngelet krijimi i një misioni evropian për shtetin e së drejtës, që do të ketë për mision kryesor rishikimin e procedurave gjyqësore në lidhje me këto raste.

Familjes së Rexhailit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Bashkëndjejmë dhimbjen e tyre dhe u kërkojmë falje që nuk kemi mundur të bëjmë më tepër për lirimin e tij dhe të gjithë shqiptarëve të pafajshëm.

Drejtësia ka dështuar për Rexhailin dhe ajo do të vonojë për të pafajshmit e tjerë që po mbahen padrejtësisht në burgjet tona, por Aleanca për Shqiptarët zotohet se drejtësia nuk do të harrojë.

Continue Reading

Aktuale