Connect with us

Maqedonia e Veriut

Prokuroria ngrit procedurë për vrasje në Haraçinë

Published

on

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka sjell urdhër për ngritjen procedurës hetuese kundër një personi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale – vrasje më 18 gusht në Haraçinë.

“Më 18 gusht në fshatin Mojance, Haraçinë, me përdorimin e armës zjarrit më kalibër prej 7,62x25mm, i dyshuari e ka privuar nga jeta Zilbehar Ajvazin. Në ditën kritike, i dyshuari ka qenë i ulur në ulësen e përparme të pasagjerit në automjetin Folksvagen Golf 3, i drejtuar për momentin nga një person i panjohur. Nëpërmjet dritares së hapur të automjetit ai ka shtënë me dy plumba në drejtim të tashmë të ndjerit, Ajvazi dhe e ka goditur në anën e djathtë të kraharorit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore – plagë me armë zjarri. Plumbi ka lënduar disa organe vitale. I dëmtuari është hospitalizuar në IPSH “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup, ku i është bërë intervenim kirurgjik, por më 9 shtator ka vdekur”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Para vdekjes së tij, sipas kumtesës, Ajvazi në raport e identifikoi të dyshuarin si sulmuesin që qëlloi ndaj tij dhe si shkak ka përmendur mospajtimin paraprak në mes familjeve të tyre.

Prokurori publik kompetent para gjykatësit në hetimin paraprak të Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka paraqitur një propozim për masën e paraburgimit për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësinë e ndikimit mbi dëshmitarët. Më pas, prokurori e vlerësoi veçanërisht faktin se menjëherë pas incidentit i dyshuari menjëherë u bë i pakapshëm për organet e zbatimit të ligjit, për të është lëshuar një urdhër-arresti dhe kur është kapur në kontrollin e shtëpisë së tij ai ka dhënë informacion të rremë për identitetin e tij, thonë nga Prokuroria Publike.

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, ka shprehur shqetësim për faktin se gjithmonë ka ngecje kur bëhet fjalë për investimet kapitale tek vendbanimet ku jetojnë shqiptarët.

“Ajo që më shqetëson është se kur jemi tek pjesa e realizimeve të investimeve kapitale ngecje zakonisht janë te pjesa apo infratruktura që ka të bëjë më tepër me vendbanimet shqiptare. Apo autostradat të cilat lidhin shtetin tonë qoftë me Republikën e Shqipërisë apo me Republikën e Kosovës”, tha deputetja Dauti.

Continue Reading

Aktuale