Connect with us

Sport

Nga zhgënjimi i Kombëtares, te incidentet në inaugurimin e stadiumit të ri “Air Albania” si majë ajsbergu

Published

on

Shqipëria humbi kundër Francës me rezultatin 0-2 në ndeshjen e djeshme të luajtur në stadiumin “Air Albania”.

Delir i madh, “shtëpia e re” e shqiptarëve do të inagurohej përballë kampionëve të botës.

Entuziasmi i madh, foto të shkrepura dhe shumë besim para fillimit të sfidës.

Tifozët harruan se përballë kishin kampionët e Botës dhe optimizmi ishte i madh.

Stadiumi i madh me ngjyrat e tij u inaguru nga një ceremoni në fillim të ndeshjes.

Mbi 400 fëmijë krijuan një koreografi që duhej të ishte magjike, por fatkeqësisht nuk shkoi si duhet.

Flori Mumajesi, Aurela Gace dhe Era Istrefi ngritën atmosferën, ndërsa himni për francezët u kënduan nga Besa Kokëdhima, ndërsa Juliana Pasha këndoi himnin shqiptar.

Ndryshim melodie dhe zë shumë i ëmbël, por ndjemë mall për Kastriot Tushen dhe zërin e tij të fortë.

Ndeshja nuk kishte shumë histori, pasi francezët e dominuan krejtësisht, madje na toleruan.

Tolisso hapi ndeshjen që në minutën e 8′. Lojtari i Bayern Munchenit i shpëtoi mbulimit të Balajt dhe dërgoi topin në rrjetë, ndërsa goli i dytë riktheu te rrejta Antonie Griezmann.

Ndeshja do të mbahet mend më shumë për problemet me thirrjet “Rama ik” dhe incidentin në fushë gjatë pjesës së parë kur shpërtheu uji drejt tifozëve.

Përtej bukurisë, ngjyrave dhe koreografisë fantastike të Tifozëve Kuq e Zi, “Arena Kombëtare” ka 1001 probleme dhe dukja është vetëm maja e ajsbergut!

Gjithsesi, ta gëzojnë brezat dhe shpresojmë të kemi suksese në të…

Continue Reading

Sport

Shtohet një “rival” i papritur për Interin dhe Milanin

Published

on

Kushtet e tmerrshme të barit të San Siros, e fortë, e thatë dhe e shkatërruar nga temperaturat e ftohta të dimrit milanez dhe numri i madh i ndeshjeve, janë bërë një rival më shumë për Interin dhe Milanin , të cilët arritën ta zëvendësojnë me bar të ri në funksion të derbin e radhës.

“Problemi më i madh është fusha, po bëhet e pamundur të luash si për ne ashtu edhe për Milanin. Nuk është një justifikim, është e vërtetë që mund të bëjmë më mirë, por nuk kemi mundur të luajmë topin gjatë gjithë janarit” u ankua Simone Inzaghi , trajneri i Interit.

“Kjo na detyroi ne dhe Milanin të ndryshonim stilin tonë të lojës, i cili luan futboll të madh. Nuk është i rregullt, nuk ka qenë kurrë kaq i vështirë dhe i thatë,” shtoi ai.

Kushtet e tmerrshme të barit i ekspozojnë lojtarët edhe ndaj rreziqeve të shtuara të dëmtimit, siç ndodhi këtë të diel me suedezin Zlatan Ibrahimovic .

Megjithëse nuk mund të vërtetohet me siguri se lëndimi është shkaktuar nga bari, nuk ka dyshim se nyjet dhe muskujt janë veçanërisht të stresuar në këto kushte.

San Siro tani do të ketë dy javë pushim përpara se liderët Inter dhe Milani i vendit të dytë të takohen në fundjavën 5-6 shkurt./albeu.com/

Continue Reading

Sport

Joshua i nervozuar mohon raportimet se do të hap rrugë për duelin Fury-Usyk

Published

on

Raportimet se Anthony Joshua ka hapur rrugë për duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk i ka hedhur poshtë vet AJ.

Boksieri britanik thuhej se do të lë rrugë për duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, duke pranuar 15 milionë funte.

Një mundësi të tillë e ka hedhur poshtë AJ, madje me shumë nervozë.

“Dëgjoj njerëzit që thonë se ‘AJ pranoi 15 milionë funte për të hapur rrugë’. Unë nuk kam nënshkruar asnjë kontratë – s’kam parë asnjë kontratë”, ka thënë AJ, transmeton lajmi.net.

“Meqë kështu, ndaloni së dëgjuari broçkulla, derisa të keni diçka nga unë. Unë jam njeriu në kontroll të fatit tim. Unë jam njeriu që drejton bizneset e mia”, shtoi britaniku.

Joshua, sipas kontratës paraprake me Usyk, ka të drejtë për revanshin, në mënyrë që të tentojë rikthimin e titujve. Këtë të drejtë me shumë gjasë do ta shfrytëzojë.

Continue Reading

Sport

Mourinho do të tentojë sërish transferimin e Granit Xhakës

Published

on

José Mourinho ka pasur një ndikim domethënës në strategjitë e transferimit të Romës, duke bindur Tammy Abrahamin dhe lojtarë të tjerë që të transferohen në “Stadio Olimpico” dhe sipas raportimeve në Itali, portugezi nuk ka hequr dorë nga Granit Xhaka i Arsenalit.

José Mourinho ka pasur një ndikim domethënës në strategjitë e transferimit të Romës, duke bindur Tammy Abrahamin dhe lojtarë të tjerë që të transferohen në “Stadio Olimpico” dhe sipas raportimeve në Itali, portugezi nuk ka hequr dorë nga Granit Xhaka i Arsenalit.

Roma ishte skuadra që shpenzoi më së shumti në Serie A gjatë verës dhe ka qenë një nga skuadrat më të ngarkuara në afatin kalimtar të janarit.

Mourinho ka bindur drejtuesit e Romës që të përforcojnë skuadrën gjatë muajve të fundit. Ainsley Maitland-Niles dhe Sergio Oliveira janë dy nënshkrimet e fundit për “Giallorossët”.

Oliveira dhe Mourinho kanë të njëjtin përfaqësues, Jorge Mendes, ndaj e ka pasur të lehtë që ta bindë 29-vjeçarin të kalojë në “Olimpico”.

“Special One” duhej të bënte më shumë përpjekje gjatë verës për të bindur Abrahamin të largohej nga Chelsea dhe të nënshkruante me “Giallorossi”.

Mourinho e kishte bindur edhe Xhakën që të kalonte në Romë. Megjithatë, “Giallorossi” dhe Arsenali nuk arritën një marrëveshje për çmimin e lojtarit, kështu që Xhaka mbeti në Londër.

“Sky Sport Italia” sugjeron se Mourinho nuk është dorëzuar dhe do të bëjë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me Xhakën në fund të sezonit, duke qenë se Jordan Veretout mund të largohet.

Continue Reading

Aktuale