Connect with us

Kosovë

Kosovarët për Anglinë/”Kur përjetonim gjenocidin, ju na i rritët shpresat tona për liri”

Published

on

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dje u zhvillua ndeshja historike mes Kosovës dhe Anglisë.

Atmosfera në stadium ashtu si edhe jashtë tij ishte tepër mbresëlënëse.

Ajo që binte në sy ishte se në duart e tifozëve kosovarë kishte një sërë pankartash që  tregonin mirënjohjen kosovare ndaj shtetit të Anglisë.

“Kur ne po përjetonim gjenocidin dhe dhunimin e grave, ju na i rritët shpresat tona për liri. Gjithnjë falënderues, Anglisë!” – shkruhet në një pankartë nga tifozët dardanë.

Continue Reading

Kosovë

Vjosa Osmani: Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur sot publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International, sipas së cilës Kosova ka shënuar ngritje prej 17 pozitave.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se kjo paraqet ngritjen më të lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.

“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese. Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International – ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit. Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit”, shkruan Osmani.

Continue Reading

Kosovë

Zv.ministri i Shëndetësisë: Mund të ketë rishikim të masave anti-COVID brenda javës

Published

on

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë se mund të ketë rishikim të masave anti-COVID në ditët në vijim.

Berisha theksoi se këto janë masa të përkohshme, që sipas tij, çdo ditë merren të dhënat nga komiteti këshillëdhënës për përmirësimin e tyre, apo cilat kanë dhënë efekt pozitiv apo negativ.

“Nuk mund ta them saktë cila masë do të ndryshohet, por do të ketë rishikim të këtyre masave. Këto janë vendosur në një afat dyjavor, por nuk do të thotë se nuk mund të ndërrohen brenda javës”, u shpreh Berisha në Klan Kosova.

Pas rritjes shqetësues të rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës më 21 janar ka vendosur masa shtesë mbrojtëse kundër COVID-19.

Më kuadër të masave të reja kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Ndërkaq shërbimet e gastronomisë, kafiteritë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi nga 22 janari 2022 dhe është paraparë të zbatohen deri më 04 shkurt 2022.

Continue Reading

Kosovë

Kosova blen 40 fluturake vëzhgimi e filmimi nga SHBA-ja

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset së shpejti me 40 fluturake vëzhgimi e filmimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç shkruan Shephardmedia, FSK-ja do të marrë pajisje “RQ-20 Puma Long Endurance (LE) UAS”, që janë të prodhuara nga AeroVironment, përmes programit FMs, transmeton Klankosova.tv.

Ofertuesi i vetëm AeroVironment duhej të përfundonte punën për kontratën prej 11.01 milionë dollarësh më 25 janar.

Kosova ka porositur 40 njësi gjithsej, bazuar në një kosto të vlerësuar për njësi prej 215,000 dollarë.

Puma LE janë fluturake, të cilat lëshohen me duar dhe shërbejnë për mbikëqyrje territori. Mund të qëndrojnë në ajër deri në gjashtë orë.

Trupat amerikane që shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it dihet se kanë përdorur Puma LE për misionet e mbikëqyrjes kufitare.

Continue Reading

Aktuale