Connect with us

Bota

Koreja e Veriut nuk dëshiron biseda të pakuptimta me SHBA-në

Published

on

Koreja e Veriut sot kumtoi që nuk është e interesuar për biseda të pakuptimta me SHBA-në vetëm se presidenti amerikan, Donald Tramp, të ketë me çka të krenohet.

“Më nuk jemi të interesuar për biseda nga të cilat asgjë nuk fitojmë. Duke e marrë parasysh që asgjë nuk fitojmë, më nuk do e shpërblejmë presidentin amerikan me diçka që ai më pas të mund të krenohet”, deklaroi Kim Ke-gvan, këshilltar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut.

Me këtë, Koreja e Veriut iu përgjigj tuitit të Donald Trampit, në të cilin ai njoftoi për takimin e ri me liderin verikorean Kim Xhong-un.

Këshilltari vlerësoi që Uashingtoni duhet të heq dorë nga ajo që Pheniani e konsideron për “politikë të armikut” nëse dëshiron që të ketë negociata.

Tramp deklaroi për rivalin e tij politik Xho Bajden që është pak “më i mirë se një qen i tërbuar”. Ai dje në Tuiter i shkroi mesazh liderit të Koresë së Veriut Kim Xhong-un që kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale është “më i fjetur dhe i ngadalshëm”, por jo edhe “qen i tërbuar” dhe se është “diç më i mirë se kaq”. Në këtë mënyrë ai iu përgjigj vlerësimit të pardjeshëm të agjencisë shtetërorë verikoreane të lajmeve KCNA që ish-nënpresidenti amerikan “është qen i tërbuar që duhet të rrihet me shkop deri në vdekje”.

Trampi e porositi Kimin që ai është i vetmi i cili “mund ta sjellë atë aty ku duhet të jetë” dhe i bëri thirrje të veprojë shpejtë dhe të vijë deri tek marrëveshja. Tuiti përfundon me fjalët “Shihemi së shpejti”.

Continue Reading

Bota

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Published

on

By

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Kërkesa për dronët turq Bayraktar TB2 është rritur ndjeshëm. Kompania turke Baykar Makina Sanayi ve Ticaret AS, e cila furnizon Ukrainën me drone, njoftoi se aktualisht ka një numër të madh të porosive për tre vjet. Sipas kompanisë, ajo ka kapacitetin për të prodhuar 20 dronë në muaj.

“Dronët TB2 dhe Akinci janë prodhuar në masë, ne kemi kërkesë për të dyja”, tha CEO i kompanisë private Haluk Bayraktar, në një intervistë me Fondacionin ukrainas Come Back Alive. “Për Bayraktar TB2 kemi kontrata eksporti me 22 vende të ndryshme”, tha ai, shkruan Bloomberg.

Baykar, i cili po punon gjithashtu në një projekt luftarak pa pilot të quajtur Bayraktar Kizilelma, dëshiron të rrisë më tej kapacitetin e tij prodhues dhe shpreson ta bëjë këtë duke ndërtuar një fabrikë në Ukrainë.

Kompania turke bleu tokë në Ukrainë dhe është regjistruar si person juridik, me qëllim ndërtimin e një fabrike për prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.

Bayraktar, i cili është vëllai i dhëndrit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Selcuk Bayraktar, tha se kompania dëshiron të ndërtojë drone TB2 dhe Akinci, si dhe Kizilelma Fighters në Ukrainë. Ndërtimi i një objekti kërkimor dhe një qendre prodhimi të avancuar tashmë është duke u zhvilluar, tha ai, duke shtuar: “Ne e shohim Ukrainën si partnerin tonë strategjik. Ne gjithashtu duam ta bëjmë Ukrainën një bazë prodhuese”.

Turqia ka arritur të mbajë marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë. / abcnews

Continue Reading

Bota

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Published

on

By

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Referuar një sondazhi të KOF (Qendrës së Kërkimeve Ekonomike), thuhet se pagat në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me 2.2% vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që kjo shumë do të ishte rritja më e madhe në 22 vjet.

Ekspertët ekonomikë thonë se kjo rritje nuk do të kompensojë plotësisht inflacionin.

Ky sondazh u transmetua në “NZZ am Sonntag”, ku thuhet se pritet një rritje mesatare e pagave prej 2.2% në vitin 2023.

Nga ana tjetër, gazeta shkruan se UBS në parashikimet e saj tregon se inflacioni për gjithë vitin 2022 do të jetë në të vërtetë 3.1%./albinfo.ch

Continue Reading

Bota

Ukraina publikoi shifrat më të reja mbi humbjet e trupave ruse

Published

on

By

Ukraina publikoi shifrat më të reja mbi humbjet e trupave ruse

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës publikoi sot të dhëna të reja mbi humbjet e vlerësuara ushtarake ruse që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Që nga fillimi i luftës, 43,750 ushtarë rusë kanë vdekur, që është 200 më shumë se dje, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

U shkatërruan 1876 tanke, 4141 automjete luftarake të armatosura, 985 sisteme artilerie, 261 MLRS, 136 sisteme luftarake kundërajrore.

Ukraina pretendon gjithashtu se 233 avionë dhe 195 helikopterë janë shkatërruar.

Forcat e Armatosura të Ukrainës deklarojnë se trupat ruse pësuan humbjet më të mëdha dje në drejtim të Donetsk.

Continue Reading

Aktuale