Connect with us

Lajme

Këta fëmijë kanë nevojë për ndihmën tonë (VIDEO)

Published

on

Të lënë në mëshirë të fatit, 4 fëmijët e familjes Ademi nga Gradeci vuajnë për kafshatën e gojës.

Atyre u mungojnë gjërat elementare për jetesë, janë pa kulm mbi kokë, pa ushqim dhe veshmbathje. Të njëjtit as nuk ndjekin shkollimin sikur të gjithë fëmijët tjerë të fshatit. Që situata të jetë edhe më e rëndë për këta fëmijë të njomë, pesë vjet më parë nëna e tyre ndërron jetë duke i lënë edhe pa mbëshetje prindërore.

Deri sa bashkmoshatarët e tyre shkojnë në shkollë përpos mësimit edhe argëtohen, këta fëmijë nuk mund ta shfrytzojnë të drejtën e tyre sepse nga moskujdesi prindëror ato kanë mbetur të paregjistruar si shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Arditën e vogël së bashku me tre vëllezërit e saj i ka tradhëtuar jeta, e mes lotësh ata  nuk mund ta përballojnë gjendjen e tyre.

Ata kërkojnë ndihmë nga bamirësit, së paku të mos vuajnë për ushqim e siç thonë ata momentalisht me ushqim i mbajnë fqinjët. Ata kërkojnë ndihmë nga çdo njeri human që t’i ndihmojnë për të siguruar kafshatën e gojës dhe një shtepi të vogel, sepse këta 4 fëmijë gjatë dimrit kur edhe ndryshojnë temperaturat po përballen akoma me më shumë vështirësi.

Jeta e rëndë me të cilën po përballen, Elmiraxhi, Ismaili, Bilalli dhe Ardita mund edhe të vështirësojnë gjendjen e tyre shëndetësore sepse me ardhjen e dimrit këta fëmijë nuk kanë veshmbathje, por as kulm mbi kokë. U larguam nga këta 4 fëmijë të pafajshëm të cilët lusin cdo bamirës për cdo ndihmë të çfarëdollojshme e mes tjerash ata kanë nevojë për gjithcka.

U larguam nga këta fëmijë të braktisur duke shpresuar se do të dalë dikush për t`u ndihmuar. Të gjithë ata që vendosin për t’u ndihmuar fëmijëve të adresohen tek këshilli i xhamisë së fshatit Gradec dhe të paraqiten në numrin e Telefonit 070823177.

https://youtu.be/b9lVOoYfRyE

Continue Reading

Lajme

BE i “tërheq veshin” Serbisë: Nuk ka vend në Europë mohimi i genocidit

Published

on

Nuk ka vend në Europë për mohimin e genocidit. Nuk ka vend për glorifikimin e krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës.

Gjithashtu, relata ose mbështetja publike e atyre që mohojnë genocidin e luftës, krimet genocidale të luftës dhe minimin e integritetit territorial dhe barazisë së një vendi jo vetëm rrezikon stabilitetin rajonal, por sfidon dhe vlerat europaine”, u shpreh përfaqësuesi i BE për Çështjet e Jashtme dhe sigurinë Josep Borrel./Dosja.al/

Continue Reading

Lajme

Dëshmia nga SHBA: Berisha do të arrestohet! Në emër të vuajtjeve të njerëzve si unë! (Video)

Published

on

Sotiraq Naçi dëshmoi nga SHBA për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, për jetën e tij, bizneset dhe gjithçka që iu shkatërrua gjatë viteve 1992-1997, kohë mbas të cilës ai kërkoi azil politik në Amerikë dhe e mori. Ai shprehet në emisionin “Shqip” se përgjegjësi shkatërrimin e jetës së tij në Shqipëri është Berisha dhe shteti që ai krijoi.

“Kërkova azil politik në Amerikë si i persekutuar i regjimit të Berishës pasi me rrezikohej jeta për atë që më ndodhën. E them shpesh deshte Zoti dhe më shpëtoi dhe jam gjallë sot.

Por erdhi dita të dalë kjo situatë e rëndë që ishte atëherë në Shqipëri. E dija që një fund do të kishte gjithsecili që ka prekur Shqipërinë dhe i ka krijuar plagë.

Kjo ditë do vinte që ta paguajë Berisha. SHBA e ka cilësuar në mënyrë te detajuar. Berisha nuk mund të gënjejë më njerëzit. Mendoj që njerëzit që kanë bërë bëma të mëdha në Shqipëri nga pozita që kanë pasur është më mirë të largohen dhe deklarojnë vetë se çfarë kanë bërë, të lëshojnë ato që kanë marrë dhe që nuk i takojnë.

Njerëzit presin me ankth arrestimin urgjent të Sali Berishës dhe duhet bërë jo se kënaqet apo ai, por Berisha është drejt asaj rruge dhe ai ika bërë ato gjëra, familjarisht i ka bërë ato.

Pse nuk ia thonë në sy dhe vërtiten jo non grata apo po non grata, jo ai nuk është non grata, ai është cilësuar fajtor, kriminel, Berisha ka vrarë, ka prerë me urdhrin e tij, më shkrimin e tij, me firmën e tij, me vendimet e qeverisë së tij.

Këto janë dokumente të arkivuara, pse t’i fshehim këto gjëra? Kush e fsheh është më fajtor se ai që ka bërë fajin. Jam një nga njerëzit që iu shkatërrua jeta nga sistemi i Berishës dhe ai po akuzohet edhe për krimet që ka bërë edhe ndaj njerëzve si unë.

E ka cilësuar SHBA, për mashtrim dhe përvetësime të mëdha familjarisht, Berisha i jepte djalit, vajzës, dhëndrit dhe njerëzve që e rrethonin dhe e mbanin atë dhe sot e ndjekin. Pra mos t’i vëmë fjalën e madhe që i ka vënë Amerika, pra është një mafie e ndërtuar në sistem, pikë. Amerika nuk e gjykon, Amerika t’i ka konstatuar dhe t’i ka dhënë të gjitha.

Për çfarë e gënjen Saliu atë milet që e mbledh në Foltore, ai bën një krim tjetër akoma shumë më të madh, bën krimin e dytë, për të prishur opinionin publik, për të gënjyer dhe mashtruar. Saliu do të shkojë ose drejt Strasburgut ose do të gjykohet aty, do të përgjigjet një ditë.”, u shpreh Sotiraq Naçi.

Continue Reading

Bota

Në Zvicër pensioni i burrave është dy herë më i lartë se ai i grave, kjo është arsyeja

Published

on

Ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis përfitimeve të pensionit që marrin burrat dhe gratë në pensionet profesionale – e ashtuquajtura “shtylla e dytë që paguhet përveç AHV / AVS”, sipas shifrave më të fundit nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).

Mesatarja e pensionit të pleqërisë të paguar për herë të parë në vitin 2020 ishte 2081 franga në muaj për burrat kundrejt 1167 franga për gratë, shkruajnë mediat zvicerane,

Këto dallime të rëndësishme janë për shkak të llojit të punësimit. Gratë zakonisht përjetojnë ndërprerje më të shpeshta të punës dhe punë me kohë të pjesshme, kryesisht për arsye familjare.

Gjithashtu, gratë shpesh kanë paga më të ulëta, kontribuojnë më pak në pensionet profesionale dhe për këtë arsye marrin më pak përfitime kur dalin në pension.

“Puna në shtëpi dhe në familje, e cila bëhet më shpesh nga gratë, është e papaguar dhe nuk llogaritet në përfitimet e pensionit të pleqërisë,” tha FSO.

Continue Reading

Aktuale