Connect with us

Bota

KB: Shtatë milionë fëmijë në të gjithë botën janë të privuar nga liria

Published

on

Rreth shtatë milionë fëmijë janë mbajtur në burg, paraburgime në polici, qendra emigracioni, shtëpi për persona me aftësi të kufizuara dhe institucione për mbrojtje sociale, theksohet në studimin e fundit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Autorët sot deklaruan se vlerësimi i tyre konservator është në kundërshtim me Konventën për të drejtat e fëmijëve, që është nënshkruar nga 200 vende, që lejon vetëm paraburgim me afat të shkurtër për fëmijë nën moshën 18 vjeçare.

“Megjithëse vitet e fundit është arritur përparim i madh për zgjidhjen e këtij problemi, duhet të bëhet shumë më tepër për t’i nxjerrë këta fëmijë nga institucionet dhe për t’i dhënë fund paraburgimit të emigrantëve të mitur”, deklaroi Manfred Novak, përfaqësues për të drejtat e njeriut që e udhëheq studimin.

Ai shtoi se duhet të kthehet “fëmijëria e fëmijëve në paraburgim”.

Në raport paralajmërohet se çrregullimet psikiatrike te fëmijët rriten dhjetëfish gjatë mbajtjes në paraburgim dhe fëmijët e liruar vdesin më të ri se ata që asnjëherë nuk kanë qenë në paraburgim

Ekipi i Novakit zbuloi se të paktën 410.000 fëmijë mbahen çdo vit në burgje dhe në burgje parahetimore, ndërsa një milion janë në paraburgim.

Përveç kësaj, në 80 vende ka gjithsej 330.00 fëmijë emigrantë në paraburgim.

Edhe 4,5 milionë fëmijë jetojnë në institucionet sociale të cilat “nga natyra e tyre”, nuk janë në gjendje të funksionojnë pa i privuar fëmijët nga liria e tyre.

Ekspertët për të drejtat e njeriut i hulumtojnë gjithashtu zonat e konflikteve, siç janë Siria dhe Iraku, ku dhjetëra mijëra fëmijë të ekstremistëve të Shtetit Islamik janë të mbyllur në kampe.

Continue Reading

Bota

Në këtë qytet gjerman qiraja është vetëm 1 euro

Published

on

By

Fuggerei, është një qytezë e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri i cili kërkon të nisë një jetë të re, larg zhurmës, smogut e po ashtu shpenzimeve.

Mediat vendase thonë se në këtë zonë qiratë e shtëpive nuk kanë ndryshuar që prej vitit 1521 dhe ato janë vetëm 0.88 euro.

Fuggerei është një qytezë në Augsburg në Bavari, e cila ka vetëm 67 shtëpi, 142 apartamente, një kishë dhe pallatin administrativ. Fuggerei arrin 15.000 metra katrorë dhe është afër qendrës së Augsburger.

Referuar historisë së kësaj qyteze thuhet se ajo u ndërtua në vitin 1521 nga Jakob Fugger dhe prej asaj kohe nisi të popullohej. Jakob asokohe u bë mjaft i pasur pasi merrej me tregtinë metaleve dhe përmes marrëveshjeve ekonomike. E më pas vendosi të krijonte komunitetin.

Deri më sot Fuggerei mbetet vendi me qiranë më të ulët dhe mund të përballohet nga çdo njeri.

Continue Reading

Bota

Raketa e Elon Musk që mbeti në hapësirë është rrugës për t’u përplasur në Hënë

Published

on

By

Një raketë e lëshuar nga kompania e eksplorimit të hapësirës së Elon Musk është rrugës për t’u përplasur në Hënë dhe për të shpërthyer.

Sipas BBC, përforcuesi Falcon 9 u lansua në vitin 2015, por pas përfundimit të misionit të tij, nuk kishte karburant të mjaftueshëm për t’u rikthyer drejt Tokës dhe kështu mbeti në hapësirë.

Astronomi Jonathan McDowell tha për BBC News se do të jetë përplasja e parë dhe e pakontrolluar – që dihet – e raketave me Hënën.

Por efektet do të jenë të vogla, thotë ai.

Raketa u braktisë në orbitë të lartë shtatë vjet më parë pasi përfundoi një mision për të dërguar një satelit të motit hapësinor në një udhëtim milion milje.

Pajisja ishte pjesë e programit të Musk për eksplorimin e hapësirës, SpaceX, një kompani tregtare që synon përfundimisht t’u ofrojë njerëzve mundësinë për të jetuar në planetë të tjera.

Continue Reading

Bota

Anglia lehtëson masat, heq detyrimin për të mbajtur maska

Published

on

By

Duke filluar nga dita e sotme Anglia do të heq të gjitha kufizimet e Planit B që u vendosën për shkak të Omicron. Masat përfshinin mbajtjen e detyrueshme të maskave në dyqane dhe në transportin publik, udhëzimin për të punuar nga shtëpia dhe mospërdorimin e certifikatave të vaksinave.

Më qytetarëve s’do t’u kërkohen maskat dhe pasaportat e vaksinave për të hyrë në ambiente të mbyllura.

Pasaportat e COVID-it nuk do të përdoren më për të hyrë as në klubet e natës, stadiume e ngjarje të mëdha, edhe pse në disa raste mund t’u kërkohet klientëve të dëshmojnë vaksinimi apo testi negativ.

Ndryshimet janë pjesë e vendimit të Qeverisë për të hequr masat dhe vjen pasi numri i rasteve me COVID-19 ka rënë ndjeshëm në dy javët e fundit edhe pse në shifra të larta, rastet kanë pësuar ulje javëve të fundit.

Javën e kaluar qeveria ndryshoi udhëzimin për të hequr detyrimin për mbajtjen e maskave në shkollat e mesme. Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se suksesi i programit të vaksinimit, ka bërë të mundur rikthimin në planin A.

Ky vendim vjen pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi 102,292 raste të reja në 24 orë dhe vetëm 346 viktima.

Vendi ka regjistruar 16,149,319 raste dhe 154,702 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Continue Reading

Aktuale