Connect with us

Lajmet kryesore

Franca shpërndan propozimin për ndryshime në procesin e zgjerimit

Published

on

Franca ka shpërndarë propozimin e saj për ndryshimet në procesin e anëtarësimit të mëtejshëm në BE. Përmes një dokumenti jo procedurial, Franca u kërkon vendeve anëtare të ndryshojnë procedurat e parashikuara ligjërisht nga Traktati i Lisbonës, bazuar në vullnetin aktual politik.

RTSH ka siguruar dokumentin e shpërndarë, në të cilin, megjithëse shprehet mbështetje për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kërkohen procese pas të cilave jo vetëm nuk duket mbërritje në destinacionin evropian, por vendosen hendeqe gati të pakapërcyeshme.

Thelbi i propozimit, i konfiguruar si rrathë të jashtëm të BE-së, kapërcehet vetëm nëse shihet plotësimi i skajshëm i kushteve. Ai krijon pengesë për hapjen e dosjeve të reja, ndërsa procesi i deritanishëm lejon trajtimin e njëhershëm duke fituar kohë për reformat që mund të kryhen paralel.

Konkretisht propozimi francez sheh si rreth të parë ato që janë mbajtur deri tani kapitulli 23-24 reforma në drejtësi dhe të drejtat e njeriut.

Procesi pasndjekës për t’iu afruar mesit të BE-së është refroma në arsim, kulturë e sport, hapësirë transport e telekomunikacion që i përgjigjen praktikisht kapitullit 14, 15, 21, 22, 26, 25, dhe 27.

Shkalla e tretë sipas propozimit francez ka të bëjë me punësimin dhe problemet sociale dhe sipas kapitujve aktualë 19, 28, 5, 7, 8, 20.

Dhe vetëm pas kësaj vendet kandidate mund të fillojnë të diskutojnë për financat që do të ishte shkalla e katërt që korrespondon me kapitujt aktualë 4, 9, 16, 17, 17 dhe 32.

Shkalla e pestë propozohet të jetë çështje të tregut të brendshëm që përkojnë me kapitujt aktualë 1, 2, 3, 6,, 10, 11, 12, 13.

Vetëm në shkallën e gjashtë vendet mund të fillojnë të besohen për të diskutuar çështjet e politikës së jashtme që i përgjigjen kapitujve 6, 30, 31.

Një shkallë e shtatë konsideron çështje të tjera sërish të politikës së jashtme që parashikohen aktualisht në kapitujt 33, 34, 35.

Vendet kandidate, por edhe ato anëtare kanë kundërshtuar në parim me shumicë ndryshimin e rregullave të lojës, sidomos për vendet e Ballkanit perëndimor.

Ndërkohë Gjermania ka vënë në dukje se integrimi gradual është provuar dhe nuk ka funksionuar në të ashtuquajturin proces i stabilizim asociimit, i krijuar pas luftës në Kosovë, për të afruar vendet e rajonit me BE, duke i arritur standartet gradualisht.

Ndërsa shanset e një pranimi nuk duken se kanë matematikën e nevojshme, pavarësisht deklarimeve të Macron, një gjë është e qartë, që plani është vendosur përkundrejt një procesi tashmë të filluar, që priste vetëm miratimin formal si ai për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjë që u pengua duke u shfrytëzuar unanimiteti i nevojshëm i marrjes së vendimeve në BE.

Continue Reading

Lajmet kryesore

ASH: Transparency International konfirmoi, Maqedonia e Veriut ndër vendet më të korruptuara

Published

on

Ndaj raporti të Transparency International ka reaguar Aleanca për Shqiptarët.

Thonë se ky raport konfirmoi se Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të korruptuara.

Reagimi i plotë:

Sot, Transparency International ka konfirmuar edhe zyrtarisht atë që Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar në vazhdimësi. Regjimi aktual është një nga më të korruptuarit në botë dhe në vlerësimin e këtij viti radhitet në grupin e vendeve si Tanzania, Suriname, Maroko, Guyana, Etiopia, Kolumbia dhe të tjera. Për të qenë ironia edhe më e madhe, vende të cilat deri dje janë llogaritur si më të korruptuara, sot janë në pozicione shumë më të mira se vendi jonë, ndërsa larg Maqedonisë së Veriut janë edhe vendet diktatoriale si Kuba.
Kjo situatë ka vetëm një fajtor, regjimin hibrid që ka kapur gjyqësorin dhe prokurorinë dhe ka instaluar korrupsionin në çdo sferë dhe institucion. Këtij rangimi, kujtojmë se i kanë kontribuar pasaportat për kriminelët botërorë, lirimi i kriminelëve vendor dhe mbajtja në burgje e qytetarëve të pafajshëm që nuk kanë para të blejnë lirinë edhe pse e njëjta u takon.

Continue Reading

Lajme

Lufta kundër korrupsionit, Maqedonia njëjtë si Tanzania, Vietnami e disa vende afrikane

Published

on

By

Lufta kundër korrupsionit, Maqedonia njëjtë si Tanzania, Vietnami e disa vende afrikane

Në Raportin e fundit të Transparency International rreth indeksit të korrupsionit dhe luftës kundër korrupsionit, Maqedonia e Veriut radhitet ende bashkë me vendet afrikane. Sipas këtij raporti, Maqedonia radhitet në vendin e 39 si vend më i korruptuar, bashkë me Tanzaninë Vietnamin, Surinamen, Guajanën, Marokon, Etiopinë, Kolumbinë dhe Kosovën, përcjell in7.tv

Lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të vendit. Korrupsioni i lartë ka ngulur rrënjët thellë në sistemin shtetëror në Maqedoni dhe assesi se mund të shqepet./in7

Continue Reading

Lajme

Artan Grubi jep lajmin: Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, do të luajmë futboll mes veti

Published

on

By

Artan Grubi jep lajmin: Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, do të luajmë futboll mes veti

Artan Grubi në faecbook:

Një nga grupet e punës në suaza të bashkëpunimit ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë që sot nisi me punë është edhe grupi i punës për arsim, kulturë, shkencë dhe të rinj, seancën e së cilës pata nderin ta bashkëkryesoj me kolegun tim bullgar.
Përcaktuam prioritetet e përbashkëta në këto sfera për të cilat do të punojmë në periudhën në vazhdim, në mesin e të cilave:
– shpalljen e konkursit për logo dhe sllogan të mbledhjeve të përbashkëta qeveritare
– përpilimi i një kalendari të përbashkët kulturor;
– nxitjen e bashkëpunimit mes universiteteve të vendeve tona për programe më atraktive studimore, shkëmbim të përvojave dhe mundësi për punë praktike;
– organizimin e një ndeshje futbolli mes dy kabineteve qeveritare;
– organizimi i konferencave të përbashkëta shkencore;
– intensifikim i bashkëpunimit mes Agjencisë për Rini dhe Sport të vendit tonë dhe Ministrisë për Rini dhe Sport të Republikës së Bullgarisë;
– promovimi i ndërsjelltë i destinacioneve atraktive turistike dhe thellimi i bashkëpunimit në sferën e turizmit si predispozitë e fuqishme e zhvillimit ekonomik dhe të tjera.

Continue Reading

Aktuale