Connect with us

Maqedonia e Veriut

FMN: Ekonomia me rritje solide, të qëndrohet në rrugën e reformave

Published

on

Viteve të fundit autoritetet sërish e përjetuan momentin e reformave. Ekonomia hyri në periudhën e rritjes solide dhe stabilitetit në krizën politike afatgjate.

Rritja pritet të përshpejtohet për 3,4 për qind në vitin 2020. Por, nga vlera thelbësore është të qëndrohet në rrugën e reformës me qëllim që plotësisht të përforcohet rrezistenca e ekonomisë së goditjeve dhe përfundimisht të rritet niveli i të ardhurave.

Këtë e vlerëson Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar që javën e kaluar ka qëndruar në vend.

“Reformat institucionale të rëndësishme, si dhe ato nga fusha e menaxhimit e treguan përkushtimin e tyre për ballafaqim me sfidat afatgjate. Ende më shumë janë përforcuar korrnizat për shpenzim pensional dhe social, ndërsa tatimimi u bë më me drejtësi, me çka përmirësohet qëndrueshmëria e financave publike. Me këto aktivitete, autoritetet fituan kredibilitet të rëndësishëm të politikave dhe ekonomia sërish u rregullua”, citojnë në deklaratën përfundimtare të FMN-së.

Sipas ekipit të FMN-së, mbetja në rrugë e reformave do të ndihmojë në mbajtjen e kredibilitetit të politikave.

“Misioni i FMN-së rekomandoi të shfrytëzohet kjo periudhë e rritjes solide që të ripërtërihet hapësira fiskale, me qëllim që të përforcohet aftësia e ekonomisë të ballafaqohet me goditje të ardhshme. Në këtë kontekst planet për modifikim të elementeve nga reformat e mëparshme fiskale mund të minojnë disa nga përfitimet të cilat tashmë janë realizuar. Duke shkuar përpara, rritja e njëtrajtshmërisë më të madhe të të ardhurave dhe përmirësimi i standardit jetësor do të kërkojë miks të politikës fiskale që është kahëzuar drejt rritjes dhe përkushtimit të palëkundur drejt agjendës ambicioze për reforma strukturore”, citohet në deklaratën përfundimtare të Misionit të FMN-së.

Sipas FMN-së, rritja pritet të përforcohet gjatë këtij viti e nxitur nga kërkesa vendore e fuqishme dhe rritja solide e eksportit edhe krahas ngadalësimit të tregtisë ndërkombëtare.

“Rritja pritet të përshpejtohet deri në 3,4 për qind në vitin 2020, që është reflektim i nxitjes së përkohshme të Buxhetit për vitin 2020 dhe i pagave më të larta. Tatimet më të ulëta dhe pensionet e pagat më të larta, duke përfshirë edhe në sektorin publik dhe pagat minimale, pritet të jenë plotësues, megjithëse stimul i njëfishtë për konsum. Rritja e eksportit dhe investimeve do të mbetet solid, megjithëse do të ngadalësohet, që është reflektim i rritjes stabile te partnerët tregtar. Ky ngadalësim mund të bëhet më i shprehur nëse përkeqësohen tensionet tregtare në nivel global ose përderisa anulohen planet investuese për shkak të pavarësisë gjatë periudhës zgjedhore”, qëndron në kumtesë.

Nga FMN potencojnë se edhe pse në dy dekadat e fundit rritja ishte solide, ai nuk ishte i mjaftueshëm që të mundet dukshëm ta ngushtojnë hendekun e madh të të ardhurave midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Porosisin se që të përshpejtohet baraspeshimi i të ardhurave, nga vlera thelbësore është të vazhdohet me reformat për përmirësimin e administratës publike, qeverisjen e së drejtës dhe kontrollin mbi korrupsionin.

Sa i përket rritjes së pagës minimale vlerësojnë se ajo do të rritet deri në mbi 50 për qind nga paga mesatare që është e lartë sipas standardeve rajonale, por se rritja e pagës minimale ndoshta nuk do të jetë efektive në uljen e varfërisë, veçanërisht nëse kjo vepron drejtë uljes së punësimit formal. Misioni i FMN-së rekomandon që të ruhet konkurrenca përmes harmonizimit të pagës minimale me produktivitetin, gjatë kësaj duke siguruar zbatimin e plotë.

Ekipi i FMN-së pret që pozicioni fiskal në vitin 2020 të jetë më i relaksuar dhe projekton që deficiti fiskal të zgjerohet deri në 2,5 për qind të BPV-së në vitin 2020.

“Në anën e shpenzimit, Propozim-buxheti për vitin 2020 parasheh rritje shtesë të kontributeve pensionale që ka lidhje me rritjen e pagave, përmes ndryshimit të CPI indeksizimit i miratuar në vitin 2018. Masa tashmë e zbatuar për kthimin e TVSH-së – e dedikuar për përmirësimin e pagesës së të ardhurave do të kontribuojë për rritjen e shpenzimeve. Borxhi i propozuar i tatimit progresiv personal të të ardhurave dhe tatimit të përfitimeve kapitale do ta ngadalësojë rritjen e të ardhurave. Njëkohësisht kontributet më të larta për sigurimin social do të gjenerojnë të ardhurat shtesë”, bëjnë të ditur nga FMN-ja.

Rekomandohet ridrejtim i shpenzimit publik drejtë investimeve, që do të duhej të mbështetet me masa për përforcimin e kornizës për menaxhim me investimet publike, përfshirë edhe definim më të mirë të prioriteteve dhe menaxhim me pengesat gjatë realizimit të projekteve të planifikuara.

Reformat me qëllim menaxhimin me sektorin joformal, sipas ekipit të FMN-së, do të ndihmojnë në përmirësimin e klimës afariste dhe do t’i mbrojnë punëtorët, ndërsa gjithashtu do të kenë edhe përfitime më të mëdha potenciale në kuptim të të ardhurave, çështje e cila është vendosur lartë në agjendën e Qeverisë.

Ekipi i FMN-së e vlerëson përkushtimin e politikës adekuate monetare. “Banka Popullore i përdor kushtet e volitshme që të grumbullojë rezerva në deviza në kuadër të strategjisë të de fakto kursit fiks devizor, bëjnë të ditur nga ekipi i FMN-së dhe shtojnë se ndërmarrja e hapave për rritje shtesë të depozitave në denarë, në kombinim me masat e kalibruara me kujdes për uljen e kredive të amvisërive në deviza, nëse është e nevojshme, do të ndihmojë në përforcimin e rezistencës së sistemit financiar.

Continue Reading

Lajme

Andreeva: Rritja e pagës minimale nuk rrit produktivitetin e punëtorëve

Published

on

Rritja ligjore e pagës minimale nuk e rrit produktivitetin e punës, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Aleksandra Andreeva.

Duke folur për këtë temë, ajo është shprehur:

“Të gjitha organizatat ndërkombëtare në Maqedoni në punimet e tyre bëjnë të ditur se produktiviteti ynë i punës është jashtëzakonisht i ulët. Ne jemi për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por duhet të kemi parasysh të gjithë parametrat. Kjo rritje duhet të bazohet në një mekanizëm tregu – duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të mos ulet motivimi i atyre punonjësve më produktivë,” ka thënë Andreeva./ Alsat.mk/

Continue Reading

Lajme

Petliçkovski: S’është momenti të hiqen maskat

Published

on

Drejtori i Institutit për Imunologji dhe Gjenetikë Humane, Aleksandar Petluçkovski në TV Sitel foli për rritjen e rasteve të reja në Maqedoni.

Ai theksoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm duke potencuar se jemi rreth pikut të llojit Omicron të coronavirusit.

“Lloji Omicron është virus më i lehtë, por nuk jemi të sigurt nëse do të jetë kështu përherë. Nuk e dimë nëse ky lloj i virusit do të ndryshojë dhe do të shndërrohet në virus më i rrezikshëm. Mendoj se nuk është momenti të hiqen maskat për arsye se pandemia ende nuk ka përfunduar”, tha Petliçkovski.

Kujtojmë se deri tani në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 249.704 raste, ndërsa prej tyre 223.053 janë shëruar dhe 8.153 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 18.498.

Continue Reading

Lajme

Media bullgare: Familjarët e viktimave në autobusin në “Struma” kërkojnë hetim paralel

Published

on

Siç raporton BNT, familjarë të afërt të viktimave janë deklaruar për televizionin se presin më shumë infromacione për arin dhe akcesorët me vlerë që viktimat e kanë mbajtur me vete.

Pas tragjedisë, të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave kërkuan nga Gjykata e Rrethit në Pernik në mënyrë paralele t’i hetojë arsyet e aksidentit dhe presin më shumë infromacione për arin dhe akcesorët me vlerë që udhëtarët e kanë mbajtur me vete.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga tragjedia e madhe, një pjesë e të mbijetuarve kthehen në Bullgari, ndërsa familjarët i presin sendet e ruajtura të familjarëve të tyre.

“Kam dëshmi se kunata ime ka akcersorë në vlerë prej 7.000 eurove gjatë udhëtimit. Ari nuk digjet”, shprehet Qamuran Pajazitovski.

Edhe të mbijetuarit edhe familjarët e viktimave kërkojnë hetim paralel për tragjedinë.

Kujtojmë se në aksidentin në Bullgari që ndodhi më 23 nëntor, humbën jetën 45 persona prej të cilëve 12 fëmijë dhe 7 mbijetuan.

Continue Reading

Aktuale