Maqedonia e Veriut
Bekteshi: Bashkëpunimi tregtar me Holandën viteve të fundit shënon rritje të vazhdueshme
Bashkëpunimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Holandës viteve të fundit ka rritje të vazhdueshme. Këtë e tregojnë të dhënat sipas të cilave, vetëm në vitin 2018 shkëmbimi tregtar midis të dyja vendeve shënon rritje prej 28,8 për qind, me ç’rast eksporti është rritur për 23,5 për qind, ndërsa importi për 32,9 për qind. Në nëntë muajt e parë të këtij viti shkëmbimi tregtar është rritur për 25,2 për qind.
Këtë, siç bëri të ditur Ministria e Ekonomisë, e ka theksuar ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në takimin e sotëm me ambasadorin e Holandës në vend, Dirk Jan Kop.
“Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Mbretërinë e Holandës dhe jam i bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë. Nga aspekti ekonomik kemi bërë shumë reforma në vendin tonë, veçanërisht në dy vitet e fundit. Kemi bërë reforma në fushën e sundimit të së drejtës, me miratimin e ligjeve të harmonizuara me rregullativën evropiane, e miratuam Ligjin për energjetikë, i cili në tërësi është harmonizuar me legjislacionin evropian, ndërsa në fazën e miratimit është edhe Ligji për efikasitet energjetik. E aprovuam Planin për rritje ekonomike me të cilin barazohen investuesit vendor dhe të huaj, që jep mbështetje të fuqishme për rritje dhe zhvillim të biznesit vendor dhe mbështet zhvillim teknologjik dhe vendosje të inovacioneve për konkurrencë më të lartë të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut. Me buxhetin për vitin e ardhshëm fokusohemi në kapitalin njerëzor për përmirësimin e produktivitetit të punëtorive”, tha ministri Bekteshi.
Në takim ministri dhe ambasadori kanë biseduar për reformat që i zbaton Ministria në drejtim të rritjes ekonomike, tërheqjen e investuesve dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Ministri ka shprehur falënderim për mbështetjen në procesin e marrjes së anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO, gjegjësisht ratifikimin e Protokollit për Maqedoninë e Veriut dhe për përpjekjet e Holandës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, edhe pse muajin e kaluar vendi nuk mori datë për fillimin e negociatave.
“Stabiliteti i vendit është veçanërisht kusht i rëndësishëm për zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik. Anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian për qytetarët do të thotë se BE-ja i njeh reformat të cilat i zbatojmë dhe se jemi në rrugë të vërtetë”, theksoi Bekteshi.
Ambasadori Kop dhe ministri Bekteshi biseduan edhe rreth sfidave në tregun e punës, veçanërisht problemet e kompanive të huaja dhe vendase në gjetjen e fuqisë punëtore profesionale. Në këtë kontekst, arsimi profesional dhe migrimi mbeten sfida për të ardhmen.
Ambasadori konfirmoi se Maqedonia e Veriut po shndërrohet në destinacion turistik të dëshiruar për holandezët, ku vetëm vitin e kaluar mbi 35.000 turistë nga Holanda e kanë vizituar vendin, ndërkohë të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin midis dy vendeve, jo vetëm në fushën e turizmit, por në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Lajme
Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)
Lajme
Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë
Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.
“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.
Lajme
Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës
Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.
“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare