Maqedonia e Veriut
Arrest për dy shtetas kosovarë, kaluan ilegalisht në RMV
Gjatë ditës së djeshme në afërsi të fshatit Jazhincë të Tetovës, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria dy shtetas të Republikë së Kosovës, të cilët në mënyrë ilegale kanë kaluar kufirin në mes Republikë së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Më 17.11.2019 në ora 19:15 në fshatin Jazhincë të Tetovës, zyrtarë policorë nga stacioni policor për mbikqyrje kutare Rogaçevë, i kanë privuar nga liria S.M (28) si dhe S.V (21), të dy nga Republika e Kosovës, të cilët në mënyrë joligjore e kanë kaluar kurin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ata i janë dorëzuar repartit për krim ndërkutar dhe migrim për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB./in7.tv
Lajme
Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët
Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.
“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.
Debati i plotë:
Lajme
Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve
Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24
Lajme
Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje

Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje
Në vendkalimin Tabanoc sot në mëngjes sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM) pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi përveç kryerjes së formaliteteve doganore.
Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. /Alsat.mk
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare