Connect with us

Maqedonia e Veriut

Alimi kishte dëshmuar në PSP se më 2013 nuk ka shkatërruar material zgjedhor, por ka pritur gruan në korridor

Published

on

I akuzuari në rastin ‘Titanik 3’, kordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, në një raport të paraqitur në Nëntor 2016 pranë PSP, në vitin 2013, ka thënë se në ditën kur është bërë votimi, ai kishte pritur gruan e tij, e cila ika qenë kryetare e bordit zgjedhor dhe se ishte përshëndetur me të pranishmit dhe se nuk është futur fare në dhomat ku ajnë bërë statistikat, përcjell in7.

“Gruaja ime, Jetmirja, ishte kryetare e bordit zgjedhor në komunën e Çairit. E prita gruan time në koridor për 15-20 minuta derisa të mbaronte. Unë nuk kam hyrë në vendet ku bëhen statistikat. Unë nuk kam diskutuar me askënd nga komuna,”, ka thënë Alimi në procesverbal, i cili personalisht e kishte nënshkruar atë dhe ka pranuar se nuk ka asnjë vërejtje për procesverbalin.

Më herët në gjykatë ai kishte thënë se nuk ka pasur regjistrues dhe se ishin vetëm ai dhe prokurorja Fetai.

Në seancën e ardhëshme dëgjimore që do të jetë në dhjetor, do të duhet që përmes një video konference të dëshmojë edhe një dëshmitar kyç nga Gjermania, të cilin gjykata ka luftuar që ta sigurojë me muaj të tërë.

Në Titanik 3 të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI, të cilët akuzohen se si anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 e kanë shkatërruar materialin zgjedhor.

Sipas aktakuzës, të dy të akuzuarit kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve dhe me veprimet e tyre kanë falsifikuar vullnetin zgjedhor të qytetarëve të Çairit me të vetmin qëllim, që të sigurojnë pushtet politik.

Të dy të akuzaurit rrezikojnë, që nese shpallen fajtor të vuajnë të paktën pesë vjet burg.

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, ka shprehur shqetësim për faktin se gjithmonë ka ngecje kur bëhet fjalë për investimet kapitale tek vendbanimet ku jetojnë shqiptarët.

“Ajo që më shqetëson është se kur jemi tek pjesa e realizimeve të investimeve kapitale ngecje zakonisht janë te pjesa apo infratruktura që ka të bëjë më tepër me vendbanimet shqiptare. Apo autostradat të cilat lidhin shtetin tonë qoftë me Republikën e Shqipërisë apo me Republikën e Kosovës”, tha deputetja Dauti.

Continue Reading

Aktuale