Connect with us

Lajmet kryesore

Nëntë dhomat e Dializës në Strugë do të mbyllen

Published

on

Nëntë dhoma në spitalin e dializës në Strugë, aty ku pikon çatia janë mbyllur dhe pacientët transferohen në dhoma të tjera.

Deri më tani nuk ka ndonjë lajm për rindërtim, përkundër faktit se kontrata me kompaninë kontraktuese, që duhet të kryejë punimet e ndërtimit ishte nënshkruar në 14 tetor të këtij viti.

Afati i mbarimit të punës është 120 ditë, por dimri po vjen dhe reshjet e shpeshta të shiut sjellin probleme. Kompetentët e spitalit nuk e dinë se ku ngec puna.

Thonë se do ta kufizojnë qëndrimin e pacientëve për rehabilitim në vetëm një muaj, për shkak të situatës aktuale.

“Ata janë më kritikët dhe për këtë arsye janë larguar pacientët, por pikon edhe diku tjetër varet nga intensiteti i shiut. Kështu që shpresoj që rindërtimi do të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur” – u shpreh Aleksandar Poposki, drejtor.

Në fillim të shtatorit kur u shfaqën problemet e para me çatinë, pacientët qëndruan në korridoret e spitalit. Një muaj më parë, ministri i shëndetësisë njoftoi, se rindërtimi do të fillojë së shpejti, por deri tani asgjë. Pacientët gjithashtu reagojnë.

“Kushtet janë katastrofale. Asgjë nuk mirëmbahet siç duhet. Katastrofë. Dikush duhet ta rregullojë, ose të presë që dikush t’i bëjë ata të shkojnë dhe ta bëjnë atë. Nëse nuk e bëjnë, do të përballen me probleme më të mëdha”.

Ky spital është ndërtuar në vitin 1984 dhe trajton pacientët me sëmundje në veshkë, nga e gjithë Maqedonia, por edhe nga Shqipëria fqinje.

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armand Dukës, pamjet nga vendi i ngjarjes

Published

on

By

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv mbrëmjen e sotme në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës. Ai tha se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka vendosur dinamitin.

“Në shtëpi ka qenë familja, djali, gruaja, unë tani erdha. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime shyqyr, porta është goxha larg nga banesa, shpërthimi ka qenë goxha i madh.

Porta është jashtëpërdorimit, por çfarë rëndësie ka jo. Kamerat i kanë filmimet. Një njeri me kapuç i cili është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin tek mekanizmi që hap portën dhe ka shpërthyer”.

I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua sot nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë dhe ironizoi policinë e shtetit.

“Se di, nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu, këta janë të gjithë të zotë dhe të aftë, dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur.

Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar” tha ai.

Por a ka dyshime? “Unë jam ekonomist nuk jam polic, kur të bëhem polic do të kem dyshime”.

Në momentin që u njoftua për shpërthimin në Durrës, Erion Veliaj që është në luftë të hapur me Dukën për garën në FSHF, e cilësoi ngjarjen si “film”, por kreu i FSHF-së, iu përgjigj “Ç’lidhje ka me filmat, Veliaj është mësuar me skenarë”.

Sot u zhvillua një betejë e fortë në distancë me akuza dhe kundër akuza mes FSHF-së dhe Erion Veliajt për zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit shqiptar që do të mbahen në 2 mars./Abcnews.al

Continue Reading

Bota

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë /VIDEO

Published

on

By

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë

Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vite në ushtrinë shqiptare në batalionin e këmbësorisë. I dha fund karrierës ushtarake në Tiranë por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ushtrisë të Ukrainës.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu ai tregon përse e mori vendimin të rreshtohet me ushtrinë e këtij vendi, i cili plot ankth pret nga momenti në moment të pushtohet prej Rusisë. “Jemi gati edhe me ndihmën e aleatëve thotë Emanueli të përballojmë çdo sulm të rusëve”.

Muhamed Veliu: Emanuel faleminderit për këtë intervistë me mua në Top Channel. Sa kohë keni që ju keni shkuar në Ukrainë?

Emanuel Bazanji: Ju falënderoj zoti Veliu gjithashtu. Përshëndetje nga Ukraina. Bëhen shumë shpejt gati dy vjet që unë jetoj këtu në Ukrainë.

Muhamed Veliu: Si shkuat në Ukrainë dhe si ndodhi ti bashkoheshit ushtrisë ukrainase?

Emanuel Bazanji: Fillimet e mija këtu nuk kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me luftën. Unë thjesht kam ardhur në këtë vend për të nisur një jetë të re, plus për të dhënë një ndihmesë ndaj popullit ukrainas sepse edhe gjatë luftës në Ish-Jugosllavi shumë shqiptarë e mbajnë mend historinë, nuk është nevoja ta përsëris. Por shumë shqiptarë që e kanë memorien e freskët e kujtojnë se çfarë vuajti Kosova dhe Shqipëria gjatë konfliktit në Ish-Jugosllavi.

Pastaj ndodhi në Gjeorgji në 2008 e njëjta gjë tani po ndodh në Ukrainë. Duke marrë parasysh që aktori kryesori të gjithë këtyre, që lidhet edhe me politikën e jashtme, hegjemoninë që përdor Rusia është dhuna bashkë me agresionin që ushtron ndaj popujve. Unë jam lidhur me Mamukun, ai është një veteran i luftës së Gjeorgjisë, veteran në luftën e Çeçenisë, veteran i luftës së Ukrainës dhe gjithashtu shumë pjesëtar të grupit tim ku jam momentalisht ku kemi miqësi të ngushtë sigurisht, kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës me KFOR dhe kanë bërë të mundur zmbrapsjen e trupave serbe nga territoret e Kosovës. Kështu ka qenë ardhja ime këtu në Ukrainë duke u lidhur zyrtarisht me Mamukun.

Muhamed Veliu: Cilat janë detyrat tuaja si ushtarak në atë formacion ku bëni pjesë?

Emanuel Bazanji: Dua të qartësoj diçka. Shumë njerëz e kanë quajtur këtë me fjalët më të çuditshme. Ne jemi një forcë tokësore e ushtrisë së rregullt të Ukrainës. Forcave të Armatosura të Ukrainës quajtur ZSU. Siç e thash pjesë e forcës tokësore, brigadës së motorizuar . Jemi më të mëdhenj se kaq. Numri shkon në shifra të mëdha. Brigada e këmbësorisë e motorizuar ka për detyrë avancimin e forcave të këmbësorisë, lëvizjen dhe të përparojë në formacione drejt luftimit të shpejtë se sa një këmbësori e thjeshtë.

Muhamed Veliu: A ka të tjerë shqiptarë apo qytetarë nga Ballkani që I janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Continue Reading

Bota

BE-ja dënon kërcënimet dhe veprimet e Rusisë

Published

on

By

BE-ja dënon kërcënimet dhe veprimet e Rusisë

Gazetar: Adrian Kerimi/ALSAT

NATO ka filluar ofensivën e shtimit të artilerisë ushtarake. Danimarka, Holanda, Spanja dhe Bullgaria i janë përgjigjur kërkesës së Aleancës për të ndihmuar me dërgimin e mjeteve luftarake përfshi aeroplanmbajtëse dhe avion luftarak, shkruan Alsat.

Franca i është përgjigjur thirrjes së aleancës me dërgimin e trupave, ndërsa SHBA-të janë duke shqyrtuar opsionin e dërgimit të trupave në ndihmë të aleancës. Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Aleanca veri-atlantike nuk do të lejojë cenimin aleatëve dhe NATO është e gatshme për të mbrojtur pjesën lindore të Evropës.

“E mirëpres kontributin shtesë të aleatëve. NATO do të vazhdojë më angazhim të veçantë të mbrojë të gjithë aleatët, përfshi edhe përforcimin e pjesën lindore të aleancës. Do të intervenojmë ndaj cilit do cenim të sigurisë së ambientit tonë, duke përfshi edhe përforcimin e mbrojtjes kolektive”, tha Jens Stolltenberg, Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Gjatë ditës ministrat e jashtëm të BE-së kanë miratuar konkluzione lidhur me atë që e konsiderojnë si “kërcënime” të Rusisë dhe Ukrainës. Në këto konkluzione, Këshilli i Bashkimit dënon veprimet dhe kërcënimet e vazhdueshme agresive të Rusisë kundër Ukrainës dhe i bën thirrje Rusisë të mos përshkallëzojë situatën, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialog përmes mekanizmave të vendosur ndërkombëtarë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka bërë publike paketën e ndihmës financiare për Ukrainën në formën e kredive emergjente dhe granteve. Së pari, Komisioni propozon një paketë të re të ndihmës makro-financiare emergjente prej 1.2 miliardë euro.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peshkov ka deklaruar se veprimi rus nuk varet nga ta por nga sjellja e NATO-s dhe SHBA-ve. SHBA-të dhe Britania, ndaras nga vendet e BE-së kanë njoftuar për largimin nga Ukraina të një pjese të stafit të ambasadave të tyre, një lëvizje që nga Kievi është cilësuar si “e parakohshme”, teksa janë rritur shqetësimet pas grumbullimit të mijëra trupave ruse në kufi me Ukrainën. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale