Connect with us

Maqedonia e Veriut

Zaev: Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve përgjithmonë do ta zgjidh brendimin e produkteve

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve i cili duhet të formohet sipas Marrëveshjes së Prespës do ta zgjidh përgjithmonë brendimin e produkteve me origjinë nga rajoni i Maqedonisë.

“Secili ka të drejtë të theksojë sloganet e tij, të brendohet si samit i Selanikut ose shoqatë e industrialistëve ose ngjashëm. Edhe Marrëveshja e Prespës dhe standardet ndërkombëtare qartë tregojnë se si zgjidhen çështjet e tilla. Ne atë çështje e kemi vendosur në Marrëveshjen e Prespës, ku tashmë është krijuar dhe duhet të formohet komision ndërkombëtar i ekspertëve i cili bashkë do ta zgjidh përgjithmonë brendimin e produkteve me origjinë nga rajoni i Maqedonisë i cili na bashkon”, deklaroi sot Zaevi, i pyetur për koment sa i përket sloganit „Macedonia the GReat“ që ishte promovuar gjatë kësaj jave për produktet greke nga rajoni grek i Maqedonisë.

Zaevi beson se gjetja e zgjidhjes së përhershme për këtë çështje do të jetë edhe një urë bashkimi, siç thotë, mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në pjesën e ndërtimit të miqësisë, partneritetit strategjik dhe qëllimin për këtë rajon që të gjithë bashkë të ecim përpara.

Theksimi vetanak i emblemave tona, sqaroi, nuk është kundër Marrëveshjes së Prespës, por zgjidhjet e përhershme ligjore definohen përmes ekspertizës ndërkombëtare, e cila duhet të vendoset.

Shoqata e eksportuesve të Greqisë, para tri ditëve në Selanik, në praninë e kryeministrit grek Kirjakos Micotakis i promovoi shenjat dhe sloganin me të cilat produktet greke do të paraqiten në nivel ndërkombëtar. Shenjat e reja kolektive tregtare për produktet greke nga rajoni grek Maqedonia janë slogani „Macedonia the GReat“, me shkronja të potencuara GR si shkurtesë për Greqi dhe shkronja “M” si shenjë, të shënuara me të bardhë në prapavijë të kaltër.

Pas prezantimit, kryeministri grek tha se shenja e re kolektive “prej tani e tutje do t’i shoqërojë produktet dhe shërbimet e RMV-së përgjatë gjithë botës”.

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale