Connect with us

Rajon

Vuçiç në spital, Cedomir Jovanoviç: ja pse e dua “të gjallë

Published

on

Presidenti i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Cedomir Jovanoviç i dërgoi një mesazh Aleksandar Vuçiç, pas shtrimit të këtij të fundit në spital për shkak të disa problemeve kardiovaskulare.

Duke publikuar dhe një foto kur ishin më të rinj, Jovanoviç, rebelimi politikës së Beogradit që nuk ndjek linjën e tij edhe në çështjen e Kosovës, thotë se prej 25 vitesh ka zgjedhur ta ketë një kundërshtar serioz. E nën këtë frymë, ai dëshiron shëndetin e Vuçiçit, pasi thotë se ka për synim ta sfidojë politikisht.

“Unë dua që ai të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ta mund” , shkroi Jovanoviç në Tëitter.

Pasi u shtrua në spital dje, 15 nëntor, vetë Vuçiç postoi përmes Instagramit.

“Faleminderit mjekëve dhe stafit në MMA. Faleminderit të gjithë atyre që u kujdesën. Do të jem në punë me kohë të plotë duke filluar nga e hëna”, tha ai.

Continue Reading

Lajme

Dy persona ndërrojnë jetë shkaku i një orteku të dëborës në Turqi

Published

on

Dy persona kanë vdekur në Erzurum të Turqisë Lindore, pas një orteku bore. Autoritetet njoftojnë se personat fillimisht ishin bllokuar në borë, në pistën e skijimit, derisa më pas janë gjetur.

Tash e sa javë Turqia po përballet me mot të ftohtë dhe borë të madhe. Ajo ka marrë vendim për ndalimin e fluturimeve në Aeroportin e Stambollit, derisa mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar. Në anën tjetër, Turqia Lindore është “e mësuar” me mot të ftohtë.

Continue Reading

Lajme

Prokuroria Speciale në Serbi propozon t’i ngrihet aktakuzë, Shaip Kamberi: Regjimi i Vuçiqit është në hall

Published

on

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë me pretendimet për tejkalim të apropriacioneve të buxhetit, sa ka qenë kryetar i Bujanocit. Kamberi ka thënë se s’mund ta ndalin me presione, kërcënime e shantazhe.

Deputeti Kamberi ka thënë se me këtë aktakuzë po trajtohet puna e tij si opozitar në Kuvendin e Serbisë e jo si kryetar i Bujanocit dhe se këtë hall e ka regjimi i Vuçiqit, raporton.

“Dje u njoftova zyrtarisht se Prokuroria Speciale në Nish paska propozuar që të ngritet akuzë ndaj meje për “tejkalim të apropriacioneve të buxhetit” përderisa kam ushtruar detyrën e kryetarit të Bujanocit më 2018 dhe 2019. Kjo tregon se në fakt këtu nuk po trajtohet puna ime si kryetar i Bujanocit, por si opozitar në Kuvendin e Serbisë. Këtë hall ka regjimi i Vuçiqit. Nuk e ka hall korrupsionin. Madje halli i tij është pse s’jam i korruptuar. Duke qenë autoritar, ai e ka hall kundërshtimin tim. Pamundësinë që e ka parë këto vite sa jam deputet për të më heshtur dhe nënshtruar”, ka thënë Kamberi.

Continue Reading

Lajme

Abazoviq po i refuzon mbledhjet e thirrura nga Krivokapiq

Published

on

Në mbledhjen e sërishme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi nuk u paraqitën pesë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilët bojkotuan tubimin e djeshme, njoftoi kabineti i kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq.

Në mbledhjen e sotme nuk është paraqitur edhe koordinatori i Shërbimeve të Sigurisë dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq.

“Është për t’u habitur që personat në pozita të tilla përgjegjëse nuk janë të interesuar të vënë në dispozicion të publikut të gjeturat rreth trazirave me rastin e kurorëzimit të Mitropolitit Joaniki më 5 shtator në Cetinje”, pohoi kryeministri.

Politikani shqiptar gjatë ditës së sotme ka udhëtuar drejt Beogradit për ta takuar me Patriarkun Porfir, raporton rtcg gjersa mediat shkruajnë se marrëdhëniet mes kryeministrit dhe zëvendësit të tij janë përkeqësuar deri në atë masë sa që po i shmangen edhe takimeve zyrtare.

Theksojmë se tash e disa javë është krijuar një krizë në institucionet malazeze teksa Abazoviq ka kërkuar krijimin e një qeverie të re malazeze ndërsa kryeministri po kërkon shkarkimin e zëvendëskryeministrit.

Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi ka përcaktuar tre seanca parlamentare gjatë muajit të shkurt që përfshijnë shkarkimin e Abazoviqit, shkurtimin e mandatit të Parlamentit dhe votëbesimi i Qeverisë. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale