Connect with us

Lajmet kryesore

Tetovarët ironizojnë kreun e komunës, “Super është. Kemi liqene artificiale, natyrore, mirë është”

Published

on

Gjatë fushatave parazgjedhore për zgjedhjet lokale janë premtuar shumë për tetovarët, por asgjë nuk u bë, kështu shprehen qytetarët e Tetovës, në një prononcim për televizionin Alsat-M, përcjell in7.

Si duket qytetarët e Tetovës janë dorëzuar përballë situatës katastrofale, në të cilën ndodhet qyteti dhe përmes ironisë thonë se nuk e janë edhe aq keq, pasi tani kanë edhe liqene artificiale duke aluduar për hapjen e bulevardit ‘Bllagoja Toska.

“Super është. Kemi liqene artificiale, natyrore, mirë është”.(flet maq)

“Do bëjmë “sabër” se punët s`do bëhen, por sabrin e kemi, derisa të kemi jetë do bëjmë sabër”.

“Krejt rrena i kanë, asgjë s`mund të bëjnë. derisa janë këta në pushtet asgjë nuk do bëjnë”.

Situata e njëjtë është edhe në Lagjen e studentëve, ku që prej katër vitesh, premtohet vendosja e llambave për ndriçim dhe rregullimi i rrugës. Studentët shprehen të lodhur nga premtimet e njëpasnjëshme.

“Shumë tmerr janë këtu kushtet, unë nuk jam gjatë këtu, një vit e gjysmë, po besoj që ata që kanë qenë më herët se unë këtu, shumë ma shumë e kanë kërkuar”.

Pas situatës së tillë që është stërzgjatur shunë nga komuna e Tetovës sërish premton se do të ketë zgjidhje.

“Procedura është në përfundim e sipër. Me rishikimin e buxhetit janë paraparë të bëhen pagesat e disa pjesëve të tokës që duhet të eksproprijohet dhe më pastaj do vijojnë punimet”, thonë nga komuna e Tetovës.

Në gjendje të këtillë të rëndë nuk janë vetëm këto rrugë, nëse të rastis që të kalosh edhe në rrugët tjera, që janë dytësore do të hasni në gropa të ndryshme të ujit, kanalizimit vetura në parkuara në rrugë, me një fjalë kaos i vërtetë.

 

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela e tha para 7 viteve, Ahmeti flet sot për regjistrimin e bullgarëve në RMV

Published

on

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur sot për regjistrimin e bullgarëve si kategori kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Mendoj se asgjë e keqe nuk do të ndodhë nëse ne pranojmë minoritrtin bullgar si kategori kushtetuese”, tha Ahmeti, përcjell in7

Por kjo deklaratë e kreut të integristëve vjen 7 vite pas asaj të liderit të opozitës shqiptare, Ziadin Sela, i cili në vitin 2014 dha një prononcim të tillë si veprim të domosdoshëm për përmirësimin e marëdhënieve me fqinjët.

“Nëse opozita kërkon regjistrim, atëherë duhet të tregoj se janë të përgatitur që regjistrimi të jetë i vërtet dhe me ligj të vendosen kolona për të gjithë fqinjët e Maqedonisë. Ashtu siç ka shqiptar, duhet të ketë kolona edhe bullgar, grek… Atëherë, ta shohim se sa persona do të shprehen si të tillë. Kjo është standard i BE-së për marrëdhënie të mira fqinjësore. Unë atë në këtë formë e kuptoj. Hapje ndaj të gjithë fqinjëve dhe askush të mos përjashtohet”, deklaroi Sela në vitin 2014 për gazetën bullgare “Focus”./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Ia përmendën Skënderbeun kur e prit Erdoganin, Rama: Mos u bëni më katolik se Papa

Published

on

By

Ia përmendën Skënderbeun kur e prit Erdoganin, Rama: Mos u bëni më katolik se Papa

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka reaguar ndaj kritikëve që ia përmenden heroin Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, në ditën kur për vizitë në Shqipëri ishte presidenti turk, Erdogan.

Rama thotë se ‘shumë prej komentuesve dje e mësuan se ishte 17 janari dita e vdekjes së Skënderbeut’.

Ai thotë se këto reagime janë si ajo shprehja “për inati të vjehrrës shkoj e fle me mullinxhinë’.

“Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?”, shkruan Rama.

Shkrimi i plotë:

Dje, duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime “në emër të Skënderbeut”! Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka e mësuan me këtë rast plot prej atyre të cilët rendin t’i fryjnë zjarrit të patriotizmit digjital apo opozicional, që ndizet sa herë unë takohem me “pushtuesin” nga Ankaraja.

Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?

Ku lidhet Turqia moderne, anëtare e NATO-s, mike e sprovuar e Shqipërisë e shqiptarëve, në më shumë se një rast dhe si ngatërrohen me shigjetat e rrethimtarëve të Krujës, vaksinat e ardhura në Shqipëri nga ky shtet mik falë kujdesit të veçantë mikut tim, Presidentit Erdogan, në kohën kur i tërë Ballkani mbeti si peshku pa ujë, në rrethimin e Armikut të Padukshëm?

Si mund të lidhen punëtorët e palodhur turq dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, të cilët vitin e fundit ndërtuan një lagje të re me 522 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti apo ata që ndërtuan një spital të ri ultramodern në Fier, me luftën e pesë e kusur shekujve më parë?

Nuk e di a e ka ndonjë popull tjetër atë shprehjen, “për inat të s’ime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë”. Por dihet me siguri, se përgjatë historisë së tij, ky popull ka parë shumë dyndje shqipesh të inatosura në derën e mullixhiut. Inati ndaj njëri-tjetrit na ka penguar rëndom, ne shqiptarëve, të shohim të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët. Kjo e rreshtimit të djeshëm të shumëkujt (që inatin në fakt e ka me qeverinë e me mua), në ushtrinë imagjinare të mbrojtësve të kështjellës sonë nga pushtuesit turq, ishte një ilustrim i radhës për rrugën pa krye ku të shpie “inati ndaj vjehrrës”.

Natyrisht këto spazma urrejtjeje sportive, të cilat burojnë nga tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm “intelektual” dhe fatkeqësisht, ndonjëherë edhe nga budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë as përmbajtjen e miqësisë tradicionale me popullin turk, as kursin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë.

Dikush ndër të inatosurit e djeshëm denonconte hipokrizinë time. Sipas tij isha vetëdemaskuar nga mikpritja që i rezervova Presidentit Erdogan në Tiranë, pas mikpritjes që më rezervoi Papa Françesku në Romë. Në fakt jo, ky shembull tregon krejt të kundërtën e hipokrizisë; vërtetësinë dhe thellësinë e marrëdhënieve të posaçme personale për shkak të detyrës.

Këto e të tjera marrëdhënie të këtij niveli, reflektojnë bindjen time se Shqipëria nuk duhet të jetë “më katolike se Papa” në politikën e saj të jashtme, po mund të jetë “trimi i mirë me shokë shumë”. Po shokë ama, natyrisht!/Periskopi

Continue Reading

Lajme

Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në një kanal për ujitje

Published

on

By

Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në një kanal për ujitje

Në një kanal për ujitje në afërsi të magjistrales A3 në afërsi të viçes është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të moshës së mesme.

“Është konstatuar se bëhet fjalë për 56 vjeçaren Jasmina L., nga lagjja Orizari e Koçanit, e cila para disa ditëve në stacionin policor të Koçanit është denoncuar si e humbur.

Vdekjen pa shenja dhune e ka konstatuar mjeku i ndihmës së parë. Në vendngjarje hetime kanë kryer ekipi i policisë, ndërsa me urdhër të Prokurorisë së Koçanit trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për të kryer ceremoninë mortore.

Continue Reading

Aktuale