Connect with us

Argëtim

Si ndikon mësimi i dy gjuhëve të ndryshme te fëmijët

Published

on

Nga Lorela Garuli, psikologe

Voltiza Duro – Shumë fëmijë, veçanërisht ata që jetojnë jashtë vendit përballen me mësimin e dy gjuhëve në të njëjtën kohë, çka mund të shkaktojë edhe konfuzion.

Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare”, psikologia Lorela Garuli tregon se në rastet e familjeve emigrante, fëmija mund të fillojë ta mësojë gjuhën e vendit ku jeton që në lindje me një dado ose në çerdhe dhe më vonë në kopsht.

Deri afër moshës 5- vjeçare fëmija do ta mësojë këtë gjuhë të dytë në mënyrë intuitive dhe të natyrshme, pa e kuptuar as vetë, sikur të jetë gjuhë nëne. Garuli më tej bën me dije se ka raste që kjo mund të shkaktojë konfuzion dhe bën që fëmijët të flasin një gjuhë hibride, pra në të njëjtën fjali të përfshijnë fjalë nga gjuhë të ndryshme.

Ndërkohë, psikologia shpjegon se një fëmijë që flet shumë gjuhë në fëmijëri, i jep mundësi trurit të ushtrohet dhe të ruajë një elasticitet që do ta ndihmojë më vonë në mësimin e gjuhëve të tjera.

Në cilën moshë fëmijët përmirësojnë elementët e komunikimit?
Gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi dhe element i identitetit kombëtar, por mbi të gjitha është tregues i identitetit social, matës direkt i zhvillimit të fëmijës, tregues i kontekstit në të cilin ai jeton dhe një prej parametrave kryesorë të të menduarit dhe zhvillimit kognitiv dhe i socializimit të fëmijës. Konsiderohet se që prej moshës 2 deri në 4 vjeç fëmija përsos shumë elementëve të komunikimit, sepse jo vetëm dëgjon, por ka filluar edhe të flasë e të shprehet.

Kjo është një periudhë në të cilën të folurit e fëmijës pëson gjithashtu ndryshime komplekse gramatikore.

Çfarë sjell te vogëlushët mësimi i dy gjuhëve në të njëjtën kohë?
Në rastin e fëmijëve bilingualë, ose thënë ndryshe, të mësuarit e dy gjuhëve deri në moshën parashkollore, natyrisht që kemi të bëjmë me një detyrë komplekse, sepse janë sisteme të ndryshme rregullash dhe struktura të veçanta.

Ka raste që kjo mund të shkaktojë konfuzion dhe bën që fëmijët të flasin një gjuhë hibride, pra në të njëjtën fjali të përfshijnë fjalë nga gjuhë të ndryshme. Ky mund të jetë i vetmi efekt negativ, pasi në parim fëmijët janë shumë më të prirur të mësojnë lehtësisht dhe natyrshëm gjuhë të huaja sesa të rriturit. Për më tepër, kur kjo vjen e vullnetshme, pra që fëmija i mëson me dëshirën e vet, është një argument tjetër bindës në favor të asaj që të mësuarit e disa gjuhëve nuk bën gjë tjetër veçse ndihmon dhe aspektet e tjera të zhvillimit kognitiv e mendor të fëmijës.

Duke qenë se zotëron disa gjuhë të cilat kanë struktura dhe sisteme të ndryshme shprehjeje, kjo nxit te fëmija edhe një lloj fleksibiliteti mendor, që do ta ndihmojë më vonë në jetë për të qenë dhe më efikas në zgjidhjen e problemeve, sepse ai ekspozohet ndaj mënyrave të ndryshme të të shprehurit dhe të komunikuarit.

Të mësuarit e gjuhëve të tjera të huaja në tërësi është pozitive dhe ka shumë benefite prej tyre.

Cila është mosha më e përshtatshme për t’i mësuar fëmijës një gjuhë tjetër?

Kur fëmija rritet në një familje ku prindërit flasin dy gjuhë të ndryshme, atij i duhen folur të dyja gjuhët që nga lindja dhe nuk ka moshë ideale për këtë, sepse ato mësohen njësoj si gjuhë amtare.

Ose në rastet e familjeve emigrante, fëmija mund të fillojë ta mësojë gjuhën e vendit ku jeton që në lindje me një dado ose në çerdhe dhe më vonë në kopsht. Deri afër moshës 5- vjeçare fëmija do ta mësojë këtë gjuhë të dytë në mënyrë intuitive dhe të natyrshme, pa e kuptuar as vetë, sikur të jetë gjuhë nëne. Pas moshës 5-6 vjeçare, mësimi i gjuhës bëhet ndryshe. Fëmija e ka mësuar sa duhet gjuhën e parë për t’u shprehur mirë. Atëherë ai do ta mësojë gjuhën e dytë si gjuhë të re të huaj.

Si e mëson fëmija një gjuhë të caktuar?
Riprodhimet e tingujve të parë janë rreth moshës 6 muajshe, “ma”, apo “ba”. Këto gjysma fjalësh të shkëmbyera në familje transformohen në fjalë në moshën 11-13 muajshe (mosha e fjalës së parë). Nga mosha 2- vjeçare, fëmija fillon të formojë fjali dhe në moshën 3-vjeçare shkëmbimi me mjedisin rrethues bëhet më kompleks. Të jesh dygjuhësh do të thotë të kuptosh dhe shprehesh minimalisht në dy gjuhë ose më shumë. Në lindje, fëmija ka aftësi të jashtëzakonshme mësimi; ai është i aftë të dallojë dhe regjistrojë tingujt e ndryshëm të gjuhës së nënës.

Megjithatë, rrallë ndodh të zhvillohet një dygjuhësi e ashtuquajtur “e ekuilibruar” me të cilën nënkuptohet një nivel i njëjtë në të dyja gjuhët. Në përgjithësi, është njëra gjuhë që dominon tjetrën. Te fëmijët vetëm në raste të rralla dygjuhësia është e ekuilibruar.

Si ndikon mësimi i më shumë se një gjuhe në fëmijëri?
Nëse flet shumë gjuhë që në fëmijëri, i jep mundësi trurit të ushtrohet dhe të ruajë një elasticitet që do ta ndihmojë më vonë në mësimin e gjuhëve të tjera.

Kjo predispozitë i lejon fëmijës të mësojë një gjuhë të tretë (ose të katërt e më shumë) më shpejt dhe në mënyrë më intuitive. Kjo mbase ndikohet nga fakti se jetohet në një familje kur respektohen kulturat e ndryshme dhe kështu, pranohet një gjuhë tjetër, përveç asaj të nënës.

Cilat janë këshillat tuaja për të ndihmuar fëmijët të flasin dy gjuhë?
Fëmijët kanë aftësi të madhe përshtatjeje, megjithatë duhen evituar disa gjëra, nëse qëllimi është që ata të flasin shumë gjuhë. Ja disa këshilla për ta ndihmuar fëmijën të bëhet dygjuhësh: nëse fëmija rritet në një familje ku të dy prindërit kanë kombësi dhe gjuhë amtare të ndryshme, secili le t’i flasë të vetën.

Nëse familja jeton në vend të huaj, le t’i flitet fëmijës në shtëpi gjuha e origjinës. Gjuhën e vendit ku jeton, ai do ta mësojë patjetër. Nuk ka asnjë gjuhë e cila është e padobishme apo e cila nuk ia vlen të mësohet.

Continue Reading

Argëtim

Serbët dhe maqedonasit heqin dorë nga nuset shqiptare, në Rusi gjejnë me çmim “më të lirë”

Published

on

Vite me radhë, në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut është bë “modë” që serbët dhe maqedonasit të cilët nuk mund të gjejnë nuse në vendin e tyre, kërkojnë nuse në Shqipëri.

Përveç se modë, kjo ishte shndërruar edhe në biznes nga i cili përfitonin edhe “mësitët”, por edhe familjet e vajzave. Për një kompensim të caktuar parash, vajza nga familje të varfëra në Shqipëri, pranonin të martoheshin me serbë dhe maqedonas që jetojnë në fshatra ku

Bëhej fjalë për “dhëndurrë” që merren me bujqësi dhe blegtori dhe që kishin kaluar moshën e rinisë duke mbetur beqarë, tranmseton Zhurnal.

Tani situate ka ndryshuar. Sipas mediumeve serbe, shumë dhëndurrëve të atjeshëm në moshë të shkuar “kisemti” u ka dalë në Rusi.

Në shkrimet me titull “Blerja e nuseve shqipare nuk ëhstë më në modë, në skenë paraqiten ruset”, mediumet serbe shkruajnë se ndërmjetësuest kanë gjetur një hapësirë të re për biznesin e tyre, sepse në Rusi “tregu” i femrave është edhe më “i lirë” se në Shqpëri.

Përveë kësaj, serbët dhe maqedonasit konsiderohen më të afërt me rusët se me shqiptarët, kështu që edhe përskaj distancës më të largët me Rusinë, megjithatë preferojnë nuset e atjshme.

Çimi mesatar i shkuesisë për një nuse nga Rusia është 1.000 euro, kurse nëse dhëndrri dëshin nusja të jetë 5-6 vite më e re, atëherë duhet të paguajnë shkuesinë rreth 1.500 euro.

Edhe vajzat nga Rusia janë shprehur më të gatshme të martohen me serbë, se sa me gjermanë dhe holandezë.

Continue Reading

Argëtim

Shitet Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 mijë km për 30 vjet

Published

on

By

Shitet Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 mijë km për 30 vjet

Golf 2-shi nuk është i popullarizuar vetëm në vendin tonë.

Së fundmi, në Gjermani është shitur një Volkswagen Golf II shumë i ruajtur, transmeton lajmi.net.

Ai është prodhuar në vitin 1989 dhe që nga atëherë i ka të kaluara vetëm 30,874 kilometra

Pronari i këtij Golfi nga qyteti Morlenbach, Gjermani, ka sqaruar se pronari i mëparshëm ka qenë një i moshuar i lindur më 1929 i cili veturën e ka servisuar rregullisht dhe nuk e ka vozitur asnjëherë gjatë dimrit.

Ky Golf 2-sh është shumë i ruajtur dhe ka goma origjinale, nuk ka ndonjë gërvishtje në eksterier e aspak ndryshk. Po ashtu, edhe interieri është shumë i ruajtur, nuk ka asnjë dëmtim

Gjithashtu, këtë Golf 2-sh 30-vjeçar e bën më të vlefshëm paketa GL që e ka, ndërsa nën kofano ka motorin benzinë 1.8-litër me kapacitet prej 90 kuajfuqi në kombinim me marshin manual me 5 shpejtësi.

Continue Reading

Argëtim

Kinë, kompleksi mbulohet nga pemët

Published

on

By

Kinë, kompleksi mbulohet nga pemët

Një kompleks magjepsës është duke u ndërtuar në Shangai të Kinës, i cili është krahasuar me “Kopshtet e Varura të Babilonisë”. Kompleksi është i vendosur përgjatë lumit Suzhou dhe shtrihet në një hapësirë rreth 60 mijë metra katrorë.

Në ndërtesën e përfunduar, deri tani janë mbjellë afërsisht 125 mijë bimë, ndërsa është parashikuar që të mbillen edhe po kaq të tjera, derisa kompleksi të jetë gati në vitin 2024. Kompania britanike e arkitekturës e ka projektuar këtë ndërtesë që të duket si dy male të mbuluara nga pyjet. Pemët e mbjella kanë gjelbërim të përhershëm, po ashtu edhe bimët e varura janë të përfshira në dizajnin e kompleksit.

Ndërkohë, në katet e poshtme të godinës janë mbjellë lule, të cilat krijojnë pamjen e një shpati mali që ndryshon me stinët.

Continue Reading

Aktuale