Connect with us

Maqedonia e Veriut

Shkup, arrest për 10 persona gjatë kontrollit në shtatë objekte hotelierike

Published

on

Dhjetë persona janë arrestuar mbrëmë dhe sot në periudhën prej orës 23:00 deri në orën 04:00 në kuadër të operacionit të SPB Shkup, Drejtorisë së Ardhurave Publike, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës në të cilin ishte kryer kontroll në shtatë objekte hotelierike në Shkup.

Gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve janë arrestuar D.V. (42) nga Shkupi për shkak të vërtetimit të identitetit, V.G. (32) nga Shkupi, për shkak se kishte poshtëruar një nëpunës policie gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, J.J. për shkak të shkeljes së bërë sipas nenit 80 nga Ligji për Armë dhe shtatë minorenë për shkak të pranisë së tyre në objekte hotelierike jashtë periudhës së lejuar me ligj.

Nga ana e nëpunësve të policisë është konstatuar shkelje sipas nenit 21 “i cili mundëson prani të minorenëve në objekt hotelierik më vonë se orës 24:00”, shkelje sipas nenit 75 të Ligjit për Sigurim Privat dhe katër shkelje nga Ligji për Mbrojtje nga Pirja e Duhanit. Në një objekt hotelierik ishin gjetur qese me mariuhanë, qese me materie të fortë me ngjyrë të bardhë dhe tableta, përderisa në hapësirat zyrtare të objektit hotelierik gjithashtu ishin gjetur qese me mariuhanë dhe qese me materie të pluhurit, për çka pas dokumentimit të plotë do të ngriten akuza adekuate.

Nga ana e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës janë konstatuar shumë parregullsi në punën e pesë objekteve hotelierike edhe atë: parregullsi në qarkullim ditor, kryerje të paregjistruar të veprimtarisë, udhëheqje jo të rregullt dhe jo ligjore të evidencës zyrtare. Inspektorët e DAP-it, ISHT-së dhe ISHP-së në mënyrë shtesë kishin konstatuar edhe dy shkelje sipas nenit 3 sipas Ligjit për Mbrojtje nga Pirja e Duhanit.

Continue Reading

Lajme

Nesër ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks

Published

on

Sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë të Veriut (“Gazeta zyrtare e RMV” nr. 21/98 dhe 18/07), 19 janar i viti 2022 (e mërkurë), Epifania ( Uji i Bekuar), është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga MPPS-ja uron qytetarët e besimit ortodoks për festën e Epifanisë (Dita e Ujit të Bekuar).

Continue Reading

Lajme

UNICEF: Shtyrja e gjysmëvjetorit të dytë të jetë e përkohshme, mbyllja e shkollave duhet të jetë zgjidhja e fundit

Published

on

Meqenëse vendi po kalon një valë tjetër të infektimeve me KOVID-19, gjithnjë e më shpesh të shkaktuar nga lloji omikron, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë në qendër të çdo vendimi nëse shkollat ​​do të jenë të hapura. Vendimi i Qeverisë për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor pas pushimit dimëror duhet të jetë masë e përkohshme dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për kthimin e fëmijëve në klasa, kumtojnë nga Zyra e UNICEF-it në vendin tonë.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani, konsideron se masat parandaluese në shkollat janë efektive dhe se prania fizike në shkollë nuk duket të jetë shtytësi kryesor i përhapjes së infeksionit.

“Për muajin e fundit të mësimdhënies në vitin 2021, të dhënat tregojnë shkallë shumë të ulët të infeksionit me vetëm 0,01 për qind raste të reja në ditë te nxënësit dhe 0,03 për qind te mësuesit. Për krahasim, në dy javët kur shkollat ​​u mbyllën për pushim dimëror, numri i rasteve të reja të infektuara në të gjitha grupmoshat u katërfishua, nga afërsisht 2.600 në 11.000 raste pozitive të konfirmuara. Ne duhet ta përdorim këtë njohuri për të bërë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur shkollat ​​të hapura dhe që fëmijët të ndjekin mësimet në mënyrë të sigurt”, thotë DiXhovani.

Në vend ndodhte që fillimi i vitit shkollor të shtyhej për shkak të kushteve të këqija atmosferike, tregon ajo, por tani situata ka ndryshuar. Vonesat e mëparshme në fillim të vitit shkollor ishin të rralla dhe koha e humbur e mësimit ishte kompensuar. Situata aktuale është përkeqësuar nga periudhat e gjata të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë.

Është e qartë se është në interesin më të mirë të fëmijëve, thekson DiXhovani, të jenë në klasa dhe rihapja e shkollave duhet të jetë prioritet për të gjithë vendin. Rreziqet me të cilat përballen fëmijët kur janë jashtë shkollës mbeten më të mëdha se rreziqet në shkollë.

Continue Reading

Lajme

Mariçiq: Shfrytëzimi i emrit të shkurtuar është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët

Published

on

Me hapa të përbashkëta, nga të dy anët, është zgjidhur një nga çështjet e hapura, që ka paraqitur problem në një pjesë të organizatave ndërkombëtare, thotë zëvendës-kryeministri për Integrime europiane, Bojan Mariçiq, lidhur me vendimin e Bullgarisë që ta përdorë emrin e shkurtuar të shtetit tonë – Maqedonia e Veriut.

Kjo, sipas Mariçiqit, është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët për përfitimin e besimit të mëtejshëm.

“Me këtë hap i cili është një nga çështjet e hapura, do të zgjidhet një problem – do të mbyllim një çështje dhe do të heqim një nga bllokadat. Me këtë mbyllet një problem. Bullgaria praktikisht e ndryshon pozitën e saj dhe fillon ta përdorë emrin e shkurtuar. Edhe kryeministri Petkov, sot disa herë e ka përdorur emrin e shkurtuar – Maqedonia e Veriut. Është zgjidhur një çështje e hapur e cila neve na shkaktonte problem në pjesën e organizatave ndërkombëtare. Kjo është temë e cila pothuaj dy vite është e hapur dhe me të kontestohej e drejta jonë që të quhemi me emrin e shkurtuar”, tha Mariçiq në intervistën për televizionin Tellma.

Continue Reading

Aktuale