Connect with us

Maqedonia e Veriut

Non-pejperi francez do të shqyrtohet në Qeveri, metodologjia e re të publikohet deri në janar të vitit 2020

Published

on

Qasja rinovuese në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian të cilën e kërkon Franca, në të cilin sundimi i drejtësisë dhe të drejtat bazike mbesin në plan të parë, ndërsa kyçe është vendosja e kthyeshmërisë së procesit negociues, për Qeverinë vlen për tu përshëndetur, sepse, siç thonë prej atje, është e mirëseardhur secila ide e cila do të kontribuojë për fillim më të shpejtë të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe e cila do t’i bëjë negociatat më efikase.

Franca e dërgoi non-pejperin deri te vendet anëtare, ndërsa nga Komisioni Evropian kërkon që metodologjinë e re ta publikojë deri në janar të vitit 2020. Dokumentin e mori edhe Qeveria, ndërsa tani vijon analizimi i tij i hollësishëm, me qëllim që institucionet tona ta japin kontributin e tyre në metodologjinë negociuese.

Përcjellje graduale, kushte më të rrepta, interes më konkret dhe kthyeshmëri janë katër kushtet në të cilat do të bazohej qasja e rinovushme në procesin e negociatave, sipas propozimit francez. Parisi kërkon që procesi gjithëpërfshirës i përcjelljes të jetë ” gradual dhe inkurajues”.

Si “shumë të ngadalshme” i vlerëson Franca në dokument transfomimet e thella politike, ekonomike dhe sociale të nevojshme për anëtarësim të ardhshëm në BE. Vlerëson edhe se nuk mjaftojnë përfitimet konkrete për qytetarët e vendeve kandidate.

E riafirmoi edhe “mbështetjen e qartë” të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Lidhjet më të afërta me Bashkimin Evropian janë mënyra e vetme që këto vende të konsolidohen, në bazë të sundimit të së drejtës dhe shoqërive të hapura pluraliste, të cilat merren me zhvillimin e tyre ekonomik dhe social”, bëhet e ditur në dokumentin francez.

Pasi që të hapen negociatat, procesi i integrimit më nuk do të bazohet në hapjen e kapitujve të mëdhenj tematik, por në disa faza të njëpasnjëshme, të cilat do të formojnë blloqe koherente të politikave dhe skemë të vendosur nga BE-ja, duke i marrë parasysh karakteristikat specifike të secilit kandidat, ku është e nevojshme, propozon Franca.

Sundimi i së drejtës dhe të drejtat bazike do të mbeteshin kërkesë integruese që nga momenti i hapjes së negociatave, dhe do të mbeteshin të tilla në të gjitha sferat gjatë procesit, ndërsa propozim kyç i Francës është në miratimin e parimit të kthyeshmërisë, sepse vlerësohet se kjo do ta sigurojë besimin dhe natyrën inkurajuese të procesit.

Sipas Parisit, parimi i tillë është i domosdoshëm në situata kur vendi kandidat pjesërisht ose aspak nuk përmbush kritere të caktuara ose ka ndaluar që t’i ndërmarrë detyrimet e ndërmarra. Në rast të tillë përgjigja evropiane do të mund të lëvizë nga ndalimi i ndihmës financiare deri në suspendimin e përgjithshëm, në rast që të sillen në pikëpyetje vlerat bazike të BE-së.

Me non-pejperin parashihet ndihmë financiare shtesë në periudhën para anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor, që do të nënkuptonte më shumë instrumente para anëtarësimit dhe qasje deri te fondet strukturuese të cilat tani janë rezervuar vetëm për vendet anëtare të BE-së.

“Është shumë me rëndësi që kornizën të cilën e propozon Franca e konfirmon anëtarësimin në BE si qëllim kryesor dhe final në procesin që për ne është kusht i domosdoshëm që të shqyrtohet”, thonë nga Qeveria.

Vijon shqyrtimi i kësaj iniciative, pas çka institucionet do të japin kontributin e tyre në zhvillimin e ideve për ndryshim të mundshëm të metodologjisë.

“Me rëndësi vitale për reformat vendore dhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit është që të sillet vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në që do të mundësojë që të vendosen pjesë nga qasja e re e mundshme për përmirësimin e metodologjisë. Vlerësojmë se është me rëndësi të veçantë që vendet të cilat i përmbushin kushtet dhe në themel veprojnë në reformat, pandërprerë dhe shpejtë të ecin në procesin e negociatave, deri në anëtarësimin final në BE”, thonë nga Qeveria.

Për non-pejperin dje u prononcua edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili theksoi se është me rëndësi miratimi i metodologjisë së re për zgjerimin që të përcaktohet datë për fillimin e negociatave.

“Është e rëndësishme që Këshilli Evropian gjatë miratimit të kësaj metodologjie ta miratojë fillimin e negociatave. Kjo është shumë me rëndësi që të ndiqet. Nëse ekziston diskonseksion mes metodologjisë dhe fillimit të negociatave, kjo na qon drejtë një rruge të paqartë. Fakti që konfirmohet anëtarësimi i plotfuqishëm si rrugë e vetme, fakti që procesi ka filluar dhe se janë të kapshme fonde strukturuese, kjo është diçka e re dhe pozitive për vendin”, theksoi Osmani për televizionin Alsat – M.

Zëvendëskryeministri Osmani nuk precizon se cilat pika nga metodologjia e sapo propozuar do të mund të kishin ndikim negativ ndaj procesit të eurointegrimeve, por shton se ka shumë paqartësi në këtë dokument, prandaj Qeveria ka kërkuar që të përfshihet në përgatitjen e saj.

Për metodologjinë e re Mickoski tha se paraqet kornizë hollësitë e së cilës në mënyrë shtesë do të precizohen dhe konfirmohen.

Non-pejperi vjen një muaj pas mosdhënies së datës për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Samitin e tetorit të BE-së në Bruksel. Dokumenti është në fazën e shqyrtimit dhe për të duhet të deklarohen të gjitha vendet anëtare.

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale