Connect with us

Bota

Në mbrojtje të qytetarëve gjermanë? Të vetëshpallurit policë

Published

on

Ata thonë se kujdesen për sigurinë e njerëzve dhe mbështesin punën e policisë. „Grupet mbrojtëse qytetare“ qarkullojnë në qytete. Deutsche Welle ka shoqëruar një grup ekstremist të djathtë gjatë patrullimit në Berlin.

„Hej, ju aty!”, u thërret Oliver Niedrich dy vajzave që para katedrales së Berlinit kanë mbledhur disa nënshkrime. Tani ato kalojnë para një burri me jelek të kuq. Niedrich dhe shokët e tij i kategorizojnë dy femrat si mashtruese ose hajdute xhepash, por këtë nuk mund ta provojnë. Skena që zhvillohet pak minuta polarizon njerëzit përreth. Një grua i falënderon djemtë për punën e tyre, kurse një kalimtar tjetër njofton policinë.

„Herë pas here ndeshim edhe njerëz që nuk na duan”, thotë Niedrich duke qeshur. Kur vjen polici, ai verifikon vetëm kartën e tij të identitetit. Kaq, jo më shumë. Niedrich e di: „Mbrojtja Qytetare” është legale, për sa kohë që ata nuk arrestojnë dikë apo ushtrojnë dhunë. Këta djem lejohet të mbajnë edhe jelekët e kuq.

DW Reportage NPD nahe Bürgerwehr Schaft Schutzzonen in Berlin (DW/Austin Davis)

Niedrich është njëri nga 20 anëtarët e iniciativës së Berlinit „Krijoni zona të mbrojtura“. Dy ose tre djem me jelekë të kuq dhe me një S të stilizuar kalojnë nëpër ato lagje të qytetit, që ata i konsiderojnë si vatra të kriminalitetit. „Krijoni zona të mbrojtura” gjermanisht: „Schafft Schutzzonen” – mund të shkurtohet me SS, si organizata famëkeqe e Hitlerit, SS-t „Schutzstaffel” në Rajhun e tretë. Sebastian Schmidtke e hedh poshtë këtë lidhje me vendosmëri.

Ekstremistë të djathtë dhe me vepra penale

Këtë fushatë për „zonat e mbrojtura” e ka krijuar partia ekstremiste e djathtë, NPD, partia nacionaldemokratike e Gjermanisë. Përfaqësuesit e saj thonë, se ata patrullojnë kryesisht në zonat turistike apo lagjet me shumë migrantë. Aty ata duan të kujdesen „për siguri dhe rregull.” „Shumë gjëra kanë ndryshuar me ardhjen e atë huajve”, thotë Sebastian Schmidtke nga dega e partisë NPD në Berlin, e që i organizon grupet e mbrojtjes. Sebastian Schmidtke është dënuar disa herë për nxitje të urrejtjes. „Ne kemi probleme aty, ku janë ngritur qendra azili”, thotë ai. Gjërat janë „zhvilluar negativisht. Ardhja e të huajve luan rol këtu. Dhe para realitetit nuk mund t’i mbyllësh sytë.”

Por në të vërtetë realiteti është një tjetër: Sipas të dhënave të autoriteteve, shifrat e kriminalitetit, si në Berlin edhe në Gjermani kanë rënë. Politikanët dhe sociologët janë të mendimit se këta ruajtës të vetëshpallur të rendit ndjekin qëllime të tjera, ndryshe nga ajo që thonë. Pra, nuk bëhet fjalë për siguri, por për të frikësuar migrantët dhe për të përdorur armiqësinë kundër të huajve për qëllime politike.

Autoritetet janë të alarmuara

Autoritetet e shohin me sy kritik aktivitetin e të ashtuquajturave „grupe mbrojtëse qytetare”, por i kemi duart të lidhura, për sa kohë këto grupime nuk kalojnë kufij të caktuar. Qeveria gjermane në një përgjigje të grupit parlamentar „E Majta” ka bërë të qartë: „Grupet mbrojtëse qytetare nuk kanë kompetenca më të zgjeruara se qytetarët e tjerë.” Me gjasë ka një „kufi të paqartë mes thirrjes për krijimin e ‚grupeve mbrojtëse qytetare‘ drejt një paraqitjeje të pavarur të tyre për siguri e rregull, përtej monopolit shtetëror të shtetit apo madje edhe veprimeve të dhunshme.”

DW Reportage NPD nahe Bürgerwehr Schaft Schutzzonen in Berlin (DW/Austin Davis)

Fenomeni nuk është i ri. Pas bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990 u krijuan grupime të tilla të pavarura të mbrojtjes qytetare në lindje, e që kishin vërtet në fokus sigurinë në fshatra e qytete të vogla. Shumica nuk paraqesnin probleme. Por me shtimin e refugjatëve nga viti 2015, ato e ndryshuan fytyrën e tyre, thotë Bernd Wagner, kriminolog dhe drejtues i EXIT, një organizate që kujdeset për të ndihmuar ekstremistët e djathtë të dalin nga qerthulli ekstremist. Kurse mbi situatën në Berlin, Administrata e Senatit të Berlinit i shkruan Deutsche Welles se „ne i sigurisht i refuzojmë të ashtuquajturat gruppe të mbrojtjes qytetare dhe aksionet që kryejnë ato. Ka arsye të forta pse monopoli i pushtetit është në duar të shtetit.”

DW Reportage NPD nahe Bürgerwehr Schaft Schutzzonen in Berlin (DW/Austin Davis)Sebastian Schmidtke

Edhe autoriteti i Mbrojtjes Kushtetuese në Berlin, shërbimi informativ i brendshëm gjerman, i ndjek fushatat e zonave të mbrojtura, ku NPD përpiqet të paraqitet si „forca mbrojtëse” kundër të supozuarës „dhunë e të huajve” dhe „si inskenuese e zonane No-Go”. Edhe qeveria gjermane pranon sipas raportimeve në media, se tek grupet e vetëshpallura të mbrojtjes qytetare „ka shenja të potencialit ekstremist të djathtë.”

Sebastian Schmidtke reagon:

“Të na krahasosh ne me terroristët do të thotë të mos njohësh realitetin”, thotë funksionari i NPD-së, Schmidtke.

“Ne patrullojmë, shohim, nëse ajo zonë është e sigurtë.”

Schmidtke është i mendimit, se qytetarët e vlerësojnë patrullimin.

“Për mua nuk ka rëndësi si emërtohem. Ne e bëjmë këtë nga bindja dhe e shohim si një gjë të arsyeshme. Nuk më intereson, nëse na quajnë ekstremistë të djathtë”, shprehet Sebastian Schmidtke.

Continue Reading

Bota

SHBA: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk është e pashmangshme

Published

on

Një konflikt midis Ukrainës dhe Rusisë “nuk është i pashmangshëm”, siguroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin. “Ka ende kohë dhe hapësirë ​​për diplomaci” tha ai në një konferencë shtypi.

Më shumë se 100,000 trupa ruse janë vendosur përgjatë kufirit me Ukrainën që nga fundi i vitit 2021, një shenjë, sipas Uashingtonit, se një pushtimi mund të jetë i afërt. Megjithatë, kreu i Pentagonit theksoi se “nuk ka asnjë arsye” që kjo situatë të kthehet domosdoshmërisht në një konflikt të armatosur.

“Putin ka gjithashtu aftësinë për të bërë atë që duhet të bëjë” tha ai, duke iu referuar presidentit rus, i cili ka mohuar komplotin për të pushtuar.

Austin tha gjithashtu se trupat amerikane në gatishmëri në fillim të javës nuk ishin nisur për në Ukrainë dhe se presidenti Joe Biden e kishte bërë të qartë se nuk dëshironte të dërgonte trupa në Ukrainë për të marrë pjesë në operacione ushtarake.

Ministri theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet duke ofruar armë shtesë. Në të njëjtën kohë, Pentagoni do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës.

Austin tha gjithashtu se ai foli me telefon këtë javë me homologët e tij polakë, gjermanë dhe rumunë rreth zhvillimeve në Ukrainë./ Abcnews.al

Continue Reading

Bota

Aktakuzë ndaj gjermanes që radikalizoi fëmijët në Siri

Published

on

Prokurorët gjermanë kanë ngritur aktakuzë kundër një gruaje për anëtarësim në grupin terrorist të Shtetit Islamik dhe për indoktrinimin e fëmijëve të saj përmes mësimeve radikale islamike, si dhe për përpjekjen për të rekrutuar anëtarë të rinj të IS-it.

E akuzuara dhe vajza e saj atëherë 4-vjeçare udhëtuan për në Siri në fillim të dhjetorit të vitit 2014, kundër vullnetit të babait të fëmijës, thanë prokurorët.

Gruaja akuzohet, gjithashtu, se kishte marrë fëmijën e saj, atëherë 6-vjeçar për të parë një gjuajtje publike me gurë dhe se i tregonte fëmijës së saj video të ekzekutimeve.

E akuzuara dyshohet se u martua me disa anëtarë të grupit militant Shtetit Islamik dhe lindi dy djem në Siri, sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Ajo, po ashtu, besohet se ka marrë pjesë në skllavërimin e disa pjesëtarëve të komunitetit jazidi.

E akuzuara u arrestua në Siri në fillim të vitit 2019 dhe kaloi kohë në dy kampe kurde me fëmijët e saj.

Ajo u arrestua më 7 tetor kur hyri në Gjermani nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.

Akuzat kundër saj përfshijnë krime kundër njerëzimit, anëtarësim dhe mbështetje për një organizatë terroriste jashtë vendit, rekrutim dhe ekspozim të të miturve ndaj rrezikut.

Gjykata në qytetin gjerman Celle duhet të vendosë nëse çështja duhet të shkojë në gjykim./REL/

Continue Reading

Bota

Qetësi dhe ankth në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës

Published

on

Udhëheqësit e Ukrainës janë përpjekur të qetësojnë ankthin mes popullatës, ndërsa kërcënimi i një pushtimi rus është kudo i pranishëm.

Ukrainasit kanë shfrytëzuar mediat sociale për të ndarë këshilla se si të përgatiten për luftë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina ndodhet në Kiev dhe thotë se në rrugët e kryeqytetit jeta vazhdon si normalisht ndërsa shumë njerëz ngurrojnë të flasin hapur rreth tesnioneve.

Është një mëngjes i qetë në kryeqytetin ukrainas. Asnjë shenjë nuk të sugjeron se kjo është qendra e një vendi nën presion në rritje nga Rusia dhe se Moska po grumbullon trupa në kufirin e saj.

Banorët vazhdojnë rutinën e tyre të përditshme, por duket qartë se kjo nuk është një ditë e zakonshme. Valentina, banore e kryeqytetit, thotë për Zërin e Amerikës se ka bindjen se gjërat do të shkojnë mirë, por ajo nuk mund ta fshehë faktin se është nervoze.

“Padyshim që situata po ndikon shumë tek ne, por kam besim të madh tek e drejta e kauzës së Ukrainës; për forcën e saj, për të ardhmen e saj. E dua vendin tim aq shumë sa besoj se gjithçka do të shkojë mirë.

”Shumë prej atyre që folën me Zërin e Amerikës mendojnë se nuk ka gjasa për një pushtim të plotë rus të Ukrainës. Një banor, që thotë se quhet Vladimir, beson se Rusia nuk do të veprojë.

“Nuk do të ketë luftë, sepse ka dallim të madh mes dëshirës për luftë dhe aftësisë për ta realizuar atë. Ata e kanë kapacitetin e madh ekonomik të nevojshëm.”

Një tjetër banor i kryeqytetit, Igori, thotë për Zërin e Amerikës se Moska po bën bllof.

“Rusia i bën të gjitha këto për t’ju detyruar të negocioni me ta.

”Por optimizmi në këto rrugë errësohet shpejt nga shqetësimet për rifillimin e luftës në rajonet lindore të vendit.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Yulia përpiqet të shprehë optimizëm pavarësisht nga ato që dëgjon se po ndodhin në lindje të vendit.

“Besoj tek një e ardhme pa luftë, por situata është e komplikuar. Përpiqem të mos mendoj për luftën dhe të mos shikoj lajmet, por brenda vetes jam e shqetësuar.

”Një tjetër banore e kryeqytetit, Irina, thotë se kërcënimi është i menjëhershëm.

“Jam e shqetësuar për prindërit që jetojnë në rajonin e Luhansk-ut afër Donbas-it”.

Zhvillimet në Kiev, pavarësisht përpjekjeve për të vazhduar jetën si zakonisht, po ndiqen nga mbarë bota, një situatë nga e cila banorët duan të shpëtojnë sa më parë që të jetë e mundur./VOA/

Continue Reading

Aktuale