Connect with us

Lajmet kryesore

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale të shiut. Nga pjesa juglindore e vendit do të fryjë një erë e lehtë.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej tre deri më 10 gradë, ndërsa temeraturat më të larta ditore do të lëvizim prej 12 deri më 19 gradë celsius.

Nga dita e hënë deri të mërkurën moti do të jetë me reshje shiu.

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Kosovë

Nis takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Është koha që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Published

on

By

Nis takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Është koha që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se pret konstruktivitet nga të dy palët në takimin e sotëm të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Borrell ka thënë se është koha të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, shkruan Reporteri.net.

“Kam thirrur për këtë mëngjes takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.

Paraprakisht ai, bashkë me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndare me Kurtin e Vuçiqin

Siç raportohet me Borrell dhe Lajçak fillimisht është takuar Kurti e pastaj edhe Vuçiq.

Continue Reading

Aktuale