Connect with us

Lajmet kryesore

Migrimi, problem i madh për institucionet

Published

on

Maqedonia e Veriut vazhdon të boshatiset nga ajo që njihet si “truri”, përkatësisht kuadri i kualifikuar i profileve të ndryshme, por në masë të madhe edhe nga njerëz të tjerë, kryesisht të papunë dhe të tjerë, të cilët me të ardhurat e ulëta nuk mund të sigurojnë kushtet minimale për jetë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Diasporës, në Gjermani ndodhen më shumë se 100 mijë shtetas, në Itali rreth 80 mijë, në Zvicër mbi 60 mijë, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë në vende tjera të Bashkimit Evropian. Të dhënat nuk tregojnë kohën e vendosjes së tyre në këto shtete.

Sipas një hulumtimi të organizatave joqeveritare të emëruara si “Rrjeti për pengimin e largimit të njerëzve të arsimuar”, 76 për qind e të rinjve të moshës prej 15 deri 29 vjeç tashmë kanë ikur nga shteti në kërkim të një jete më të mirë. Shkaqet për këtë janë pakënaqësia nga kushtet në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë, e para së gjithash papunësia.

“Faktori ekonomik edhe më tej është më i rëndësishmi, por jo edhe i vetmi. Çështja e shpërnguljes është komplekse, pra ka edhe aspekte tjera. Një studim i fondacionit ‘Fridrih Ebert’, nxjerr edhe këtë të dhënë; 48 për qind e të rinjve kanë deklaruar se largohen nga vendi në kërkim të një jete më të mirë apo standard më të lartë jetese, pra për paga më të mira, por edhe kërkesa tjera që ata vlerësojnë se mund t’i gjejnë diku tjetër”, thotë Ivan Jovanov, nga organizata “Rrjeti për pengimin e largimit të njerëzve të arsimuar”.

Drejtuesit e institucioneve thonë se janë të vetëdijshëm me migrimin e popullatës dhe se kjo, sipas tyre, vërehet në arsim ku çdo ditë e më shumë ulet numri nxënësve në shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa edhe në universitete ka fakultete ku nuk plotësohen vendet e lira.

Nga Ministria e Arsimit thonë se kanë ndërmarrë masa në arsimin e mesëm duke i harmonizuar drejtimet profesionale me nevojat e tregut dhe të kompanive, që menjëherë pas mbarimit, të munden të sigurojnë vende pune.

Gjithashtu, janë ndërmarrë masa edhe për arsimin e lartë me sigurimin e bursave për studentët.

“Në bashkëpunim me kompanitë private, me odat ekonomike kemi bërë reformimin e tërësishëm të arsimit të mesëm profesional me të vetmin qëllim që nxënësit pas diplomimit në arsimin e mesëm profesional, të mund menjëherë të kyçen në kompanitë dhe kapacitetet prodhuese”, ka deklaruar Safet Neziri, sekretar shtetëror në Ministrinë e Arsimit.

Nga Agjencia për Migrim që vepron në kuadër të Ministrisë së Diasporës, thonë se do të jetë e vështirë që të parandalojnë këtë fenomen që ka përfshirë edhe vende tjera, por të paktën, sipas kësaj agjencie, do të ishte mirë që shteti dhe shoqëria të mund të përfitojnë nga përvoja e arritur nga të larguarit jashtë vendit.

“Mendoj se është pak vonë që të punojmë vetëm në drejtim të asaj që të pengojmë migrimin e të rinjve, por duhet të mendojmë dhe të hartojmë një strategji reale se si të përfitojmë nga ata që janë larguar dhe të shfrytëzojmë kapacitetet e tyre për të mirën e vendit, qoftë në politikë, ekonomi, turizëm apo sfera tjera. Është hartuar një strategji kombëtare për vendosjen e komunikimit me ata që janë larguar”, thotë Nikolla Shalvarinov, drejtor i Agjencisë për Migrim.

 

BURIMI: REL

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Kosovë

Nis takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Është koha që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Published

on

By

Nis takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Është koha që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se pret konstruktivitet nga të dy palët në takimin e sotëm të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Borrell ka thënë se është koha të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, shkruan Reporteri.net.

“Kam thirrur për këtë mëngjes takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.

Paraprakisht ai, bashkë me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndare me Kurtin e Vuçiqin

Siç raportohet me Borrell dhe Lajçak fillimisht është takuar Kurti e pastaj edhe Vuçiq.

Continue Reading

Aktuale