Argëtim
Me prekje ndihmoni bebes të mësojë fjalë të reja
Hulumtimi i shkencëtarëve të Universitetit Purdue tregojnë që prekja e prindit mund t’u ndihmojë bebeve që më lehtë të mësojnë fjalë të reja gjatë bisedës së pandërprerë të prindit.
Ky hulumtim ka përfshirë 48 bebe katërmuajshe, transmeton Telegrafi.
– Prekjen e kuptojmë si mënyrë transmetimi të emocioneve, mirëpo hulumtimi ynë më i ri tregon që foshnja mund të lidhë prekjen me bisedën.
Deri tani janë publikuar hulumtime të ndryshme të cilat tregojnë që prekja është e rëndësishme për zhvillimin psikofizik të fëmijës, mirëpo ky është hulumtimi i parë i cili hulumton lidhshmërinë e prekjes dhe mësimit të gjuhës – ka thënë Amanda Seidler, profesoreshë e sferës së bisedës dhe gjuhës në Universitetin Purdue, e cila ka udhëhequr këtë hulumtim.
Të mësuarit e fjalëve të reja paraqet sfidë të madhe për bebet, sepse ato i dëgjojnë shumicën e fjalëve kur prindi vazhdimisht i flet sesa kur i thotë fjalët një nga një.
– Prindërit bëjnë rrallë pauzë kur flasin me beben, kështu që bebja e ka të vështirë të përsërisë fjalët e thëna.
Bebet patjetër duhet të gjejnë fjalët para se t’i lidhin me kuptimin e vërtetë. Sepse, ato më parë i mësojnë pjesët e trupit, duke pasur parasysh që prindërit shpesh i prekin dhe i flasin fjalët të cilat kanë të bëjnë me pjesë të trupit – thotë dr. Seidler
Argëtim
Blenë valixhen në ankand, familja shokohet nga ajo që gjen brenda saj

Blenë valixhen në ankand, familja shokohet nga ajo që gjen brenda saj
Policia ka filluar hetimet pasi një familje gjeti mbetje njerëzore në valixhen që blenë nga një ankand në Zelandën e Re. Banorët e një shtëpie në South Auckland bënë zbulimin e frikshëm pasi hapën sendet e blera në banesën e tyre, shkruan BBC.
Policia ka filluar hetimet për vrasje dhe po tenton të identifikojë mbetjet njerëzore. Nuk besohet se familja që bleu valixhet është e përfshirë në vrasje. Policia e Zelandës së Re nuk ka dashur të jap më shumë komente, duke theksuar se po bëhet ekspertiza e mbetjeve.
Zyrtarët e policisë kanë thënë se prioriteti i tyre është “konfirmimi i identifikimit të të ndjerit, në mënyrë që të mund të përcaktojmë rrethanat e plota pas zbulimit”.
Ata shtuan, duke pasur parasysh “natyrën e zbulimit”, do të duhej kohë që të gjendeshin të afërmit.
Argëtim
86-vjeçarja shpallet stjuardesa më e vjetër në botë

Një e moshuar nga Bostoni, e cila ka punuar në aeroplan për 65 vjet, u shpall stjuardesa më jetëgjatë në botë nga rekordet botërore “Guinness”.
Bette Nash, 86 vjeç, filloi të punojë si stjuardesë në vitin 1957 për Eastern Airlines dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite në American Airlines pa asnjë mungesë pune.
Nash tha se ajo e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj duke punuar në anijen Nju Jork-Boston-Uashington, sepse e lejon atë të kthehet në shtëpi natën për t’u kujdesur për djalin e saj, i cili ka aftësi të kufizuara.
Guinness tha se Nash është gjithashtu stjuardesa më e vjetër që shërben aktualisht në botë.
Nash tha në vitin 2017, kur ajo festoi 60 vjetorin e saj me kompaninë, se puna ka ndryshuar ndjeshëm që nga ditët e para.
“Duhet të kishe një gjatësi të caktuar, duhet të kishe një peshë të caktuar. Dikur ishte e tmerrshme. Hidhesh disa kilogramë dhe duhej të vazhdoje të peshoje veten, dhe më pas nëse do të qëndroje ashtu, do të të hiqnin. listën e pagave”, tha ajo për WJLA-TV.
Argëtim
Ja cila është rruga më e rrezikshme në botë

Ja cila është rruga më e rrezikshme në botë
Camino de las Yungas”, e njohur sot si “Rruga e vdekjes”, është një nga rrugët publike më të rrezikshme në botë dhe aktualisht destinacioni kryesor turistik në La Paz të Bolivisë.
Me gjatësi 64 kilometra, ajo ishte dikur e vetmja rrugë që lidhte qytetet La Paz dhe Coroico në rajonin e Yungas.
200 deri në 300 persona humbnin jetën në këtë rrugë çdo vit, prandaj në vitin 1995 u shpall si më e rrezikshmja në botë. Për shkak të këtij emërtimi, ajo fitoi popullaritet të madh në mbarë botën.
Ndërkohë në trasenë e dytë është ndërtuar një rrugë e re dhe e vjetra është përdorur për qëllime turistike vitet e fundit.
Sot vizitohet më së shumti nga çiklistët dhe të apasionuarit pas adrenalinës dhe çdo vit kalojnë rreth 25 mijë turistë.
Udhëheqësi turistik lokal Diego Del Carpio tregon se para se të mbërrijnë në rrugë, ata fillimisht vizitojnë faltoren Apacheta.
Pasi marrim lejen, ne ngasim biçikletat në rrugë. Ne shohim një peizazh 180 gradë dhe dëshmojmë formimin e akullnajave për shkak të proceseve gjeologjike dhe ndryshimit të motit.
Zbritja nëpër rrugë zgjat disa orë, duke filluar nga një lartësi prej 4.670 metrash dhe duke përfunduar në 1.100 metra në Yolosa.
Është gati tre metra e gjerë, pa gardh dhe asgjë që do t’i ofronte ndonjë siguri automjeteve. Aksidenti më i rëndë rrugor në Bolivi ndodhi në korrik të vitit 1983 pikërisht në këtë rrugë kur një autobus ra në një humnerë ku humbën jetën 100 persona.
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare