Connect with us

Lajmet kryesore

LSDM e BDI, me sherifë lokalë para zgjedhjeve

Published

on

Rastësi ose jo, këto ditë në qeveri pritet të kalojë Akti për Sistematizim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, mëson tevevizioni Alsat-M nga burimet e tij. Në këtë periudhë parazgjedhore, një gjë e tillë bëhet akoma më e dyshimtë për keqpërdorimin e mundshëm të kësaj reforme të brendshme, për shkak të emërimeve ose pozicionimeve të aktivistëve partiakë nga LSDM-ja dhe BDI-ja në koalicionin qeveritar, konkretisht dy titullarët që drejtojnë MPB-në aktualisht. Dilemat qëndrojnë edhe në faktin se sa efikase do të jetë Ministria e Brendshme, në një kohë që bazuar në Marrëveshjen e Përzhinës, pavarësisht se ministri i Brendshëm do të jetë nga radhët e opozitës, Drejtori i Byrosë për Siguri Publike dhe një përqindje e madhe e shefave policorë do të mbeten ende njerëz të pushtetit.

Këto burime të televizionit në fjalë thonë se të dy partnerët e koalicionit janë në një garë për të forcuar pozitat e tyre në radhët e kryeshefave dhe njerëzve të tjerë në pozita kyçe policore, si një parapërgatitje për fortifikimin e pozitave politike të koalicionit ekzistues përgjatë periudhës së qeverisë teknike dhe parazgjedhore të vendit.

Akti për Sistematizim parashikon themelimin e 27 Organeve për Punë të Brendshme të cilat do të jenë struktura organizative territoriale. Por, në krye të këtyre organeve do të jenë kryeshefa, të emëruar falë të drejtës ekskluzive nga ana e ministrit, në bashkëpunim edhe me zëvendësministrin që është përgjegjës për kuotat shqiptare. Këta kryeshefa do të jenë gati-gati sherifë policorë për rajone të caktuara, pasi nën komandën e tyre do të kenë jo vetëm policinë e uniformuar, por edhe policinë kriminalistike si dhe policinë lokale të qarkullimit rrugor.

Nga 27 Organet për Punë të Brendshme, 5 do të jenë në territorin e Qytetit të Shkupit, ndërsa 22 të tjera në rajone anembanë shtetit. Në bazë të 25% përfaqësues të garantuar nga Marrëveshja e Ohrit, qytetet me popullsi dominuese shqiptare sikurse Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga dhe 1 organ në kudër të Qytetit të Shkupit pritet të komandohen nga shqiptarët.

Por, siç mësojmë nga këto burime, çdo emërim për drejtues të Organit për Punë të Brendshme përjashton totalisht autoritetet lokale të pushtetit vendor. Pra, asnjë komunë nuk ka të drejtë të sugjerojë apo propozojë ndonjë figurë policore që do të ushtronte detyrën e sherifit lokal, duke rënë kështu ndesh me decentralizimin.

Cilido nga këta kryeshefa të emëruar nga ministri dhe zëvendësministri shqiptar do të gëzojnë autonomi në veprimtarinë e tyre, që nga urdhrat, komandimet, veprimet operative policore etj.

Akti i ri për Sistematizim duket qartë se do e dobësojë rolin e cilitdo ministër teknik nga opozita, për shkak se sherifat lokalë do t’i përgjigjeshin autoritetit emërues, ministrit ose zëvendësministrit aktual. Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, ministri i ri nga opozita gëzon të drejtën të ndërrojë deri në 15 udhëheqës policorë nga gjithë struktura hierarkike e MPB-së, që nënkupton se rrjeti lokal policor do të jetë larg kontrollit real të ministrit të ri, veçanërisht në prag të zgjedhjeve. Po ashtu, nga ky Pazar i mundshëm i drejtuesve të MPB-së me 27 Organet për Punë të Brendshme, mësohet se të paprekura do të mbeten edhe 8 sektorët aktualë ekzistues të Punëve të Brendshme në gjithë Maqedonisë.

Matematikisht, shifra e drejtuesve policisë, 27 OPB plus 8 SPB shkon në 35. Ndërsa ministri i ri, nga gjithë struktura hierarkike e MPB-së mund të lëviz nga detyra vetëm 15 zyrtarë policorë, ndërkohë që në rast të lëvizjes, aktivizohet edhe parimi i firmave të lidhura me zëvendëskryeshefa plotësues.

Një gjë e tillë nënkupton se struktura policore mbetet vegël e pushtetit.

Kjo iniciativë është vazhdimësi i pingpongut politik në Maqedoni, njësoj sikurse në qeverinë e parë pas Përzhinës, VMRO-ja synoi të ruante shefin e Byrosë për Siguri Publike që gjatë asaj kohe u kryesua nga Mitko Çavkov. Me propozim të ministrit, Akti i Sistematizimit kalon vetëm në qeveri, dhe opozita është duarlidhur për ta bllokuar këtë iniciativë. Burimet thonë se gjasat janë që Akti për Sistematizim të kalojë në Qeveri në seancën e të martës. Po ashtu, ky akt parashikon edhe shuarjen e njësiteve të deritanishme ALFA dhe atij për Siguri dhe Rend Publik, dhe krijimin e një njësiti të ri, atij për Ndërhyrje.

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale