Connect with us

Maqedonia e Veriut

Foshnjat e lindura para kohe – luftëtarët më të mëdhenj, shkalla e vdekshmërisë është ulur në 12 për qind

Published

on

Shkalla e vdekshmërisë së foshnjave të lindura para kohe në shtet është ulur dyfish dhe është 12 për qind në nivel vjetor. Për luftëtarët më të mëdhenj – të lindurit para kohe mesatarisht rreth 600 foshnja në shtet duhet të sigurohen kushte më të mira, me pajisje dhe kuadër të trajnuar që të luftojnë me rrezikun nga vdekshmëria dhe anomalitë.

Porosi të tillë dërguan institucionet kompetente në solemnitetin që u mbajt në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup, me rastin e Ditës Botërore të foshnjave të lindura para kohe – 17 Nëntori.

Mysafirë në klinikë ishin 40 fëmijë pacientë të mëparshëm të cilit kishin lindur para kohe, të cilët shoqëroheshin dhe zbavitnin personelin, me bashkëshortet e presidentit dhe të kryeministrit Elizabeta Geogievska dhe Zorica Zaeva, kryeministri Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, yje të estradës…

Kryeministri Zaev porositi se institucionet duhet vazhdimisht të angazhohen që ta ndryshojnë statistikën e zezë edhe krahas rezultateve të cilat janë arritur. “T’iu sigurojmë kushte luftëtarëve të vegjël që t’i marrin kushtet e nevojshme në repartet për kujdes intensiv me ngrohtësi adekuate, përkrahje për ushqim dhe kujdes bazik për infeksione dhe vështirësi në frymëmarrje. Në vendet e zhvilluara gati se të gjitha këto foshnja mbijetojnë. Qëllimi ynë është që Maqedonia e Veriut të jetë një nga ato vende. Kemi shkak që të besojmë se jemi në rrugën e mirë që ta arrijmë këtë. Në vitin 2016 përqindja e vdekjes së foshnjave të lindura para kohe ishte 25 për qind, ndërsa në vitin 2017 shkalla u ul në 21, në vitin 2018 ishte 16 për qind, ndërsa këtë vit 12 për qind”, tha Zaevi.

Drejtoresha e KGJA-së Viktoria Jovanovska theksoi se numrat për vdekshmërinë e përgjysmuar motivojnë që të jenë edhe më të përkushtuar dhe t’i eliminojnë të gjitha rreziqet dhe shkaqet për vdekshmërinë e foshnjave të lindura para kohe.

Siç informoi shefja e Repartit për Kujdes Intensiv dhe Terapi pranë KGJA-së Elizabeta Petkovska, në tre vitet e kaluara më shumë se në gjysmë është përgjysmuar edhe shkalla e mbijetesës së të porsalindurve. Nëse para tri viteve humbin jetën 35 në 1.000 të lindur, tani numri është ulur në 16 të porsalindur në 1.000 të lindur. Vdekshmërinë të cilën e kemi tani 80 për qind bie te të porsalindurit në javën e 28-të të gestacionit dhe nën 1.000 gramë.

Ministri i këtij dikasteri Venko Filipçe gjithashtu theksoi se krahas investimit në pajisje, edukim të kuadrit, klasifikimin e shtëpive të maternitetit dhe punës së bërë pas protokolleve sipas standardeve botërore që mungonte në vitet e kaluara ka kontribuuar për sukses në trajtimin e foshnjave të lindura para kohe.

Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë sot fitoi aparat të ri për zbulimin e hershëm të anomalive me zë. Apel për nevojën nga zbulimi i hershëm i anomalive në këtë solemnitet dërgoi edhe nxënësja e shkollës së mesme e cila ishte lindur para kohe, ndërsa në moshën njëvjeçare i kanë zbuluar problem. Pas trajtimit dhe operacionit me kohë ajo tani funksionon dhe komunikon mirë dhe planifikon të bëhet pjesë e ekipit të klinikës gjinekologjike.

Statistika tregon se një milionë prej 15 milionë foshnjave të cilat lindin brenda një viti në botë vdesin për shkak të komplikimeve nga lindja para kohe. Shumë të mbijetuar përballen me jetë me invaliditetit, përfshirë pengesa, si në mësim, si dhe probleme me të pamurit dhe të dëgjuarit.

Continue Reading

Lajme

Nesër ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks

Published

on

Sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë të Veriut (“Gazeta zyrtare e RMV” nr. 21/98 dhe 18/07), 19 janar i viti 2022 (e mërkurë), Epifania ( Uji i Bekuar), është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga MPPS-ja uron qytetarët e besimit ortodoks për festën e Epifanisë (Dita e Ujit të Bekuar).

Continue Reading

Lajme

UNICEF: Shtyrja e gjysmëvjetorit të dytë të jetë e përkohshme, mbyllja e shkollave duhet të jetë zgjidhja e fundit

Published

on

Meqenëse vendi po kalon një valë tjetër të infektimeve me KOVID-19, gjithnjë e më shpesh të shkaktuar nga lloji omikron, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë në qendër të çdo vendimi nëse shkollat ​​do të jenë të hapura. Vendimi i Qeverisë për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor pas pushimit dimëror duhet të jetë masë e përkohshme dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për kthimin e fëmijëve në klasa, kumtojnë nga Zyra e UNICEF-it në vendin tonë.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani, konsideron se masat parandaluese në shkollat janë efektive dhe se prania fizike në shkollë nuk duket të jetë shtytësi kryesor i përhapjes së infeksionit.

“Për muajin e fundit të mësimdhënies në vitin 2021, të dhënat tregojnë shkallë shumë të ulët të infeksionit me vetëm 0,01 për qind raste të reja në ditë te nxënësit dhe 0,03 për qind te mësuesit. Për krahasim, në dy javët kur shkollat ​​u mbyllën për pushim dimëror, numri i rasteve të reja të infektuara në të gjitha grupmoshat u katërfishua, nga afërsisht 2.600 në 11.000 raste pozitive të konfirmuara. Ne duhet ta përdorim këtë njohuri për të bërë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur shkollat ​​të hapura dhe që fëmijët të ndjekin mësimet në mënyrë të sigurt”, thotë DiXhovani.

Në vend ndodhte që fillimi i vitit shkollor të shtyhej për shkak të kushteve të këqija atmosferike, tregon ajo, por tani situata ka ndryshuar. Vonesat e mëparshme në fillim të vitit shkollor ishin të rralla dhe koha e humbur e mësimit ishte kompensuar. Situata aktuale është përkeqësuar nga periudhat e gjata të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë.

Është e qartë se është në interesin më të mirë të fëmijëve, thekson DiXhovani, të jenë në klasa dhe rihapja e shkollave duhet të jetë prioritet për të gjithë vendin. Rreziqet me të cilat përballen fëmijët kur janë jashtë shkollës mbeten më të mëdha se rreziqet në shkollë.

Continue Reading

Lajme

Mariçiq: Shfrytëzimi i emrit të shkurtuar është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët

Published

on

Me hapa të përbashkëta, nga të dy anët, është zgjidhur një nga çështjet e hapura, që ka paraqitur problem në një pjesë të organizatave ndërkombëtare, thotë zëvendës-kryeministri për Integrime europiane, Bojan Mariçiq, lidhur me vendimin e Bullgarisë që ta përdorë emrin e shkurtuar të shtetit tonë – Maqedonia e Veriut.

Kjo, sipas Mariçiqit, është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët për përfitimin e besimit të mëtejshëm.

“Me këtë hap i cili është një nga çështjet e hapura, do të zgjidhet një problem – do të mbyllim një çështje dhe do të heqim një nga bllokadat. Me këtë mbyllet një problem. Bullgaria praktikisht e ndryshon pozitën e saj dhe fillon ta përdorë emrin e shkurtuar. Edhe kryeministri Petkov, sot disa herë e ka përdorur emrin e shkurtuar – Maqedonia e Veriut. Është zgjidhur një çështje e hapur e cila neve na shkaktonte problem në pjesën e organizatave ndërkombëtare. Kjo është temë e cila pothuaj dy vite është e hapur dhe me të kontestohej e drejta jonë që të quhemi me emrin e shkurtuar”, tha Mariçiq në intervistën për televizionin Tellma.

Continue Reading

Aktuale