Connect with us

Maqedonia e Veriut

Detektor: Pushteti nuk heq dorë nga tatimi progresiv – opozita e sugjeron të ndalojë me eksperimentet

Published

on

Pushteti nuk heq nga tatimi progresiv edhe krahas vendimit për ngrirjen e tij nga fillimi i vitit të ardhshëm. Këshilltari ekonomik i kryeministrit Zaev, Fatmir Bytyqi për Detektor zbulon se në Qeveri shqyrtohet model i ri i cili parasheh më shumë shkallë për tatimim dhe sipas të cilit ata të cilët kanë më pak të ardhura do të paguajnë më pak tatim.

“E gjithë struktura e tatimimit progresiv do të pësojë ndryshim në drejtim të atyre që kanë të ardhura më të ulëta ndoshta do të kenë tatime më të ulëta, pikërisht ajo që opinioni e kërkon dhe në thelb mendimi ynë është në drejtim të asaj se çka është perceptim dhe kërkesë e opinionit, ata të cilët kanë të ardhura më të vogla, të paguajnë më pak dhe më tutje të ketë disa shkallë sepse shembujt e tillë kishin dhënë rezultate më të mëdha. Ato analiza po bëhen, vlerësoj se pezullimi jep mundësi të mjaftueshme që në mënyrë konceptuale të mos heqim dorë dhe ne nuk heqim dorë nga tatimi progresiv”, tha për Detektor këshilltari ekonomik i kryeministrit Zaev, Fatmir Bytyqi.

Opozita këto propozime të Qeverisë i sheh si edhe një eksperiment ekonomik i cili siç thonë ka pasoja ndaj klimës afariste dhe ndikim negativ në vendimet e investitorëve të huaj.

Ish ministri i Financave Kiril Minovski për Detektor thotë se politika fiskale nuk mund të ndryshohet çdo ditë.

“Tani për momentin ngrihet tatimi progresiv, e përsëri diçka do të analizojmë disa vite e do të shohim se çka është zgjidhja më e mirë. Ky është përsëri një eksperiment, një mospërputhje, dërgojmë sinjal të keq drejtë kompanive vendore, drejtë kompanive të huaja, drejtë qytetarëve drejtë kompanive. Nuk mundet në ekonomi, në politikën fiskale çdo ditë të ndryshojmë koncepte”, tha Minoski për Detektor.

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale