Connect with us

Qëndrime

Çka mësojmë nga njerëzit e mençur

Published

on

E kam kuptuar që herët në jetë, edhe në familje, se kishte njerëz shumë më të zgjuar se unë. (Komentuesve ju lutem ti vendosin shakatë e tyre këtu.) Por njëkohësisht kuptova se inteligjenca nuk ishte diçka statike. Kur njerëzit thonë “X është i shkëlqyeshëm”, bazuar në gradën e tij universitare të moshës 21 vjeç, është një thënie e pakuptimtë – sepse X mund të mos ketë mësuar më që atëherë. Çdokush mund ta bëjë veten më inteligjent. Një mënyrë është të studiosh njerëzit më të mençur.

Ata e trajtojnë çdo situatë si mundësi për të mësuar. Nëse bie në bisedë me njërin prej tyre, pavarësisht nga statusi më i ulët apo niveli i budallalëkut që ti ke, ata e dëgjojnë me vëmendje atë që thua. Ata nuk përpiqen të “fitojnë” takimin duke të goditur me shprehje, figura, batuta apo recitime që i kanë mësuar vite më parë. Njëherë bisedova në një dasëm me një burrë më të vjetër se unë të quajtur Bob. Diskutuam në lidhje me kujdesin shëndetësor në SHBA. Më vonë, motra e nuses më pyeti çfarë mendimi kisha për Bobin. “Ai nuk ishte memec,” i thashë bujarisht. “Jo”, pranoi ajo, “ai ka fituar Nobelin në ekonomi”. Cili është specializmi i tij? e pyeta. “Shëndetësia,” më tha ajo. E megjithatë Robert Fogel më kishte dëgjuar mua me më shumë vëmendje sesa kisha treguar unë për të.

Ata e drejtojnë mendjen për të parë personin përballë. Njerëzit që e kanë dhuratën për të parë botën e jashtme zakonisht i mbajnë kamerat e tyre të drejtuara nga jashtë. Neurotikët dhe narcistët nuk e bëjnë këtë gjë, pavarësisht se ata mund të jenë artistë të shkëlqyer në brendësinë e tyre (mendoni Woody Allen).

Ata shpesh e anashkalojnë mërzinë dhe ankthin që shkakton jeta sociale. Ata mendojnë se ka shumë gjëra për të mësuar dhe se nuk ka kohë për të humbur me biseda në rrugë, rinovimin e kuzhinës, çmimet e pasurive të patundshme, thashethemet në lidhje me shkollat ​​lokale, ose bisedat që mbarojnë me shprehjet “Interesante!” apo “Qesharake!”.

Ata janë specialistë, por gjithnjë mundohen të bëhen mjeshtra dhe në fusha tjera. Jam njohur me Walter Mischel, psikologu që ndihmoi në ndryshimin e të kuptuarit të personalitetit, në vitin e tij të fundit të jetës, kur ai ishte 88 vjeç. Ai rrinte atje me kokën ulur, duke dëgjuar me vëmedje gjithçka që thoshin të gjithë. Në muret e apartamentit të tij, vareshin piktura të mrekullueshmne që i kishte bërë vetë në vitet tetëdhjetë. Në mënyrë të ngjashme, Edward Said, studiuesi i njohur në fushën e studimeve postkoloniale, ishte një kritik i rëndësishëm i muzikës. Këta njerëz respektojnë ekspertizën, sepse ata e dinë nga përvoja se është shumë e çmuar. Ata nuk janë si biznesmeni që hyn në politikë duke supozuar se me rregulla që do të aplikojë, pasi është më i zgjuar se idiotët që janë aty, ka për të zgjidhur papunësinë. Por ata kërkojnë të fitojnë ekspertizë edhe në një fushë tjetër. Francis Crick zbuloi kodin ADN pjesërisht për shkak se ai kishte ardhur në biologji nga fizika, duke sjellë me vete një palë sy të freskët.

Ata mbledhin njohuri nga shumë fusha të ndryshme. Libri më i mirë jo-fiction që njoh është ai i Hannah Arendt: Jeruzalem: Një Raport mbi Banalitetin e së Keqes (1963). Është një përzierje e historisë, filozofisë, reportazheve të saj (nga salla e gjyqit në Jeruzalem, në gjyqin e Adolf Eichmann) dhe – megjithëse kjo është e paqartë – edhe përvojë e saj personale si refugjate në Gjermaninë e Hitlerit.

Ata bëjnë punën që duan të bëjnë, jo ato punë që bota kërkon tu imponojë, madje edhe nëse ka një kosto për karrierën ose të ardhurat e tyre. Në kushtet e Warren Buffett, ata përdorin një “vlerësim të brendshëm” (një matës i brendshëm i meritës) dhe jo një “vlerësim të jashtëm” (vlerësimi i meritës nga shoqëria). Ata nuk kanë asnjë interes për të spikatur, për tu bërë të pasur apo të famshëm. Ata kanë tendencë të mos qëndrojnë në hierarkinë e lartë të organizatave publike ose korporatave, ku ata duhet të ndjekin një vijë të caktuar partiake dhe të bëjnë punët që u caktojnë shefat. Në pjesën më të madhe të shekullit të kaluar, të mencurit mblidheshin nëpër akademi, por kjo po ndryshon: gjithnjë e më shumë, akademikët shpërblehen për thellësi të njohurive në disiplinat e tyre vetiake, pasi fushat po bëhen më teknike dhe të specializuara.

Ata kanë imagjinatën për të prodhuar ide, por edhe përulësinë teknike për t’i provuar për të kundërtën e tyre. Hortense Powder në kujtimet e saj klasike antropologjike “Stranger and Friend” (1966), përshkruan një fundjavë të gjatë të kaluar në New Hampshire në 1932 në shtëpinë verore të antropologut Edward Sapir. “Rrjedha e mrekullueshme e bisedës” midis mikpritësit dhe një tjetër mysafiri të shtëpisë, psikanalisti Harry Stack Sullivan, e befasoi atë. Ajo ia atribuon veprën pjesërisht “personaliteteve të tyre”. “Çdo njeri duket se kombinon brenda vetes diçka prej shkencëtari dhe poeti”, thotë ajo. Poeti ka idetë; shkencëtari i provon ato. Falë këtij testimi, njerëzit e mençur në botën moderne mësojnë se nuk ka asnjë ide të madhe që shpjegon gjithçka. Esther Duflo, i cili këtë vit u bë fituesi më i ri i Nobelit në ekonomi, më tha në 2015: “Idetë e mëdha janë shumë joshëse. Unë besoj në ide të vogla”.
Njerëzit e mençur thonë atë që mendojnë se është e vërtetë – jo atë që është e përshtatshme për shoqërinë, ose që i shërbën mençurisë konvencionale, apo që është e dobishme politikisht. (Ata nuk i përmbahen ortodoksisë). Të gjithë mund të jemi pak më shumë të ngjashëm me ta, nëse e provojmë.

Continue Reading

Komente

Valon Bela: Vazhdojnë gafat e humbësit Bekim Sali

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka pritur në takim sot ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Rejçell Gallovej.

Kjo ka ngjallur reagim në publik.

Valon Bela vlerëson se në këtë takim, pati një gafë.

Sipas tij, ulja në “krye të vendit” e Salit nuk shkon në takime diplomatike.

“Në ndërkohë vazhdojnë gafet e Qeverisë.Ulja në këtë mënyrë është jokorrekte me përfaqësues diplomatik. Prej humbësit e Ministër. Ndjesë ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar/United Kingdom.p.s. O Ministër, kompleksi i të ulurit në “krye të vendit” nuk kalon në takimet me përfaqësues të korit diplomatik!”, shkroi Bela./TV21/

Continue Reading

Komente

Mehmeti: Pa Kosovën, laboratorët për PCR teste në Shkup do mbylleshin!

Published

on

Nga Kim Mehmeti

Thuajse as një autobusë qytetarësh të Kosovës nuk e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID19, por kjo nuk i pengon ‘ekspertët’ e atjeshëm, që këtë ta kërkojë nga shqiptarët që duan t’i vizitojnë familjarët e vet andej kufirit?!

Në ndërkohë, OBSH-ja rekomandon heqjen e masave mbyllëse mes shteteve dhe thotë se ndalimet e udhëtimit nuk janë efektive në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie!

Tani shtrohet pyetja logjike: çka është ajo qe e dinë ekspertët e Kosovës, e që nuk e dinë ata të OBSH-së, e që i detyroi këta të Prishtinës t’i ndajnë shqiptarët andej kufirit nga ne këtej kufirit!

Ku ta dish, mbase ata kanë parasysh efektet pozitive nga vendimi i tyre në ruajtjen e harmonisë ndëretnike në Maqedoni, e ku pronarët të laboratorëve për PCR teste janë maqedonas, e të vetmit që kanë nevojë për këtë test dhe që udhëtojnë për në Kosovë, janë shqiptarët!

Më në fund, kjo nuk është hera e parë kur forcën e “Shqipërive” tona e dëshmojmë duke i bërë të pakalueshëm për shqiptarët kufijtë shqiptaro-shqiptarë, siç nuk është e rrall që nga budallakit shqiptare, të përfitojnë të huajt.

Continue Reading

Kolumna

Një teatër profesional për aktorët shqiptarë

Published

on

By

Letër nga Kumanova

NJË TEATËR PROFESIONAL PËR AKTORËT SHQIPTARË

Zona e Kumanovës gjithnjë është vlerësuar si “djep” i aktorëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, prej nga kanë dalë artistë të përkryer. Dashuria për skenat teatrale është kultivuar ndër breza dhe sot kemi një numër aktorësh nga kjo zonë, të cilët lirisht mund të përbëjnë një trupë teatrale shumë solide. Aktualisht, aktorët shqiptarë nga rrethi i Kumanovës talentin dhe punën e tyre këmbëngulëse prej aktori e shprehin përmes “Njësisë organizative teatrale shqiptare në kuadër të Shtëpisë për Kulturë të Kumanovës”! Pra, jo sektor, aq më pak institucion më vete, por një shprehje “unikate në botë” sa për t’u tallur me artistët shqiptarë! Njësi organizative teatrale!

Ky emërtim i përçudshëm tashmë është “institucionalizuar”, i përkrahur nga partitë tona dhe i subvencionuar me dy-tri premierë në vit nga Ministria e Kulturës! Dhe kështu është absorbuar çdo pakënaqësi dhe kërkesë e artdashësve, është neutralizuar çdo përpjekje kombëtare për një institucion nacional të mirëfilltë, është paralizuar çdo “kërkesë nacionaliste” që do ta brengoste “pronarin”- komunitetin maqedonas të kulturës (një shqetësim më pak për ”pronarin e kulturës” nga “nacionalizmi shqiptar”)!

Duhet të nënvizohet se angazhimet e para për një teatër shqiptar në Kumanovë kanë qenë shumë serioze, me një elaborat që ka zbërthyer të gjitha nevojat profesionale dhe kulturore të shqiptarëve të kësaj ane! Partitë politike shqiptare, me qëllim që mos ta mbështesin për muri partnerin qeveritar maqedonas (sepse mund të hidhërohet elektorati i tyre), kanë parapëlqyer më tepër që të “hidhërohen” me artistët shqiptarë, t’i ofendojnë ata me një “institucion fiktiv”, ku mund ta shprehin gjithë talentin e tyre.

A mbrohet në këtë mënyrë identiteti kulturor kombëtar?! Pse aktorëve të mrekullueshëm kumanovarë t’u ofrohet një “njësi teatrale” dhe jo një institucion nacional: Teatri Shqiptar në Kumanovë! Në këtë qytet funksionojnë dy institucione nacionale maqedonase: Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” dhe Institucioni Nacional “Muzeu”! Pse mos të themelohet dhe të funksionojë edhe një institucion nacional, Teatri Shqiptar i Kumanovës, me emër, për shembull, “Sefedin Nuredini”?

Potenciali kadrovik ekziston dhe është ndër më të fuqishmit në vend, potenciali financiar ekziston, sepse shqiptarët e këtij qyteti paguajnë taksa të majme, nevoja komunitare ekziston, sepse shqiptarët, publiku artdashës dëshiron që të ketë një institucion që do t’i nderojë dhe që do t’ua respektojë tërë atë angazhim që shqiptarët e këtushëm e kanë bërë për teatrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Mundi, angazhimi dhe dëshira e shqiptarëve të Maqedonisë është përtej një “njësie teatrale” si seksion në kuadër të një shtëpie të kulturës! Mbase, partitë tona edhe ia kanë dalë që në këtë njësi organizative të ketë të punësuar profesionalë me rroga aktori! Por, aktorit shqiptar nuk i intereson as punësimi e as rroga, por ekzistimi i një Institucioni Nacional Shqiptar!

Janë miratuar e hedhur mbi 500 milionë dollarë, janë miratuar edhe me pëlqimi e partnerëve shqiptarë të koalicioneve qeveritare! Këto para janë shpenzuar për anije idiotike, për luana e dema, për shelgje në lumë e për ura me skulptura nga kultura dhe religjioni ortodoks maqedonas! Pse mos të arrihet edhe një konsensus qeveritar për një buxhet prej 5-6 mlionë dollarë (aq sa kanë kushtuar dy-tri përmendore të cubave maqedonas) për ta ndërtuar një objekt të denjë teatral për aktorët dhe teatër-dashësit shqiptarë të Kumanovës! Apo, këta “të shkretë” akoma nuk janë bërë për teatër, sepse edhe më tej nuk e kanë të rregulluar sistemin e kanalizimit, ujësjellësit, rrugët, ndriçimin publik… Jemi në rrugë e sipër, na duhet vetëm të na mandatoni edhe një herë, edhe një herë, edhe një herë… – do të thoshin “politikanët” tanë! Një shfaqje kjo tragjiko-komike si shumë e gjatë (gati e amshueshme!) ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut!/HEJZA/

Continue Reading

Aktuale