Connect with us

Maqedonia e Veriut

Bisedimet për Kodin Zgjedhor po zhvillohen në fshehtësi

Published

on

Pak informacione shpërndahen në publik për rrjedhën e negociatave mes partive politike dhe institucioneve kompetente për ndryshim të Kodit Zgjedhor. Deri tani, nuk dihet se cilat dispozita të ligjit janë objekt negociimi dhe janë në prag të ndryshimit. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka pranuar se brenda këtyre ditëve pranojnë sugjerime nga partitë rreth draft-propozimeve.

“Pjesëmarrësve në atë takim, jo vetëm të partive politike por edhe të institucioneve, u janë dhënë propozime të caktuara për ndryshim të Kodit Zgjedhor. Gjatë javës së kaluar dhe gjatë kësaj jave marrim “feedback” prej tyre. Grupi i punës do të ulet dhe do t’i shqyrtojmë. Më pas do të thirrim takim tjetër. Mendoj se debati rreth këtyre temave që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-së është konstruktiv”- deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Rekomandimet e OSBE/ODIHR të cilat kanë të bëjnë me ndryshime më të vogla teknike të Kodit Zgjedhor në aspekt të realizimit të zgjedhjeve duket se nuk përbëjnë problem të pranohen nga të gjitha partitë. Pjesët ku subjektet politike kanë qëndrime të ndryshme janë propozimet e partive më të vogla parlamentare, për një njësi zgjedhore dhe për lista të hapura të kandidatëve për deputetë. Sipas LSDM-së, propozimi konkret, gjithsesi, do të hyjë në procedurë parlamentare. Megjithatë, sa u takon listave të hapura të kandidatëve për deputetë, partia më e madhe në pushtet thotë se është më mirë fillimisht të testohen në zgjedhjet lokale, në garën për këshilltarë.

“E para, presim të kemi mirëkuptim nga bashkëbiseduesit tanë me të cilët negociojmë për këtë proces kurse në fund të fundit, besoj se në Kuvend është e mundur që të mblidhet numri i nevojshëm i deputetëve të cilët do ta mbështesnin këtë propozim”- tha Hari Llokvenec, LSDM.

VMRO-DPMNE-ja, nëse shkohet drejt ndryshimit të modelit zgjedhor, zgjedh atë të shumicës me 120 njësi. Se cili ka qenë qëndrimi i tyre në takimin negociues me ndërmjetësimin e Ministrisë së Drejtësisë, akoma nuk është bërë e ditur.

“Është e vërtetë që ka pasur takim fillestar por kemi rënë dakord që të mos jepet asnjë informacion nga ajo që atje është diskutuar. Habitem se si kanë arritur këto informacione tek ju por unë do t’i përmbahen principit që kur jepet fjala, qoftë edhe ndaj LSDM-së dhe Zoran Zaevit, të paktën ne ta respektojmë. Nuk do të futem në detaje se si zhvillohen negociatat por mund t’ua konfirmoi se kishte takim inciues”- pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

BDI-ja kërkon të mbetet modeli aktual, proporcional dhe me gjashtë njësi zgjedhore. Partneri tjetër i koalicionit qeveritar, Alternativa, mbështet nismën me një njësi dhe lista të hapura. Aleanca për Shqiptarët është kundër një njësie zgjedhore kurse Lëvizja Besa synon ndarjen në tre njësi zgjedhore. KSHZ-ja është deklaruar e gatshme që administrativisht të zbatojë cilindo ndryshim i cili do të miratohet në Kuvend.

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Aksion policor sonte në Tetovë e Gostivar, 11 autobusë dhe furgonë pa frena e me shumë probleme teknike!

Published

on

Ekipet policore të SPB Tetovë sot (27 janar), ndërmorrën aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëvem para se gjithash autobusë dhe furgonë.

“Gjatë kontrollës, janë zbuluar dhe saknksionuar 11 automjete teknikisht të pa pregaditura (Tetovë 5 dhe Gostivar 6), nga të cilat 6 automjete (Katër nga Tetova dhe Dy nga Gostivari) i kishin frenuesit e prishur, 3 nga Gostivari nuk kishin bërë kontrollim teknik, 1 nga Tetova me pajisje të prishur dhe një automjet i Gostivarit kishte mungesë të pajisjeve të duhura. Automjetet që teknikisht nuk ishin në rregull automatikisht u larguan nga komunikacioni, ndërsa të gjithë përgjegjësve do tu shqiptohet masë adekuate sanksionimi”, mëson Pa Censurë.

Gjatë kontrollës gjithashtu u konstatuan edhe 17 lloje tjera shkeljes në komunikacion, të cilët janë gjobitur në të holla.

Continue Reading

Lajme

Gençovska: Bullgaria pret rezultate konkrete me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska thotë se është mirë që kanë rifilluar dialogun me Shkupin.

Ajo tha gjithashtu se i kanë propozuar Qeverisë së Maqedonisë që nëse është e nevojshme të evakuohet ekipi diplomatik nga Ukraina. Në të njëjtën kohë ata rinovuan propozimin që Bullgaria të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh faktin se Ministritë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë koordinatore të të gjithë procesit, krahas zhvillimit të dialogut për çështjet politike, në bisedën me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjeruam hapësirën e bisedimeve”, tha Gençovska.

Në lidhje me dialogun me Maqedoninë, Gençovska thotë se Bullgaria pret rezultate konkrete.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një delegacion qeveritar vizitoi së fundmi Bullgarinë.

Continue Reading

Lajme

Në Tetovë po hapet një kazino e re! Lëvizja Antibixhos po përgatitet për protesta

Published

on

Në afërsi të çerdhes “Rinia” në qytetin e Tetovës po përgatitet hapja e një kazino gjigante në objektin e ish fabrikës “Teteks”.

“Kjo kazino gjigante që është prapa krahëve të mijë është duke u hapur në afërsi të çerdhes së Tetovës edhe pse mbyllja e kazinove në afërsi të shkollave dhe çerdheve është kërkuar edhe me anë të protestave, por tradita e njëjtë vazhdon”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.

Nga Lëvizja “Antibixhoz” apelojnë që të gjitha institucionet të marrin masa edhe të pamundësohet hapja e kësaj kazino.

“Ne nga Lëvizja Antibixhoz dënojmë ashpër përgatitjen e hapjes së një kazinosë pranë çerdhes së fëmijëve. Ne vazhdojmë të apelojmë, nga kryetari i komunës së Tetovës, te ministri dhe kryeministri i shtetit që të parandalon këtë gjendje kaotike që është duke u krijuar në Tetovë. Na mungonte edhe një kazino që fëmijët e çerdhes të përballen në derë më një kazino më komarin dhe të keqen që është në Tetovë”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Antibixhos.

Sipas Emurllahut gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe një protestë pikërisht për këtë qëllim.
“Do të organizojmë dhe jemi duke u përgatitur për organizim për këtë kazino para çerdhes që të mund ta ndalojmë këtë të keqe.”
Me ligjin aktual i cili është në fuqi, objektet e lojërave të fatit duhet të jenë 200 metra larg objekteve më karakter publik, dhe sipas Lëvizjes Antibixhoz kjo deri më tani nuk është duke u respektuar. Vite më parë një hapja e një kazinosë në afërsi të universitetit të Tetovës parandalua pikërisht nga kjo lëvizje e cila protesoi ditë me radhë.

Continue Reading

Aktuale