Connect with us

Maqedonia e Veriut

Angellovska: Gjatë është lënë mënjanë kapitali ynë më i vlefshëm -njerëzit, këtë do ta ndryshojmë me buxhetin e vitit 2020

Published

on

Propozim – buxheti për vitin 2020, të cilin Qeveria e miratoi këtë javë është temë e bisedës me ministren e Financave, Nina Angellovska. Ajo në intervistën për MIA-n i potencon investimet në kapitalin njerëzor të cilat kanë vend qendror në Propozim – buxhetin për vitin 2020.

Duke dhënë të dhëna për indeksin e kapitalit njerëzor në vend në raport me vendet e zhvilluara dhe vendet e rajonit thotë se më herët për një kohë të gjatë është lënë anash kapitali ynë më i vlefshëm – njerëzit.

“Jemi duke e ndryshuar këtë kështu që jemi duke e investuar shumën më të lartë deri më tani 154 miliardë denarë në kapitalin njerëzor”, thekson Angellovska.

Kjo do të thotë se do të investojmë për shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, përkujdes më të mirë social dhe në përgjithësi në kushte më të mira për jetesë për bashkëqytetarët tanë. Ndërsa që këta sektorë të funksionojnë siç duhet, kyç janë kuadro të mira. Që të keni sistem shëndetësor publik të mirë, para së gjithash duhet t’i keni mjekët më të mirë në shëndetësinë publike dhe personelin më të mirë mjekësor. Ne kemi mjekë cilësorë, ekspertë të shkëlqyer në fushat e tyre dhe duhet t’i mbajmë në vend, në shëndetësinë publike. Për t’i motivuar një pjesë të studentëve të mirë pasi të diplomojnë të shkojnë të punojnë në arsim duhet gjithashtu t’u ofrojmë paga dinjitoze. Për këtë arsye në Buxhetin për vitin 2020 kemi paraparë rritje të pagave nga shkurti tek specialistët për 25 për qind, tek mjekët e përgjithshëm për 15 për qind, tek infermieret për 10 për qind, ndërsa tek bashkëpunëtorët shëndetësorë për 5 për qind. Nga 1 janari, nga ana tjetër, rriten edhe pagat e punonjësve në arsim për 10 për qind.

Krahas sigurimit apo mbajtjes së kuadrove cilësore në këto sfera, nevojitet të sigurohet pajisje me të cilat këto kuadro do të punojnë dhe programe përmes së cilave do të sigurohen kushte më të mira.

Gjithashtu, që të mund të jetë produktive fuqia punëtore, na nevojitet edhe kapitali fizik si infrastruktura dhe pajisja. Propozim-buxheti për vitin 2020 i trajton edhe ato.

Komponenti i tretë të cilës i japim mbështetje në Propozim-buxhetin është mbështetja për sektorin privat, pasi e gjeneron rritjen ekonomike.

Sa i përket Borxhit publik është stabilizuar dhe është në nivel më të ulët si përqindje e bruto prodhimit vendor në raport me vitin 2016. Pritet deri në fund të vitit niveli i borxhit publik të jetën nën atë të projektuar me Strategjinë fiskale 2020-2022 ndërsa gjithashtu do të ulet edhe projeksioni për borxhin publik për vitin 2020 me strategjinë e rishikuar fiskale, thotë Ministrja e Financave, Nina Angellovska.

“Sipas të dhënave të fundit, borxhi publik është 47,7 për qind të BPV-së, që është për 1,1 pikë për qindëshe më e ulët prej vitit 2016. Duhet theksuar se, në këtë shumë prej këtij viti – në drejtim të transparencës dhe rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare financiare është përfshirë edhe borxhi i pagarantuar i cili është rreth 0,3 për qind pikë. Në fund të vitit pritet borxhi publik të jetë 49.4 për qind që është dukshëm nën atë të parashikuar prej 51.7 për qind në Strategjinë fiskale 2020-2022. Në vijim është edhe revizioni i Strategjisë fiskale në të cilën do të publikohet borxhi i projektuar publik për vitin 2020 me korrigjim ulës”, thotë Angellovska.

Ajo thekson se borxhi publik është i stabilizuar si rezultat i udhëheqjes së politikës prudente, si edhe se besimi i investitorëve në ekonomi ka ndikuar në uljen e normave të interesit për financimin e deficitit dhe rifinancimit të borxheve të vjetra.

Angellovska thotë se përmes uljes graduale të deficitit, i cili paraprakisht ka lëvizur rreth 4 për qind është ngushtuar hapësira e cila duhet të financohet.

“Projeksioni për deficitin buxhetor për vitin e ardhshëm është në kuadër të Strategjisë Fiskale dhe angazhimin e Qeverisë për konsolidim fiskal gradual. Çfarë do të thotë kjo? – Gradualisht të ulet dallimi midis të ardhurave dhe shpenzimeve të grumbulluara në buxhet, ndërsa më pas të mos ndikohet në mënyrë negative në investimet dhe konsumin, gjegjësisht në komponentin zhvillimor. Kështu vitin e ardhshëm deficiti është ngushtuar në raport me projeksionin e sivjetmë prej 2,5 për qind në 2,3 për qind që deri në vitin 2021 dhe 2022 të ulet në 2 për qind. Me uljen e deficitit ulet edhe nevoja për financimin e tij gjegjësisht për detyrimin”, thotë Angellovska.

Ajo theksoi se vitin e ardhshëm skadojnë për financim detyrimet në shumë prej 439 milionë euro në bazë të borxheve të vjetra të marra prej vitit 2013 dhe 2015.

Continue Reading

Lajme

Aksion policor sonte në Tetovë e Gostivar, 11 autobusë dhe furgonë pa frena e me shumë probleme teknike!

Published

on

Ekipet policore të SPB Tetovë sot (27 janar), ndërmorrën aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëvem para se gjithash autobusë dhe furgonë.

“Gjatë kontrollës, janë zbuluar dhe saknksionuar 11 automjete teknikisht të pa pregaditura (Tetovë 5 dhe Gostivar 6), nga të cilat 6 automjete (Katër nga Tetova dhe Dy nga Gostivari) i kishin frenuesit e prishur, 3 nga Gostivari nuk kishin bërë kontrollim teknik, 1 nga Tetova me pajisje të prishur dhe një automjet i Gostivarit kishte mungesë të pajisjeve të duhura. Automjetet që teknikisht nuk ishin në rregull automatikisht u larguan nga komunikacioni, ndërsa të gjithë përgjegjësve do tu shqiptohet masë adekuate sanksionimi”, mëson Pa Censurë.

Gjatë kontrollës gjithashtu u konstatuan edhe 17 lloje tjera shkeljes në komunikacion, të cilët janë gjobitur në të holla.

Continue Reading

Lajme

Gençovska: Bullgaria pret rezultate konkrete me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska thotë se është mirë që kanë rifilluar dialogun me Shkupin.

Ajo tha gjithashtu se i kanë propozuar Qeverisë së Maqedonisë që nëse është e nevojshme të evakuohet ekipi diplomatik nga Ukraina. Në të njëjtën kohë ata rinovuan propozimin që Bullgaria të mbrojë hapësirën ajrore të Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh faktin se Ministritë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë koordinatore të të gjithë procesit, krahas zhvillimit të dialogut për çështjet politike, në bisedën me ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjeruam hapësirën e bisedimeve”, tha Gençovska.

Në lidhje me dialogun me Maqedoninë, Gençovska thotë se Bullgaria pret rezultate konkrete.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një delegacion qeveritar vizitoi së fundmi Bullgarinë.

Continue Reading

Lajme

Në Tetovë po hapet një kazino e re! Lëvizja Antibixhos po përgatitet për protesta

Published

on

Në afërsi të çerdhes “Rinia” në qytetin e Tetovës po përgatitet hapja e një kazino gjigante në objektin e ish fabrikës “Teteks”.

“Kjo kazino gjigante që është prapa krahëve të mijë është duke u hapur në afërsi të çerdhes së Tetovës edhe pse mbyllja e kazinove në afërsi të shkollave dhe çerdheve është kërkuar edhe me anë të protestave, por tradita e njëjtë vazhdon”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.

Nga Lëvizja “Antibixhoz” apelojnë që të gjitha institucionet të marrin masa edhe të pamundësohet hapja e kësaj kazino.

“Ne nga Lëvizja Antibixhoz dënojmë ashpër përgatitjen e hapjes së një kazinosë pranë çerdhes së fëmijëve. Ne vazhdojmë të apelojmë, nga kryetari i komunës së Tetovës, te ministri dhe kryeministri i shtetit që të parandalon këtë gjendje kaotike që është duke u krijuar në Tetovë. Na mungonte edhe një kazino që fëmijët e çerdhes të përballen në derë më një kazino më komarin dhe të keqen që është në Tetovë”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Antibixhos.

Sipas Emurllahut gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe një protestë pikërisht për këtë qëllim.
“Do të organizojmë dhe jemi duke u përgatitur për organizim për këtë kazino para çerdhes që të mund ta ndalojmë këtë të keqe.”
Me ligjin aktual i cili është në fuqi, objektet e lojërave të fatit duhet të jenë 200 metra larg objekteve më karakter publik, dhe sipas Lëvizjes Antibixhoz kjo deri më tani nuk është duke u respektuar. Vite më parë një hapja e një kazinosë në afërsi të universitetit të Tetovës parandalua pikërisht nga kjo lëvizje e cila protesoi ditë me radhë.

Continue Reading

Aktuale