Connect with us

Kolumna

Politika, korrupsioni dhe antipolitika

Published

on

Shkruan Albina Hyseni

Kjo politikë gjithçka që ka bërë është vetëm mashtrim, spekulim e manipulim për të bërë çfarë të dojë e të mos përgjigjet për asgjë dhe para askujt. Kjo politikë është dhe vetë hipokrizia që i shpall luftë korrupsionit po që është e zhytur vetë e tëra pothuajse në korrupsion. Kjo politikë flet e mitizon sundimin e ligjit dhe të drejtësisë dhe vet shkel ligjin dhe bën mëkatin e jep vetëgjyqësinë.

Kjo politikë dhe jo vetëm kjo e sotmja gjithnjë ka spekuluar së pari me vetë ekzistencën e substancës kombëtare shqiptare, me patriotizmin, me vuajtjet, përpjekjet e sakrificat e popullit tonë, vetëm e vetëm për të rrëmbyer pushtet e më pas për të siguruar pasuri, sundim e mirëqenie për vete.

Politika jonë është e pakorrigjueshme dhe pakorrigjueshmëria vjen vetëm për arsye se korrupsioni nuk lë korrigjimin e saj, dhe korrupsioni vjen pasi politika jonë e sundon ligjin dhe drejtësinë dhe aty ku politika sundon ligjin dhe drejtësinë as që mund të bëhet fjalë për demokraci sepse vetë demokracia nuk është sundim i popullit sepse populli nuk ka kohë për të qeverisur sepse po të qeverisë me të vërtetë populli atëherë kush do i bëjë punët e tjera.

Mos ka ardhur koha për një sistem tjetër qeverisjeje pasi dhe politika globale është e mbarsur me kriza pushteti, ekonomike, financiare, mjedisore , me kriza të vlerave dhe të moralit etj? Apo mos vallë demokracia jonë është shembulli eksperimental se si degradon demokracia anarkike dhe keqfunksionale. Nëse, pra demokracia, keqfunksionon dhe keqfunksionimi i saj vjen edhe atëhere kur ka ligje dhe shkruhen reforma të mira në letër po që nuk zbatohen ato, atëhere edhe shoqëria keqfunsionon sepse nuk ka drejtësi.

Demokracia në të cilën nuk sundon ligji po sundon korrupsioni është anarki më e keqe se diktatura. Pra demokracia i përket popullit dhe demokracia triumfon dhe konsolidohet atëherë dhe nëqoftëse demokracia sillet e vepron si antipolitikë duke e ndëshkuar korrupsionin e politikës me votë.

Njerëzia në përgjithësi dhe shoqëria jonë në veçanti e ka pësuar rëndë nga korrupsioni politik dhe ai shoqëror, ku ky i fundit është pasojë e atij politik, e ka pësuar prej idiotit, injorancës dhe ligësisë që gjithnjë kanë marrë kompetencat e diturisë dhe se kanë zotëruar e përvetësuar si autoritetin, pushtetin dhe pasurinë.Dhe pra si të tilla ato gjithnjë kanë kërcënuar sovranitetin e individit, shoqërisë dhe të shtetit.

Dhe tashmë edhe në këtë tranzicion e sidomos në të, ky kërcënues është vetë politika, pasi politika shqiptare me politikanët e saj dhe tërë sistemi politik është vetë korrupsioni, injoranca, idiotësia, ligësia, krimi dhe hajdutëria si një politikë që mban me meritë autorësinë dhe pronësinë e tyre.

Prandaj gjithnjë shoqëria është në konflikt me politikën, veçanërisht me politikën që rastis të qeveris , dhe e theksoj se kurrë shoqëria dhe populli nuk duhet të besojnë te pushteti dhe te politika por duhet ta vëzhgojnë, vigjëlojnë e të veprojnë si antipolitikë dhe në rastin më të parë të dëbojnë nga pushteti zullumqarët, hajdutët, të korruptuarit dhe keqbërësit publik të pushtetit dhe keqqeverisjen.

Continue Reading

Kolumna

Jokompetentët autentik!

Published

on

By

JOKOMPETENTËT AUTENTIK !

Shkruan Lulzim Nasufi

Këto ditë ishim dëshmitarë edhe një herë të nënvlerësimit të intelegjencës së qytetarëve të Strugës, gjegjësisht Ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës nga Struga, kuadër i Universitetit të Merkos në Strugë, përcolli lajmin e fillimit të punimeve të asfaltimit të Rrugës Magjistrale M1, Podmol – Qafë Thanë.

Dhe si zakonisht në vend që figurat politike fillimisht të kërkojnë falje për vonesën e rregullimit të këtij aksi rrugor kaq të rëndësishëm për Strugën si dhe torturën psiqike që e kanë përjetuar qyetarët në këtë rruge për 20 vite sa BDI është në pushtet, në vend që të kërkoni falje se për shkak të kësaj rruge keni dezintegruar shqiptarët për 20 vite në të dy anët e kufirit për shkak të përtacëris dhe paaftësis tuaj politike, edhe pse gjoja keni kauzë “ intergrimin ” dhe në fund në vend që të kërkoni falje se për shkak të kësaj rruge keni bërë pengimin dhe vonesën në zhvillim të biznesit dhe ekonomisë në të dy anët e kufirit për shkak të gjendjes së saj katastrofale, ju gjoja bëni lajme se fillojnë punimet ndërtimore.

Dhe si zakonisht e gjithë kjo ndodh për shkak të jokompetencës në funksion të detyrës dhe obligimeve, duke sajuar improvizime për politikë ditore folkloriste. Për këto arsye, trajtimi i problemeve të projekteve dhe punimeve në këtë sferë në këtë mënyrë dhe nga këto faktorë jokompetent për problemet në fjalë, mbesin me vonesa, merrni shembullin e rrugës Kërçovë – Ohër , ku ju jo vetëm që keni hyrë në mbarim të një dekade të punimeve te nisura dhe rrugë nuk duket askund, por këto rrugë janë bërë objekte dhe shkaktare që marin jetë njerëzish në fatkeqësit për arsye të vonesave të tyre.

Prandaj z. Ministër mirë është që më në fund si BDI u kujtuat të mbani llogari për këtë pjesë të problemit në Strugë me vonesë për më shumë se dy dekada, ku ju e keni lënë shumë pas dore dhe të shpresojmë se nuk do të përjetojmë fatin sikurse të rrugëve të tjera.
Për këto arsye ju së bashku më Ramis(z) Merko, keni dëshmuar se nuk keni më çfarë perspektive pozitive ti prodhoni Strugës dhe Struganëve, prandaj bëj një punë të mirë, merru me çështjen e arsimit dhe problemeve të arsimit, sepse e shkatërruat komplet sistemin edukativo – arsimor, siguroni librat për nxënësit dhe sillni librat nëpër shkolla se jemi bërë turp i botës në këtë lëmi, përmirësoni gjendjen në shkollat tona dhe më në fund ndalni dhe largoni politikën nga arsimi.

Lulzim Nasufi – Kryetari I Degës së Aleancës Për Shqiptarët – Dega Strugë.

Postimi i plotë:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02XzqHnTWR93Yz2WWgVA5cYa2gMKdjCpks4p1JRU1QdhxiAtCuupr1rdrdXaNjwjPxl&id=100082328655055

Continue Reading

Kolumna

Mendja që udhëheq, e trupi që reziston, kombinim që gjithësecili e dëshiron!

Published

on

By

Shkruan Driton Nebiu

Mendja që udhëheq, e trupi që reziston, kombinim që gjithësecili e dëshiron!

Po jetojmë në një kohë ku po mbizotëron gënjeshtra, intrigat, tradhëtia e dyfytyrësia. Këto janë bërë mjete të luftës politike të dedikuara në radhë të parë në luftën brenda llojit falë “importit” nga jashtë.

Në skenën e brendshme të Aleancës për Shqiptarët, ka kohë që po ballafaqohemi me “importin” nga strukturat e jashtme që pikësynim e obligim kishin dhe kanë dobësimin e Aleancës për Shqiptarët si koncept, e në radhë të parë duke sulmuar e tradhëtuar liderin dhe bartësin e kësaj ideje, Ziadin Selën.

Në vazhdimësi i sulmuar, si në aspektin politik e madje edhe ate fizik, u bëri ballë shumë sfidave dhe mori mbi supe shumë përgjegjësi të cilat jo të gjitha i takonin, për të kulminuar me goditjen më të turpshme të mundur në ditën e votimit në zgjedhjet për Këshillin Komunal të Tetovës, ku të gjithë eksponentët e “importit” nga jashtë bënë hapin e radhës për të dëshmuar gjoja se kryetari është i padëshirueshëm për Tetovën me çka tentuan të dëmtojnë kauzën po edhe subjektin, vetëm e vetëm për tu shërbyer sa më mirë padronëve të tyre gjithandej skenës politike.

U qoftë për nderë, po e patën ate.

Në ndërkohë u fol e po folet gjithandej, akti burrëror i Ziadin Selës, i cili mori mbi supe gjithë barrën e asaj që ndodhi në Tetovë, por, nuk munguan edhe propagandat e njohura të atij që mundohet të imitojë Gebelsin e që njihet më mirë si gjoja diçka “i parë”, pa e anashkaluar edhe një tjetër, gjoja “opozitar” që dëshiron të matet, atje ku maten burrat edhe pse është i vetëdijshëm se është vetëm një ish-ministër, vogëlush i llastuar.

Aleanca për Shqiptarët është arrë e fortë që nuk thyhet, aq më pak nga vogëlushët. Aleanca vazhdon rrugëtimin dhe obligimin opozitar që të demaskojë deri në fund këtë “pushtet” pa pushtet, njëherit duke u bë me dije edhe të tjerëve se forca opozitare është në Aleancë.

Këtë e dinë mirë edhe ish-ministri vogëlush. E dinë ai mirë ndihmesën dhe kapacitetin e Alenacës për Shqiptarët, atëherë kur liderit të tij iu deshtë përkrahja, po e dinë edhe ndihmesën që e mori edhe kësaj radhe, ndoshta me qëllime tjera, por ndihmesë për të parin e partisë së tij e në dëm të të parit të partisë sime.

Edhe ky fakt nuk duhet ta gëzojë ish-ministrin vogëlush që po pretendon se përfaqëson opozitën me 8.000 vota të fituara në një qytet e disa fshatra. Shqiptarë ka gjithandej, që nga Struga e deri në Kumanovë e Likovë ku të rrallë janë si ata që potencova në fillim dhe janë në numër më shumë se 60.000 e ata nuk shiten, nuk manipulohen e nuk tradhëtojnë. Ata janë shtylla e opozitarizmit dhe e frymës për ndryshim dhe në emrin e tyre kamë një porosi:

“Një gjë të jesh i sigurtë dhe thuaju se soji dhe sorollopi yt me votë të Aleancës për Shqiptarët nuk do të bëhet deputet, për këtë të jesh i sigurtë”:

Një episod përfundoi.

Para nesh kemi rrugëtimin e filluar vite më parë e që ende nuk ka përfunduar. Ndoshta të goditur por të pamposhtur, e në asnjë mënyrë të përçarë. Në Aleancë të gjithë janë një, mund sot të jetë njëri i pari e nesër një tjetër, primare është qëllimi.

Qëllim e kemi të mirën e shqiptarit dhe këtu nuk ka dorëzim.

Atyre që mendojnë ndryshe po edhe veprojnë kundër këtij parimi, thejshtë u themi…

Nuk kalon!i

Continue Reading

Kolumna

Bekim Saliu: Ziadin Sela, përsëri e dëshmove madhështinë tënde si njeri e politikan ndryshe, unik, karizmatik dhe shumë popullor

Published

on

By

Bekim Saliu: Ziadin Sela, përsëri e dëshmove madhështinë tënde si njeri e politikan ndryshe, unik, karizmatik dhe shumë popullor

BEKIM SALIU

Kryetari Ziadin Sela dëshmoi se morali në politikë ekziston dhe është vlerë e tij e dëshmuar edhe më parë.

Në qershor të vitit 2014 e fillova edhe unë këtë rrugëtim të përbashkët në politikë, sepse ishe shumë inovativ e me shumë shpresë në skenën e egër politike të Maqedonisë. Shpresoja se do të vazhdojmë deri në qëllimin tonë final edhe pse kishim pengesa dhe komplote dhe e pranoj se unë u dorëzova shumë më herët duke më larguar.

Dorëheqja e sotshme si akt moral duhet t’ju shërbejë si mësim të gjithë politikanëve gjithandej. Ata që mendojnë se pozita e një lideri apo funksionari partiak duhet të jetë e përjetshme, sot e morën përgjigjen se si në të vërtetë bëhesh i pavdekshëm dhe njeri i popullit.

Kryetar, ishe i fundit që duheshte të dorëhiqesh, por përsëri e sakrifikove veten dhe nuk po e kuptoj se Pse!?

Unë kam patur mundësinë dhe privilegjin që të shërbej drejtëpërsëdrejti në zgjedhjet e fundit lokale 2021 në Kumanovë dhe jam shumë mirënjohës për përkrahjen tuaj të madhe në çdo sfidë që kisha përpara, por jo edhe atyre që i kisha afër dhe që kishin qëllim vetëm interesat personale të tyre.

Pastaj, për një kohë duke mësuar finesat mbi politikën tënde, ndonjëherë edhe jam zhgënjyer nga vendimet tuaja organizative dhe kadrovike, veçanërisht aty ku qartë duhet veprim ndryshe, por në asnjë mënyrë nuk bëtë ndonjë gabim politik, përkundrazi si një lider keni dominuar në të gjitha proçeset e çështjes shqiptare, integrimit të shtetit në NATO e BE dhe për të mirën e përgjithshme.

Më duhet që të përmendi faktin se të gjitha këto suksese erdhën duke vepruar nga opozita dhe me shumë integritet.

Sot, përsëri e dëshmove madhështinë tënde si njeri e politikan ndryshe, unik, karizmatik dhe shumë popullor.

Z-emër të madhe!
I-ntelektual i nivelit botëror!
A-tdhetar që nuk i trembet syri!
D-ijetar që këshillon në sprovat e jetës!
I-nstitucion i dinjitetit kombëtar!
N-ismëtar i rikthimit të krenarisë!
S-akrifica mban vulën me emrin tënd!
E-mpati për të gjithë dhe kurdoherë!
L-ëvizje e pavdekshme!
A-leanca për Shqiptarët!
Faleminderit Kryetar!
#ZiadinSela
#AleancaPërShqiptarët

Continue Reading

Aktuale