Connect with us

Lajmet kryesore

Zaev: Derisa marr frymë Gruevski nuk do të shpëtojë për vjedhjen e 155 milion erove

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev nga tribuna e LSDM e mbajtur mbrëmë në Veles përveç lëvdatave që ka bërë kjo qeveri,  ka drejtuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë, duke thënë se do të ketë veting të plotë për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët, me qëllim që të pastrojë radhët e gjyqësorit.

Ai ka thënë se ka pak raste që ishin hapur nga PSP-ja kanë epilog gjyqësor, duke potencuar edhe rastin ‘Trajektorja’, i cili ka të bëjë me kreditë kineze për autostradat Miladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, ku të akuzuar ishin, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv / kryeministri Vladimir Pesevski, ish-ministri Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë së Rrugëve Shtetërore Ljupco Georgievski, ku i akuzuan për keqpërdorim detyre dhe dëm të shkaktuar ndaj shtetit në vlerë prej 155 milion euro.

Disa ditë më parë, Gjykata Penale vendosi të pezullojë gjyqin e Gruevski për shkak të vjetërsimit të lëndës, dhe shteti të paguajë shpenzimet e gjykatës. Për të pandehurit e tjerë, gjykimi do të vazhdojë.

“Gruevski shpëtoi me vjetërsimin e lëndës për kreditë kineze. Derisa unë jam duke marrë frymë Gruevski nuk do të shpëtojë. Nuk do të shpëtojë sepse lënda është gjallë. Lënda do të rrjedhë, do të merren vendime. E gjithë e vërteta do të zbulohet dhe të gjithë do të përgjigjen. Unë besoj që Gruevski është koka e kësaj pune, sepse ata 5 përqind, ato 15 milion euro komision, ai i rregulloi, ai i organizoi dhe i mori. E kam dëgjuar këtë, por gjykata duhet ta provojë këtë gjë”, ka thënë Zaev.

 

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Published

on

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë ditës së sotme zhvilloi takim vllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, përcjell in7

Sela me Alizotin temë diskutimi kishin bshkëpunimi dhe forcimi i të djathtës si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës.

“Një takim vëllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti. Bashkëpunimi dhe forcimi i të djathtës, situata në PD, zhvillimet në Shqipëri dhe në vendin tonë, si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës”, ka theksuar kreu i ASH-së në njoftimin zyrtar në facebook.

Ndryshe, Alizoti është nipi i Kryeministrit të dytë të Shqipërisë, rrjedh nga një familje e persekutuar nga diktatura e Enver Hoxhës. Pasi i vriten familjarët nga ana e babait dhe nënës, ai është rritur në kamp internimi. Në zgjedhjet e fundit për anëtarë të Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti rrezultoi më i votuari nga të gjithë anëtarët e tjerë. Së fundmi shihet si faktor unifikues që pritet të ndihmojë edhe në tejkalimin e krizës brenda PD-së, pasi gëzon respekt si në radhët e kampit të Sali Berishës poashtu dhe të Lulzim Bashës./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar

Published

on

By

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar👇🏻

VIDEO:

Continue Reading

Lajme

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Published

on

By

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ekipe të këtij institucioni tashmë kanë ndërmarrë veprime rreth vdekjes së Rexhail Qerimit, të dënuarit për rastin “Alfa”, përcjell TV21.

Zyberi tha se Qerimi i është drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit dy herë gjatë vitit 2020, dhe një herë herë gjatë vitit 2015, ku ishte ankuar për gjendjen shëndetësore.

“Ky person disa herë i është drejtuar Avokatit të Popullit në të kaluarën. Në vitin 2020 dy herë, vërejtjet e tij kanë qenë rreth procesit gjyqësorë, ku kompetenca e Avokatit të Popullit këtu është e përjashtuar, në vitin 2015 vëllai i tij i është drejtuar Avokatit të Popullit për përkeqësimin e gjendjes së këtij personi, pas çka është konstatuar se i është ofruar ndihma fillestare shëndetësore në institucion, ndërsa më pas është drejtuar në kontrolle klinike, është konstatuar parezë faciale. Por specialisti që ka kryer kontroll ka vlerësuar se nuk ka nevojë për kurim spitalorë, pas çka është kthyer në institucion”, tha Zyberi.

Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.

Rasti “Alfa” ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.

Për këtë rast, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami./TV21

Continue Reading

Aktuale