Connect with us

Lajme

Osmani: Të caktohet data bashkë me miratimit të metodologjisë

Published

on

Osmani: Është e rëndësishme se me miratimin e metodologjisë së re për zgjerimin, të përcaktohet datë për fillimin e negociatave

Është e rëndësishme se me miratimin e metodologjisë së re për zgjerimin, të përcaktohet datë për fillimin e negociatave, tha zëvendëskryeministri për Eurointegrime Bujar Osmani  duke e komentuar non-pejperin të cilin Franca e publikoi me të cilin propozohet qasje e re në metodologjinë negociuese për zgjerimin e BE-së.

“Është e rëndësishme që Këshilli Evropian gjatë miratimit të kësaj metodologjie ta miratojë fillimin e negociatave. Kjo është shumë me rëndësi që të ndiqet. Nëse ekziston diskonseksion  mes metodologjisë dhe fillimit të negociatave, kjo na qon drejtë një rruge të paqartë. Fakti që konfirmohet anëtarësimi i plotfuqishëm si rrugë e vetme, fakti që procesi ka filluar dhe se janë të kapshme fonde strukturuese, kjo është diçka e re dhe pozitive për vendin”, theksoi Osmani për televizionin Alsat – M.

Ndryshimi eventual i qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm, sipas Osmanit, nuk guxon të ndikojë dhe të sjellë deri te devijimi nga kjo rrugë ose që ta ngadalësojë tempon e reformave.

Zëvendëskryeministri Osmani nuk precizon se cilat pika nga metodologjia e sapo propozuar do të mund të kishin ndikim negativ ndaj procesit të eurointegrimeve, por shton se ka shumë paqartësi në këtë dokument, prandaj Qeveria ka kërkuar që të përfshihet në përgatitjen e saj. Edhe pse,  Osmani vlerëson se institucionet evropiane kanë pak kohë që ta zbatojnë këtë metodologji, shpreson se kjo do të arrihet në afatet të cilat janë përcaktuar në non-pejperin.

Non-pejperi vjen një muaj pas mosdhënies së datës për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Samitin e tetorit të BE-së në Bruksel. Me dokumentin Franca, kërkon “qasje rinovuese” në metodologjinë negociuese për zgjerimin e BE-së, i cili do të duhej të bazohej në katër parime:përcjellje graduale, kushte më të rrepta, përfitim më konkret dhe kthyeshmëri. Non-pejperi është në fazën e shqyrtimit dhe për të duhet të deklarohen të gjitha vendet anëtare, ndërsa Parisi kërkon që vendimi për metodologjinë e re të sillet deri në janar të vitit 2020. 

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Bota

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Published

on

By

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Si pasojë e reshjeve të papritura, të cilat shkaktuan rrëshqitjen e dheut dhe ndryshimin e rrjedhës së një lumi, 16 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në veriperëndim të Kinës.

Përmbytjet ndodhën në një rajon malor të qarkut Datong në provincën Qinghai, kanë prekur më shumë se 6.200 njerëz nga gjashtë fshatra, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

“Që nga mesdita e datës 18 gusht, 16 persona janë vrarë dhe 36 janë të zhdukur”, shtoi CCTV.

Puna e shpëtimit është duke vazhduar.

Këto përmbytje vijnë gjatë një vere shumë të nxehtë në Kinë, ku qytete të shumta regjistrojnë temperaturat e tyre më të larta.

Sipas transmetuesit shtetëror, tashmë është ngritur edhe shtabi i emergjencës.

Reshjet e mëdha dhe të papritura të së mërkurës mbrëma kishin shkaktuar përmbytjet, thuhet në raportimin e CCTV.

Përmbytjet e mëdha në Kinën jugore në qershor zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe shkaktuan rreth 250 milionë dollarë dëme.

Ndërkohë, miliona njerëz në Kinën jugperëndimore po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të rrymës, pasi një valë dërrmuese e të nxehtit çoi në një krizë të furnizimit me energji elektrike që i ka detyruar fabrikat të ndalojnë punën.

Administrata Meteorologjike e Kinës tha se vendi po kalonte periudhën e tij më të gjatë të temperaturave të larta, që nga viti 1961./REL

Continue Reading

Aktuale