Connect with us

Maqedonia e Veriut

Shkup, gjatë 24 orëve të fundit 8 aksidente me 4 të lënduar

Published

on

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tre prej gjithsej tetë aksidenteve që kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të SPB-së Shkup, nga policia e komunikacionit janë përjashtuar gjashtë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 15 shoferë para se të marrin patentë shoferi, tre shoferë fillestarë dhe 18 automjete të paregjistruara.

Për parkim të papërshtatshëm janë dhënë 99 sanksione, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë mënjanuar 61 automjete.

Janë sanksionuar edhe gjashtë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar, katër shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, tre shoferë për parkim të padrejtë, tre shoferë për tejkalim të shpejtësisë, dy vozitës mos mosshfrytëzim të kaskës mbrojtëse të biçikletës me motor, mopedit dhe motoçikletës, shtatë shoferë për mosmbajtje të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe 30 shoferë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Continue Reading

Lajme

Hetuesit bullgarë: Shoferi është fajtor për aksidentin në Struma ku humbën jetën 45 persona

Published

on

Ekipi hetimor në Bullgari zbatoi hetim për aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut “Besa Trans” në autostradën “Struma B” ku humbën jetën 45 persona.

Zëvendës Prokurori kryesor Borislav Sarafov tha se konkluzioni i hetuesve është se shoferi i autobusit i cili ka humbur jetën është fajtor për aksidentin.

“Arsyeja është humbja e kontrollit ndaj autobusit nga shoferi. Po ashtu edhe shpejtësia pak më e madhe se shpejtësia e lejuar”, u shpreh Sarafov për “Dnevnik.bg”.

Prokurori thotë se pas kësaj mbetet që të njoftohen familjarët e viktimave të cilët kanë të drejtë të njoftohen me materialet e hetimit.

Kujtojmë se autobusi i “Besa Trans” u aksidentuar më 23 nëntor dhe humbën jetën 45 persona. Vetëm 7 persona mbetën të mbijetuar.

Continue Reading

Lajme

Ministri Sali: Masa si në Kosovë edhe në Maqedoni, nëse rritet numri i të infektuarve (Video)

Published

on

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali, në një intervistë për gazetën LAJM, ka deklaruar se situata me pandeminë javën e fundit është përkeqësuar. Ai ka paralajmëruar masa të reja dhe stimulimin e qytetarëve për vaksinim për tu mbrojtur nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar 2,341 raste të reja, 26 viktima si dhe 1,470 të shëruar.

“Dua vetëm të paralajmëroj se këtë javë nuk jemi shumë mirë sepse edhe liria e tepërt e popullatës pa ndërmarrë ndonjë masë restriktive që te ne nuk po ndodh për shkak të tolerancës që e kemi ende deri në një nivel të caktuar, kjo liri po na shkakton rritje të numrit të të infektuarve dhe për fat të keq rënia e interesit për vaksinim. Në këtë drejtim jemi duke marrë masa ose duke krijuar një strategji të re për stimulim të opinionit për të dhënë përgjigje pozitive për vaksinim”, u shpreh për LAJM, ministri i shëndetësisë Bekim Sali.

Lidhur me ashpërsimin e masave nga Qeveria e Kosovës, e cila nuk lejon hyrje në territorin e saj për shtetasit e huaj që nuk kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, Sali tha se i ka bërë me dije kolegut të tij kosovar, se ky vendim do ta rëndojë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe ekonomitë e dy vendeve.

“Ne si ministra të shëndetësisë jemi në komunikim me doktor Rifat Latifin, ministër i shëndetësisë në Kosovë. Edhe ata edhe ne, në baza ditore e ndjekim situatën epidemiologjike që është në vend dhe shpeshherë vendimet merren në bazë të numrave dhe raporteve që i marrim të dy palët nga Instituti i Shëndetit Publik. Është për tu përshëndetur dhe respektuar vendimi i tyre, por dua ta ceki se unë kam alarmuar në nevojën e komunikimit të përditshëm të banorëve të vendit tonë, si nevojë e plotësimit të kërkesave të tyre që janë, kërkesa familjare, biznesore dhe kërkesa tjera që në baza ditore i bëjnë qytetarët. Kjo ndjeshëm e ka rënduar dhe do ta rëndojë ekonominë edhe të Kosovës edhe të vendit tonë. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e komunikimit tim me kolegun Latifi. Gjithashtu, jemi në kontakt të vazhdueshëm, i shohim si shkojnë numrat atje dhe si i kemi ne këtu”, u shpreh Bekim Sali, ministër i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Intervistën e plotë që gazeta LAJM ka zhvilluar me z.Sali, mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Continue Reading

Lajme

MPB ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit dhe sekretarit të Komunës së Ohrit

Published

on

MPB-ja sot ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Ohrit, Kiril Pecakov dhe sekretarit të Komunës së Ohrit, Aleksandar Kiteski, për shkak se nuk kanë vepruar sipas rregullave shëndetësore në kohën e epidemsë.

Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër K.P (37) dhe A.K (37), të dy nga Ohri. Me 19 janar 2022, të akuzuarit janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv me covid-19, dhe në vend të izolimit në përputhje me vendimet për rekomandime parandaluese për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, të njëjtën ditë kanë marrë pjesë në manifestimin fetar publik”, thonë nga MPB.

Nga VMRO DPMNE thonë se ky është rast i montuar politikisht.

“VMRO-DPMNE në Ohër dënon publikisht ndjekjen ndaj kryetarit Pecakov, ndërsa autoritetet heshtin për kryeministrin Kovacevski. E njoftojmë opinionin se këto janë raste të montuara politikisht për kryetarin Kiril Peçakov dhe sekretarin Aleksandar Kiteski. Saga vazhdon me kallëzime të nxituara dhe të pabaza penale nga SPB Ohër. Sipas një direktive partiake, ata nuk kanë pritur as t’u mbarojë izolimi, pavarësisht testeve negative që kanë marrë, ndaj i kanë thirrur për një bisedë informative. Pyetja është se si kanë arritur t’i mbledhin informatat dhe të dhënat pa deklarata, sidomos nga palët e interesuara, për të përpiluar kallëzimet penale dhe për t’ia dorëzuar prokurorit publik kompetent?”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së Ohër.

Continue Reading

Aktuale