Connect with us

Lajme

Pritet rritje e investimeve turke në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Hasan: Turqia është njëri nga investitorët më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut, presim shifra të rritet

Ministri pa resor i obliguar për Investime të Huaja Elvin Hasan sot në Gjevze, Turqi realizoi takime me dy kompani turke  të cilat kanë realizuar investime në Maqedoninë e Veriut.

Në takim siç kumtoi pres shërbimi qeveritar i ministrit për Investime të Huaja, është shprehur kënaqësi  nga bashkëpunimi,  prej të dy palëve,  ndërsa ministri Hasani u tha se ato janë vetëm fillimi i asaj që vijon,  ndërsa ato janë investimet e reja të cilat do të realizohen përmes tyre.

“Klima e biznesit  në Maqedoninë e Veriut është me të vërtetë tërheqëse për investitorët  e huaj, ndërsa zgjedhja e këtyre kompanive  është dëshmi për atë. Maqedonia e Veriut gjithmonë  dhe në çdo shikim merr mbështetje nga Turqia, lidhshmëria e të dy vendeve dhe popujve që nga e kaluara vazhdon edhe sot, Turqia është njëri nga investitorët më të mëdhenj  në Maqedoninë e Veriut, ndërsa shifra presim të rritet”, potencoi ministri Elvin Hasan.

Purplast është kompania  e industrisë automobilistike, e cila pothuajse nënshkroi  marrëveshje për blerje të tokës ndërtimore. Fabrika do të ndërtohet  në ZZHIT Shkup 2,  ndërsa me punë do të fillojë  vitin e ardhshëm. Purplast fabrikat e saj i ka në Republikën e Turqisë, ndërsa kompaninë të cilën do ta ndërtojë  në Maqedoninë e Veriut është  investimi i tyre i parë jashtë Turqisë. Investimi fillestar do të jetë 5 milion euro,  ndërsa do të hapen  100 vende pune në fazën e parë, pritet  të zhvillohen  më shumë faza. Në takim ishte potencuar  se Maqedonia e Veriut është treguar  si zgjedhja më e mirë në konkurencë me pesë vende tjera  të cilat janë shqyrtuar për realizimin  e këtij investimi. Ministri Elvin Hasan e theksoi kënaqësinë e tij  nga zgjedhja të cilën e kanë bërë dhe i falënderoi për besimin e dhënë.

Kompania e dytë është për prodhimtarinë e telave dhe kabllove  e cila prodhon për nevojat automobilistike. Murat Tixharet Kablo është kompani e cila në vitin 2017 filloi me ndërtimin e kompanisë  në ZZHIT Shkup 1. Investimi i tyre ka kushtuar 6,6 milion euro, ndërsa kanë punësuar 300 persona.

Continue Reading

Lajme

Pensionistët nga ky muaj do të kenë pensione më të larta për 3%

Published

on

Më së voni deri në muajin e ardhshëm qeveria, ekspertët dhe shoqatat e pensionistëve do të nisin negociata për ndryshimin e modelit të llogaritjes së rritjes së pensioneve, shkruan Alsat. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska thotë se plani i Qeverisë është që pensionet të rriten ndërsa se sa dhe kur do të ndodhë, do të vendoset në debatin publik mes palëve.

“Të hapim debat ekspertësh për ndryshimin e sistemit të rregullimit të pensioneve. Do ta hapim këtë debat sa më shpejt, me ekspertët, me të gjithë faktorët, për të arritur zgjidhje që do të përmirësojë statusin e pensionistëve”, deklaroi Jovana Trençevska- Ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Pensionistët nga ky muaj do të kenë pensione më të larta për rreth 3% kurse shoqatat e tyre kanë reaguar se kjo nuk mjafton. Ata i kanë dërguar kërkesë Qeverisë që të rriten pensionet me të njëjtin ritëm që rritet paga mesatare. Rritja e shpenzimeve të jetës ka ulur fuqinë blerëse të të moshuarve, veçanërisht të përfituesve të pensioneve më të ulëta, që janë në nivelin prej 11 mijë denarë. Rritja e tyre tani është rritje modeste prej 300 denarëve. Zgjidhja aktuale ligjore thotë se pensionet dyfishohen çdo vit, në janar dhe qershor. Shuma varet nga rritja e shpenzimeve të jetës. /Alsat.mk/

Continue Reading

Lajme

Edhe Ruskovska është kërcënuar: Do të më vritnin, nëse nuk do t’i dënoja

Published

on

Edhe shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, para një muaji ka marrë letër me kërcënime për jetën e saj, nëse nuk do t’i dënonte Zoran Zaevin dhe Vice Zaevin.

Ruskovska, për dallim nga kryeprokurori republikan Ljubomir Joveski, i cili nëpërmjet një komunikate informoi se ka marrë kërcënime nga një organizatë terroriste, Ruskovska informacionin se është kërcënuar e ka ndarë vetëm me “Deutsche Welle”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Letra ka arritur më 23-24 dhjetor vitin e kaluar. Kërcënimet ishin në kuptimin se ‘qytetarë të pafajshëm ndodhen në burg, ndërsa kriminelët Zoran dhe Vice Zaev në liri’. Nëse nuk i dënoj menjëherë, do të vritem. Të dy letrat ishin në këtë kuptim”, tha Ruskovska për “Deutsce Welle”.

Rastin e ka denoncuar menjëherë në MPB, pas çka ka marrë sigurim shtesë, konform ligjit. Ajo është ende në pritje të informacioneve nga policia se kush qëndron pas kërcënimeve./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Rexhail Qerimi në vitet e 80-ta kishte vuajtur burg për arsimin shqip në Kumanovë

Published

on

Në moshën 53 vjeçare ndërroi jetë Rexhail Qerimi. Ish ushtari i UÇK-së dhe ish i burgosur në vitet e 80-ta për paralelet shqipe në Kumanovë, gjeti vdekjen në kërkim të drejtësisë për rastin “Alfa”, shkruan Alsat.

Qerimi ishte arrestuar në vitin 2008 si i dyshuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve, pjesëtarë të njësitit policorë “Alfa” në nëntor të vitit 2008 në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Një dekadë pas vendimit gjyqësor për ta dënuar Rexhail Qerimin dhe Agim Islamin me burg të përjetshëm, video incizimi i cili ishte prova më e fortë në akuzën e cila i ngarkohej, doli në opinion. Ndonëse Prokuroria Publike, Byroja për ekspertizë ligjore dhe Ministria e Brendshme kishin deklaruar se nuk posedojnë mundësi për zbardhjen e video incizimit, organi akuzës asnjëherë nuk u shpjegua se si Qerimi dhe Islami u identifikuan si autorë të veprës dhe u dënuan me burg të përjetshëm derisa video incizimi nuk ishte zbardhur në faza fotogrametike dhe antropologjike.

Në qershor të vitit 2021 mbrojtja në rastin “Alfa” bëri ekspertizë të video incizimit. Qendra për hulumtime forenzike në Serbi konstatoi se personat të cilat vuajnë dënime më burg të përjetshëm për rastin “Alfa”, nuk kanë asnjë lidhje me personat nga video incizimi i marrë si dëshmi për vendime gjyqësore të nivelit më të lartë. Për gati një vit Gjykata Penale dhe Prokuroria Publike zvarrisin procedurën për rigjykimin e rastit edhe pse Ligji i procedurës penale garanton se pas dëshmive të cilat sjellim momente të reja, rastet shkojnë në rigjykim.

Sot Gjykata Penale pret vendimin e Apelit mbi ankesën e të dënuarit tjetër për rastin “Alfa”, Almir Derplanin, i gjykuar në mungesë dhe i ekstraduar më pas në vend. Nuk është kërkuar as mendimi i Prokurorisë Publike si organ i ndjekjes penale i cili akuzën e ka bazuar në video incizim. Një mendim konkret nuk është kërkuar as nga Byroja për ekspertizë ligjore, duke lënë kështu në pritje mbrojtjen, të dënuarit dhe familjet e tyre.
Në prononcimin e fundit Gjykata Penale ka potencuar se pas kompletimit të dokumentacionit, do të kërkohet mendimi në Prokurorinë Publike dhe në byro për të vendosur më pas nëse rasti “Alfa” shkon ose jo në rigjykim.

Continue Reading

Aktuale