Lajmet kryesore
Peter Beyer – Mes Evropës, Ballkanit dhe SHBA
Raportuesi i parlamentit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Peter Beyer, u zgjodh të enjten raportues i Këshillit të Evropës për Kosovën. Po kush është Beyer?
“Është e qartë, për ne ky është një lajm shumë i mirë, tha pr DW, ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj.” Peter Beyer është një njohës shumë i mirë i Kosovës dhe Ballkanit, por edhe me lidhje shujë të forta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emërimi i tij do të sjellë raporte më të diferencuara për Kosovën në Këshillin e Evropës”, tha Cufaj më tej, i cili e njeh deputetin gjerman edhe nga aktivitetet e tij të shumta në Berlin.
Peter Beyer është lindur në vitin 1970, në qytezën e Ratingenit, në Landin Nordrhein-Westfallen (Renania Veriore – Vestfali). Babai i dy fëmijëve ende në moshë shkolle, ka studiuar drejtësi, politikë dhe histori në Dyseldorf dhe Bon, si edhe në Virgina të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas një karriere disa vjeçare në disa kancelari ndërkombëtare, e nisi karrierën politike në vitin 2002, si anëtar i këshillit bashkiak të vendbanimit të tij të sotëm, Heiligenhaus. Në vitin 2009 kandidoi për herë të parë për deputet në Parlamentin Federal Gjerman (Bundestag) dhe fitoi mandat të drejtpërdrejtë me gati 40% të votave. Fitorja e tij ia ktheu zonën elektorale, Mettmann II, Unionit Kristdemokrat (CDU), i cili e kishte humbur pushtetin aty prej 15 vjetësh.
Njohës i Ballkanit dhe Kosovës
Deputeti kristdemokrat, i cili qysh në vitin 2009 është raportues për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut, e njeh Kosovën jo vetëm nga takimet e zyrave në Prishtinë dhe Berlin. Në shtator ai ishte sërish në Podujevë për të mbështetur binjakëzimin e qytetit verilindor të Kosovës me një nga qytetet e zonës së tij, Velbert. Beyer ka tashmë dhjetë vjet që e mbështet nismën e binjakëzimit, e cila u kurorëzua më në fund në prill të këtij viti.
Ai është një nga përkrahësit e hershëm të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës dhe mbrojtësit më energjikë të integritetit territorial të Kosovës. Në intervista dhe fjalime të ndryshme ai është shprehur gjithmonë kundër tezës së ndryshimit të kufijve dhe ka bërë thirrje thuajse në çdo fjalim të mbajtur në Bundestag për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet ende refuzuese të BE-së. “Është në interes të Bashkimit Evropian që të mos i lërë dyert e hapura për aktorët e tjerë dhe të forcojë ndikimin e tyre”, argumentoi Beyer në thirrjen e tij më të fundit në Bundestag me rastin e zgjatjes së mandatit të KFOR-it, në qershor 2019.
Një transatlantik i bindur
Me gjithë dashamirësinë që ka për Ballkanin Perëndimor, ai nuk ngurron t’i thotë kritikat hapur: Qoftë të kërkojë në mënyrë të përsëriitur nga kosovarët heqjen e taksave 100 përqind për mallrat e Serbisë, qoftë duke ia bërë të qartë Serbisë, se parakushti i anëtarësimit të saj në BE është njohja e Kosovës. Kërkesa këto që nuk i dëgjojnë me dëshirë politikanët vendas.
Peter Beyer arriti të fitonte në garën për raportues për Kosovën në Këshillin Evropës duke sfiduar edhe konkurrentin e tij rus, Aleksey Kondratjev, i cili ende e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë. Me Kosovën Peter Beyerin nuk e bashkon vetëm Podujeva, dhe qëndrimi i tij pro pavarësisë së saj. Me kosovarët atë e bashkon edhe mirënjohja e thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sikurse Kosovarët që i janë mirënjohës superfuqisë përtej Atlantikut për çlirimin ndaj shtypjes së regjimit të Milosheviçit, edhe Beyer i është mirënjohës ShBA-së për përkrahjen që i dha procesit të Bashkimit të Gjermanisë. Javën e kaluar ai e shprehu këtë falënderim publikisht me një artikull me titullin “Faleminderit Amerikë!” në të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine”.
Prej vitit 2018 Beyer është i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëniet transatlantike, duke shërbyer kështu si ndërlidhës në zgjidhjen e fërkimeve të shumta që ekzistojnë aktualisht mes administratës së Trumpit dhe qeverisë Merkel, një nga të cilat është padyshim edhe çështja e dialogut Serbi-Kosovë. Emërimi i Beyer-it si raportues për Kosovën në KE, e forcon pozitën e tij si vëzhgues dhe mediator të rëndësishëm në trekëndëshin Evropë-Ballkan-SHBA.
BURIMI: DW
Lajme
Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)
Lajme
Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë
Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.
“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.
Lajme
Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës
Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.
“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare